Nga Carlo Bollino
Në fund të një analize “të hollë” politike gjatë Foltores në Burrel, zoti Luan Bahilika, ish-kryetar i komunës Rrukaj në kohën e Berishës, e deklaroj se faji kryesor i Lulzim Bashës është që “nuk ka rrahur dhe nuk ka mbajtur nën kontroll Carlo Bollinon dhe Frrok Çupin që na kanë dëmtuar shumë“. Sigurisht që Bahilika e mbivlerëson shumë kontributin tim, ndërsa doktori e dëgjon me qejf.
Bahilika flet për servilizim të pastër, pasi ka dëgjuar të përsëritur shumë herë pikërisht nga Berisha se janë investigimet e mia gazetareske që kanë bindur Departamentin Amerikan të Shtetit që ta deklarojë Non Grata! Tjetër ekzagjerim ky.
Por a është me të vërtetë vetëm fanatizëm dhe urrejtje kjo që po gjeneron Foltorja, siç duket nga jashtë rrethit të ngushtë të militantëve më ekstremistë?
Ashtu si “katarsisi” që Fatos Nano ndërmori në vitin 2001 brenda Partisë Socialiste, për të pastruar “krijesën e tij” politike nga armiqtë e brendshëm, ashtu edhe Partia Demokratike po përjeton katarsisin e vet. Inati i Fatos Nanos, që shfaqi publikisht rrobat e palara të drejtuesve të partisë e të familjes socialiste, është i ngjashëm me inatin që Sali Berisha po shpreh në foltoren e tij pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së dhe që e shtyn me non-chalance të vjellë në fytyrën e sekretarit të partisë së tij akuza dhe përgjegjësi shumë të rënda. I pakujdesur për faktin, se ato akuza dhe ato përgjegjësi (nëse janë të vërteta) i përkasin atij, njësoj siç i përkasin Bashës.
E njëjta paradigmë vlen për hir të së vërtetës edhe për Bashën, i cili tashmë i detyruar t’u përgjigjet akuzave të ish babait të tij politik, duket se nuk e vë re se, duke akuzuar Sali Berishën, për shembull për lidhje me krimin e organizuar, fshin tetë vite të betejave politike të PD-së për dekriminalizimin e politikës, bazuar në parim se PD ishte larg bandave. Pra, pas narko-qeverisë së evokuar prej vitesh nga Berisha dhe nga Basha, zbulojmë ekzistencën edhe të një narko-opozite, e zbuluar sot nga Berisha dhe Basha, pas së cilës fshiheshin prej 8 vitesh.
Siç ndodh me të penduarit që rrëfejnë krimet e kryera nga banda e vet, kështu sot Luli dhe Saliu, të ndjekur nga kori i mbështetësve respektivë, po i zbulojnë opinionit publik vetëdijen mbi kalbjen që ekzistonte edhe në shtëpinë e tyre, por që as ata vetë dhe as analistët e tyre nuk kanë pasur kurrë kurajon ta denoncojnë. Dhe duke qenë se të gjithë ishin të vetëdijshëm, të gjithë janë edhe të përfshirë.
Këto javë të para katarsisi PD-ist jo vetëm që po shkërmoqin tetë vite leksione morale të shpërndara nga politikanë gjoja-demokratë, por po banalizojnë edhe vite e vite debatet televizive me gazetarë pseudo-investigativë dhe me analistë pseudo-liberalë, të gjithë flamujmbajtës të një Partie Demokratike që e pretendonte veten etikisht superiore, por që, pikërisht siç pohonim ne dhe pak të tjerë, ishte një forcë politike shumë më e kalbur dhe e korruptuar nga sa donte të dukej. Nëse katarsisi i Nanos i përkiste vetëm disave prej eksponentëve të Partisë Socialiste, katarsisi i ndërmarrë nga Berisha po arrin të përfshijë ne fakt një perimetër shumë më të gjerë fajtorësh dhe po bën të rrëzohet mali i hipokrizive dhe gënjeshtrave mbi të cilat opozita, që nga 2013 deri më sot, ka zgjedhur të ndërtojë aksionin e vet politik.
Pas vitesh e vitesh që po denoncojmë strategjinë e shpifjeve dhe të linçimit të kundërshtarëve politikë (përfshi dhe të ne gazetarëve që e mendonim ndryshe) sot PD po zbulon horrorin e kësaj metode, pasi tani i është kthyer kundër. Kështu pra, ja që edhe Lulzim Basha e përshkruan i neveritur këtë politikë: ‘Me një stil linçues të tijin personal dhe të një grupi të ngusht njerëzish të tij që veprojnë sa në sytë e publikut, sa në ilegalitet, figura të dyshimta, të cilat disa prej tyre vijnë dhe nga jashtë Shqipërisë, që pretendojnë se janë ata që nuk janë, të cilët përdorin një gjuhë linçuese, përdorin gënjeshtrën, spekullimin për të fshehur një të vërtetë të thjeshtë, Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA-të” tha lideri demokrat duke iu referuar Sali Berishes.
Përdorimi i ”gënjeshtrës dhe i spekulimit”, është çka i kemi kundërshtuar prej vitesh Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por që ata vazhduan t’i përdorin me këmbëngulje e që pjesërisht, vazhdojnë ta bëjnë ende.
Ç’mund të thuhet për të kaluarën e errët të disa eksponentëve të PD-së, nga 1992 e tutje, që ne e kemi kontestuar në qindra raste duke nënvizuar se historia e lidershipit të një partie ka rëndësi pasi përcakton karakterin e impenjimeve në të ardhmen? U linçuam nga PD dhe nga analistët e saj për këtë konsideratë të thjeshtë, por sot edhe vetë Lulzim Basha e pranon:
‘‘Që nga sjellja iliberale ndaj opozitës në periudhën 92-97. Që nga qëndrimi ndaj korrupsionit në radhët tona të një grushti njerëzish, një pakice absolute që njollosi punën e mijëra demokratëve gjatë qeverisjes 2005-2013, ku ne shënuam arritje të mëdha për shqiptarët, për të cilat jemi e duhet të jemi krenarë, por nga ana tjetër po kështu pati një grusht njerëzish të cilët përfituan në kurriz të sakrificës së demokratëve dhe që sot i shohim si rregull të ulur në radhën e parë të takimeve të Sali Berishës me lugë në brez, gati për të shkelmuar përsëri sakrificën e demokratëve apo për të luajtur me emocionet e demokratëve’‘ tha lideri i PD pak ditë perpara.
E çfarë mund të thuhet për principin sipas të cilit në demokraci është shumica e zgjedhur ajo që vendos dhe se nuk mund të konsiderohet një puç fakti se pakica, në fund të fundit, është e detyruar të pranojë edhe vendime për të cilat nuk është dakord? Pozicioni ynë dukej eversiv kur e përsërisnim nëpër debate televizive, i kundërshtuar me ofendime dhe etiketime nga vetë eksponentët e PD-së, të cilët sot e propozojnë si rregull liberal. Duke filluar që nga Edi Paloka, për shembull, që sot e ka kollaj të ndryshojë mendim dhe të thotë se “në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të pranojë”. Ai i referohet 4200 firmave të mbledhura nga Berisha për të thirrur Kuvendin e partisë. Ndërsa ne i referoheshim funksionimit demokratik të Kuvendit të gjithë shqiptarëve.
Prej 4 vitesh pësuam agresionin verbal të opozitës vetëm se kundërshtuam PD-në dhe ushtrinë e analistëve që e mbështeste, se ishte një vetëvrasje vendimi i bojkotit të reformës territoriale, djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore, ndërsa sot Basha dhe Berisha të mbështetur nga analistët respektivë, kanë filluar ta mendojnë si ne dhe shkëmbejnë akuza të zjarrta duke u përpjekur t’ja shkarkojnë njëri-tjetrit përgjegjësinë e atyre zgjedhjeve të konsideruara më në fund të gabuara.
Ashtu siç përsëritëm ne për muaj e muaj, tani edhe për Berishën dhe për pjesën e PD-së që e ndjek, zgjedhjet e 25 prillit nuk janë më një masakër elektorale e organizuar nga Edi Rama, por vetëm një rezultat i gabimeve politike të bëra nga PD. Edhe Basha reshti së përsërituri fabulën e masakrës duke ja hedhur fajin Ilir Metës dhe LSI-së, pra njëkohësisht dhe mbi Berishën që ka bërë tifozllëk të fshehtë përherë për ta.
Ky katarsis është revolucionar pasi po përfshin edhe atë që ka mbetur nga LSI, me Monika Kryemadhin që zbulon lidhjet e PD-së me bandat e përdorura ”për t’i vjedhur votat e saj në zgjedhjet e 25 prillit” dhe me Ilir Metën që zbulon paktet sekrete të bëra me opozitën në 2019 për të shtyrë zgjedhjet administrative. Një pakt totalisht antikushtetues që shkel pavarësinë e Kryetarit të Shtetit dhe që pikërisht për këtë arsye është mbajtur sekret deri më sot.
Katarsisi socialist nuk i solli mbarësi protagonistëve të saj: Fatos Nano humbi zgjedhjet që pasuan duke lënë përfundimisht politikën dhe Ilir Meta pasi dha dorëheqjen si kryeministër, u detyrua të largohej nga PS. Nuk dimë si do të përfundojë katarsisi demokrat, edhe pse është e qartë që tani, se asgjë nuk mund të kthehet më si më parë. Ana pozitive është se kjo lëvizje po kthen të vërtetën brenda debatit politik opozitar duke zbuluar gënjeshtrat dhe inkoherencën e protagonistëve të saj: Sinteza perfekte e kësaj hipokrizie gjendet në figurën e dhëndrrit të Sali Berishës, Jamarbër M. që nën mburojën e partisë shtirej si ambjentalist, ndërsa betonizonte gjysmën e Tiranës duke akuzuar të tjerët për pastrim parash, pa ushqetësuar të justifikojë pasuritë e tij marramendese dhe të papritura.
Sali Berisha tashmë përfaqëson të shkuarën, të cilin historia, edhe më përpara se Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka dënuar përfundimisht. Lulzim Basha, i detyruar nga ngjarjet, më në fund vrau babain e tij politik dhe siç i ka ndodhur kujtdo tjetri që ka dalë nga sfera diabolike e Berishës, po tregon tani një identitet më të lirë dhe të guximshëm. Për të, sfida është e dyfishtë: krah asaj politikes, po përjeton edhe një katarsis personal. Mbetet për t’u parë, nëse nuk ka nisur tepër vonë.
Malokeri = Dhune = Qeneri = Molotov = Shkaterrim = Percarje.
Carlo, Rukaj ka shprehur veten me injorance.
E verteta eshte se ty te shohin shqiptaret si nje gazetar te kjorruiptuar dhe ta dine cmimin:Toke dhe konsesion si shperblim. Mbylle se rasti jot eshte embleme e gazetarise se blere.
ilir-kush ju ka autorizuar juve qe te flasni ne emer te shqiptareve, apo ju ka dhene Salihu eskluzivitetin?
Mbetet duke u bere tellallet e Salihut me plehrat e tij.
Nuk e di nese Karlo ka perfituar nga ato qe permendi juve, pasi ka vetem fjale te dala nga nevojtorja Berisha, por ajo qe dihet me siguri dhe per te cilen ka nje denim nga gjykata per shpifje, eshte ndaj Salih Plehut qe pasi hengri mut duke shpifur per Karlon, sic e ka zakon, nuk pati kellqe qe ta vertetonte kete gje para gjykates dhe per kete u denua. Perderisa te kemi nje vendim gjykate tjeter kunder Karlos, fjalet qe po perhap zotrote jane vec fjale pa kurrfare vlere. Nese keni fakte, dergoini ato ne SPAK, dhe mos u bej llapaqeni i rradhes qe ha ne nevojtoren e Berishes.
Problemi i PD-se eshte shume i thjesht. Sado te shpifin, sado te cirren, sado te mashtrojne, sado te akuzojne kundershtaret, sado te flasin per afera, sado te flasin per vjedhje, grabitje, kusari, etj (keto i ka ne gen qe ne ngjizje te tyre), e keqia eshte se jane apsolutisht te pa besueshem me gjemat e bemat e tyre para popullit. A e dini pse? Se kur kane qene ne pozite keto qe i thone per dretuesit e sotem, kur kane qene vet i kane bere 100 here me keq, me rende, me poshtersisht. A nuk po i nxjerrin edhe vete keto kohe duke i nxjerre syte njeri tjetrit. Thjesht nje kope cakenjsh.
Ja e thua dhe shumë mirë bën që e thua hapur e padoreza , por kuj ja thua.?!
Foltoret e Berishës ngjajnë si balilat e Italisë në Shqipëri. Fanatizmi berishist do të egzistojë ende dhe ka për të vdekur bashkë me jetën e tij, jo më shumë.
PD eshte këneta e politikes shqiptare. 80% llumi berishist dhe 20% uje i qelbur bashist!
Ata vetem dhune mendojne o Karlo se logjika ju eshte shteruar. Mire qe pati ca zera me trimeri kunder ketyre te cmendurve se do te na kishin mbytur si vend. Shqipetaret te jane mirenjohes perjete. Ti e kuptove mire se ku qendronte e keqja ne Shqiperi, prandaj larot e tyre te versulen.
Berisha dhe dhenderi i tij qose dhe qeros u lodhen te te njollosin i miri Bolino. I kemi degjuar si te versulen por ri i qete se ate te te hane
kan te drejt qe te vrsulen se ashtu si ja ke numeruar ti gjithe pislleqet kush e ka bere i ndrituri Karlo Bolino
Carlo, gazetar i holle dhe me pervoje ne fushen e gazetarise. Analizat e tij serioze, pa mllefe jane pasqyre reale e ketij realiteti. Urime z. Bolino.
Konstatimet e Bollinos jane shume te sakta dhe shqiptaret i kane kuptuar ato maskaralleqe me kohe. Mirepo interesat meskine, krimi, imoraliteti, korrupsioni, dhe PA Aftesia e shume shqiptareve qe shkojne pas Berishes krijon paradokse dhe cmeduri.
Ndjekesit e Berishes, militantet qe ai pompon neper foltore, kane ngelur shume mbrapa, dhe jane te PA-AFTE te bejne dicka ne jete ndryshe nga militantizmi i verber i cili eshte edhe RESUME-ja e tyre ne ‘tregun e punes’. Keta injorante te mjere pompon sot ‘doktori’ i cili vete eshte bere sheik dhe nuk di sa para ka sepse ato i dine familjaret. KY NUK NJEH AS BAXHANAKUN jo me te dije sa para ka… ihaaaaa pune horrash, pune cubash. Keta duan te hyne neper zyrat e shtetit!!!
e more zoti carlo sa te mos kete SPAK dhe gjykata prokurori pd dhe kompania e tij do bejne qejf. NE shqiperi nuk ka asgje
Carlo eshte i vetmi gaetar profesionist ne Shqiperi! Mendoni Fahri Koklopa nga Slabinja shushunje dhe servil i kohes se Enverit eshte bere demokrat i flakte si Saliu nga Vicidoli! I solli Partia si kombinim i parulles aleanca e kllases puntore me fshtarsine dhe keta ishin dhe kane ngelur fshatare nje doktor malesor dhe tjetri gazetar fshatar!
Nuk ke faj o Bollino. Fajin e ka Berisha me Meksin. Te kujtohet qe shperndaje falas “Gazeten Shqiptare” degë e “Gazzeta del Mezzogiorno” ne 1993 ne gjithe institucionet shqiptare? Bravo, gjete shesh e bere pershesh.
Studenti Horr i dhjetorit-C’lidhje ka shperndarja e nje gazete falas me kete shkrim, qe per mendimin tim dhe te disa komentuesve ketu, eshte nje pershkrim brilant i palacolleqeve te opozites se sotme? Deri dje na cane veshet me lloj lloj shpifjesh per Ramen dhe te tjere qe nuk i venin mbas avazit, kurse sot po ja nxjerrin te palarat njeri tjetrit. Ne fakt shqiptaret i kane ditur keto prapesi qe kane bere Berisha me Bashen, por eshte interesante qe ti degjosh sot prej gojes se tyre, qe ne fund te fundit jane ato qe konstaton zoti Bollino ne kete artikull.
Une nuk e di nese zoti Bollino ka bere ndonje gje ilegale, por cdo gje qe ai mundet te kete bere, jane te pakrahasueshme para asaj qe kane bere Berisha e Basha, qe me siguri eshte maja e aisbergut ne krahasim me ato qe ne nuk dime.
Akoma nuk kane dale te vertetat,vetem maja e aizbergut duket.As njeri e as tjetri nuk po na thone per parat e rruges se kombit,vrasjet ne bulevard,dhurimin e detit.Kane gjysem pranuar vjrdhien per Bashkine e Tranes.Krimi e korrupsioni te filluara nga Berisha-Nano te vazhduar per shume vite,te perfshire ne grupe kriminale nuk jane thene akoma nga Basha e ndonje tjeter.Sa per vendimarrjen ne demokraci te gjithe e dine shume mire se kush vendos por,perpara ndonje te vertete kur thuhet nga kundershtaret,te perzierjes ne afera,ata nuk e pranojne demokracine.Berisha,Basha,Meta,Rama e shume te tjere kur hypin ne karike thone e bejne:”Shteti jam une”Brenda cdo politikani Shqiptar vendos “Bajraktarizmi”ku “bajraku eshte bajrak sot e mot”