Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shumë shpejt do të vijë dita që qytetarët e katër komunave në veri të vendit të paguajnë energjinë elektrike.
Për këtë problem të ngritur nga opozita, shefi i qeverisë tha se ai është i trashëguar dhe vjen si pasojë e marrëveshjeve të dëmshme të arritura në Bruksel.
“Është e vërtetë që ne kemi qenë kritikë kur kemi qenë në opozitë, andaj sot e kemi trashëguar këtë gjendje, e cila na ka vërtetuar dhe dëshmuar se kemi pasur të drejt në kritikën tonë. Janë bërë shumë dakordime të pafavorshme për Kosovën në Bruksel, dhe ne po i vuajmë pasojat tani.
Në raportet tona që i kemi atje edhe me partnerët ndërkombëtarë, por edhe në bisedimet me Serbinë, argumentet kryesore kundër nesh janë dakordimet e pajtueshmëritë e qeverive paraprake.
Pra, unë duhet të operoj me trashëgiminë e lënë më herët. Po bëj më të mirën e mundshme në funksion të kushtetutshmërisë, në funksion të sovranitetit të Kosovës dhe pa dyshim që nuk do të dëshiroja që të jemi në këtë gjendje.
Me krejt çfarë dimë e mundemi, sa më shpejt do të vij dita që të filloj faturimi edhe atje në veri, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës, e në veçanti dëmtuesit më të mëdhenj janë pikërisht ata të cilët me qëndrimet tyre kundër Kosovës edhe nuk e paguajnë energjinë elektrike”, u shpreh Kurti.
Si çdo her fajin e kane te tjeret, siq e thot vet albini kur ishte ne opozite i ka kundershtuar te gjitha marreveshjet nese mund ti quajme te tilla por edhe pagesen e rrymes per veriun,dhe tash brukseli po ja nxan koken po thot,po ato marreveshje i ka nenshkruar edhe serbia dhe asnje ama asnje nuk e zbaton kush e ka fajin i dashur albin.
Nje gje po deshmohet se me albinin serbia eshte kthyer jo vetem ne verie por edhe ne Prishtine,JO se eshte rikthyer millosheviqi apo vuqiqi por pjella e tyre me ne krye me osmanken dhe tbijt e tbijat e tyre.