Kapen 500 kg drogë në Serbi, dyshohet se u nis nga Shqipëria dhe kaloi përmes Kosovës

25 Nëntor 2021, 16:57Rajoni TEMA

Një aksion i policisë serbe në Nish ka rezultuar me sekuestrimin e 520 kilogramëve marihuanë, të ndara në 134 qese, të cilat raportohet se janë gjetur në një automjet mallrash.

Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, kjo sasi droge ka mbërritur në Kosovë nëpërmjet Shqipërisë, e më pas është transportuar për në Serbi.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, i cili do të merret në pyetje për të zbuluar rrjetin e trafikantëve të përfshirë në këtë transport droge. Ministri serb Aleksandër Vulin u shpreh se ky aksion është meritë e Ministrisë së Brendshme për luftën e ashpër kundër drogës.

1 komente në “Kapen 500 kg drogë në Serbi, dyshohet se u nis nga Shqipëria dhe kaloi përmes Kosovës”

  1. Rita says:

    Po mire nuk dihet Internari i kamionit qe titulli ka pyetje dyshuese se ‘dyshohet se erdhi nga ,,,,,,’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje