Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus nga 1,559 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Sakaq, sipas raportimeve të autoriteteve shëndetësore në të gjithë vendin janë 323 raste aktive me COVID.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës. Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, njofton MSH.
MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743. Në total numri i rasteve aktive është 323”, thuhet në njoftim.