Nga Ylli Pata
Mbështetës të Sali Berishës i janë ngjitur një pyetësori që një kongresmen në SHBA, Lee Zeldin, i ka dërguar Sekretarit të Shtetit për Sali Berishën që e kanë vendosur në një nga hapësirat e sanksioneve më të rënda që ky institucion ka.
Dhe e marrin si një fitore, si një zhvillim i rëndësishëm, kur në fakt kemi të bëjë jo me një akt, por me një kërkesë, me një shqetësim, me një pakënaqësi që vjen nga poshtë.
E për këtë kërkesën që i është parashtruar kongresmenit Zeldin kanë luajtur shumë e shumë “shina” për ta vënë në lëvizje mekanizmin. Që nuk do të sjellë asgjë, e nuk ka sesi të sjellë asgjë beteja që po bëhet për Sali Berishën, që i është bashkëngjitur edhe Ilir Meta.
Ata të dy, si politikanë, individë, familjarë, njerëz në fund të fundit, mund të bëjnë jo një, por njëmijë beteja për emrin e tyre që u është prekur, por realisht beteja e tyre, nuk se ka lidhje me vendin apo edhe me PD-në apo opozitën.
Pasi në të gjithë këtë zallamahinë e përplasjes në PD, vjen spotane pyetja: ja sikur, po sikur Sali Berisha do të rivijë në krye të PD-së, çfarë do të ofrojë ai dhe Ilir Meta, që gjithashtu e shpalli dëshirën për t’ju bashkëngjitur nismës?
Kanë drejtuar shtetin, qeverinë, partitë, e kanë kryer atë që quhet “cikli politik i jetës” e dimë çfarë kanë dhënë e si rrjedhim çfarë mund të japin.
Njerëzit që mbështesin Berishën në një pjesë dërmuese në këtë betejë, e kanë kontraversale, pasi e shikojnë si një derë për të hequr Lulzim Bashën, si pasojë e pakënaqësive që ata kanë ndaj tij që nuk i ka sjellë në pushtet.
E si model paraqiten Sali Berisha dhe Ilir Meta, si “mostra” që mund t’i sjellin në pushtet, pasi vetë si Berisha e Meta kanë provuar të gjitha postet e larta që ka në hierarki shteti shqiptar.
Në fakt, Berisha e Meta, nuk janë “mostra” laboratorike, por dëshmi e një epoke apo zhvillimi politik të vendit që nga shumica shikohet si periudhë apo model që duhet ta lëmë pas.
Sepse në fund të fundit, nëse Berisha e Meta, do të vijnë në krye të opozitës shqiptare, çfarë alternative, apo modeli do të sjellin, a propozojnë? Atë që ata përfaqësojnë natyrisht. Një model që të vetmen rezultante me përkrahësit e tyre të thjeshtë në “popullin e opozitës” kanë thjesht aspektin anti-Rama. Nga ana tjetër ata janë më keq se ky model. Madje politikisht dhe elektoralisht Edi Rama i ka mundur si veç e veç e sis ë bashku.
Atëherë përse duhet të zgjidhen sërish e sërish?
Pasi tek arsyeja nis edhe fillimi i diskutimit, e më pas se ç’po ndodh realisht, ngaqë kemi një konfuzion. Deri tani ka shumë paqartësi në të gjithë këtë aksion që duan të heqin Lulzim Bashën për ta zëvendësuar: 1. Me Berishën kryetar e Kryeministër, 2. Me një tjetër por që do ta vendosë Berisha e 2. Me Ilir Metën që u vetëofrua si lider i demokratëve. E ç’të re sjell një nga këto alternative?
Asnjë, askush nga mbështetësit e tyre nuk sjellin argument që ta përkrahin këtë duet aq të qarkulluar në politikë e në shtet, por vetëm bëhet argument statuti dhe “mbështetja tek demokratët”.
Por prej kohësh debati brenda PD-së nuk është as statuti e as e ardhmja e PD-së, por cilin zyrtar të SHBA-së do të ftojë Sali Berisha po u bë kryetar i PD-së.
Po mirë, si mund ta imagjinojë një demokrat një atmosferë me Berishën kryetar e SHBA që e konteston? Se ky nuk se është një vizion, është realitet. Pra gjëja e parë që Berisha ofron si drejtues i opozitës shqiptare është izolimi me miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, të tjerat janë vijim! E pastaj thonë pse fiton Edi Rama…
Nqs policia bie ne dore te tyre, me tropojanet ata do shperbejne shtetin, prokurori e spak, gjykata e financa, ndaj duhet te arrestohen ne kete legjislatire. Dosjet me krimet qe kane kryer jane, USA ndihmon.
Çift simpatik…per Tifozet Shqiptate.
Djersa e Shqiptateve shkon te ZELEDINI.
Duhet Zheledini me na tregue na kush asht Birisha.
Hej or tej !?
Histori e dhimshme shoku Sali.. por ja qe dhe pak vite barazon xhaxhin Enver si Politikan…dua apo jo une (pasi kam nje antipati te t’mershme) ti shoku Sali e dime fare mire qe… [email protected] e xhaxhit ishin te varun deri ne gjuje… kurse ti tani i ka varun ne qafe.
E KEMI THENE ME KOHE QE SHQIPERIA NUKE KA ME ASNJE GJE QE TI JAPI KETYRE DUSHMANEVE ,VETEM GJAKU I KA NGELUR.
PORE NUKE QEKA E THENE ,SEPSE FILLOI NJE TJETER RRUGE PER TE BERE VJEDHJE TE MEDHA ,SI AI I MASHTRIMIT ME PIRAMIDAT.KONCESIONET E REJA ,APALTET ,LEVIZJET E DROGES ,KU BALLKANI PO BEHET NJE RRUGE ZYRTARE , PASTRIMET E PARAVE TE PISTA ,DUKE PARA PALLATET E NGRITURA NE TIRANE ,QE KURE E SHIKONE NGA DAJTI TE DUKET SI NJUJORKU.PASTAJE KETA NUKE ESHTE SE I HA MERAKU PER TI DHENE ATIJE VENDI ,PORE PER TE MBROJTUR GJENE E VJEDHUR ,DHE KANE EDHE FRIKEN E TE MARRIT PENGE .ASHTU SICE KANE BERE KETA ,ASHTU DO TU BEHET EDHE KETYRE.
Turmat trushplara mbas Berishes me ngjajnë me takimet gju më gju te Enverit kur vriste ndonje nga anetaret e Byrosë.
Turp qe ekzistojnë ala keta lloj idiotesh e batakçinj qe para zhvillimit te vendit,vejne interesin e tyre per te zhvatur.Keta e meritojne te hane bar.
Zoti Pata! Për aq kohë sa në PS do të drejtojnë Rama, Ahmetaj, Gjiknuri, Beqja, Balluku e kompani, nuk ke pse çuditesh aspak pse Berisha e Meta kërkojnë të vijnë në pushtet. Të vijnë dhe mirë se të vinë, pasi për pjesën dërrmuese të popullit nuk ndryshon asgjë, për njeriun e thjeshtë PD dhe PS janë e njëjta gjë. Por ata vetëm mund të marrin PD dhe LSI, kurse ardhja e tyre në pushtet është çështje tjetër. Nuk ikën Rama nga pushteti nëse në PD nuk vijnë njerëz me nder në krye të saj. Berisha dhe Meta nuk kanë më të drejtë morale për të ardhur në pushtet. Ajo që pritet të ndodhë është që Berisha mund të bëjë sot atë që bëri Ramiz Alia në dhjetor 1990, t’ja lërë PD dikujt tjetër, një Berishe të ri, i aftë për t’i filluar gënjeshtrat nga e para. E, nëse ky popull do gënjehet përsëri, atëhere ky është fati i tij.