Takimi i dy krerëve të Shqipërisë dhe Kosovës ditën e sotme në Elbasan duket se ka qenë në vëmendje dhe të mediave serbe.
Veçanërisht është shkëputur një deklaratë e kryeministrit Edi Rama i cili tha se do të votonte pro nëse do të bëhej një referendum paqësor për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Media serbe b92.net e ka hapur artikullin e saj me titullin “Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen”.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se beson se Shqipëria do të bashkohet me Kosovën. Rama shtoi se nuk e dinte se kur do të ndodhe kjo”, shkruan media serbe ndërsa ka cituar pjesë nga deklarata e Ramës.
“Nëse më pyesni hipotetikisht për një referendum paqësor për bashkimin kombëtar, do të shkelja ligjin për fshehtësinë e votimit dhe e them hapur do votoja pro. Në rast se pyesni nëse do të ndodhë kjo apo jo, duke provokuar, unë them do të ndodhë, por se kur nuk e di. Por do të ndodhë një ditë”.
“Rama theksoi se ata që mund ta interpretojnë deklaratën e tij si “kërkesë” për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke i cilësuar si “fallxhorë” nuk gjykohen”, vijon më tej media serbe.
Këtë të premte u zhvillua takimi i shtatë mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë në Elbasan. Një prej çështjeve të diskutuara gjatë konferencës së përbashkët ishte dhe nisma rajonale “Open Balkan” dhe “ndarja” në opinione mes Ramës dhe Kurtit.
Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se pavarësisht se ka një mendim të kundërt nga Kurti, kjo nuk e pengon që dy vendet të kenë marrëdhënie të mira mes njëri-tjetrit.
PO DO BASHKOHEN DO TI BASHKOJE MULLAH OMARI VETFUNDOSJES PO KISHTE HARRUAR QE NUK LEJOHESH KUR SHKOJE PER LEZHE E MORI VESH QE NUK LEJOHESH .
PO CFARE MEDIA MEDIA LESHI MEDIA SERBE SI ATO NE KOSOVE MEDIA PRIMITIVE .
Deklaratë sh e GUXIMSHME! Të shohim reagimin e Eu. e cila jo më Kot e coptoi racën e shqipfolëse, të pa nënshtruar nga ASNJË perandori dhe që ruajti gjuhën e lashtë, si asnjë gjuhë tjetër në EU dhe që ruan çuditërisht fjalët e para të nxjerrë nga goja e human sapiens.
Kosova është DARDANIA e Trojës, kur serbët as nuk ekzistonin.
Po po ! Kur dëgjuan ramën dhe albinë serbêt u trëmbën aq shumë sa po e lënë serbinë dhe po ikin për në rusi,njësoj si kosovarët dikur ! E bënë në brek nga shqipëri e madhe …. e po ky qamet… lëshonë një p….ë rama apo albini dhe shqipot nja gjashtë muaj gjumë me ëndrra bashkimi, ndërkohë që millosheviçi i ri vuçiç është në moskë duke thurë plane dhe armatoset për luftë!.
Bashkimet vine natyrshem, jo me sforco apo deshira te parakoheshme. E veshtire te bashkohen vende te pazhvilluara dhe problematike me fqinjet apo me gjere. E zhvillohemi sepse zhvillimi i zgjidh vet problemet, i ben te mundshem e te pranueshem.