Kurba e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë në rritje, asnjë viktimë në 24 orë

26 Nëntor 2021, 15:24Rajoni TEMA

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë zbuluar 17 raste të reja me koronavirus ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë viktimë.

”Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton MSH.

MSH informon se sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748. Në total numri i rasteve aktive është 335.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca. Ndërkaq, MSH së fundmi ka njoftuar se qytetarët nuk kanë nevojë të caktojnë termin për marrjen e vaksinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje