Vladimir Putin i ofron gaz të lirë Serbisë dhe mbështetje për Kosovën

25 Nëntor 2021, 22:40Rajoni TEMA

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të enjten se Moska do të vazhdojë t’i ofrojë gaz natyror Serbisë me kushte të favorshme dhe se një kontratë e re furnizimi do të nënshkruhet së shpejti për të zëvendësuar kontratën aktuale që skadon në fund të vitit.

Ai i bëri këto komente në rezidencën e tij në Sochi, në bregun e Detit të Zi, gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili më pas tha se gjashtë muajt e ardhshëm, çmimi i gazit rus për Serbinë do të mbetet i njëjtë, 270 dollarë për një mijë metra kub.

Presidenti Putin i tha presidentit serb se Rusia do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Serbinë në procesin e zgjidhjes së problemeve me Kosovën, ndërsa shfaqi shpresën se në fund situata do të zgjidhet në atë mënyrë që të jetë në pajtim me interesat e të gjithë njerëzve që jetojnë në rajon.

Presidenti serb vuri theksin te lidhjet e ngushta midis Serbisë dhe Rusisë ndërsa nënvizoi nivelin e lartë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Serbia mbështetet te Rusia në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndonëse aspiron integrimet evropiane, ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër saj për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Një proces bisedimesh i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, filloi në vitin 2011, tre vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, por përparimet janë ende të pakta.

4 komente në “Vladimir Putin i ofron gaz të lirë Serbisë dhe mbështetje për Kosovën”

  1. Franci says:

    Keto marveshje ti shikoj Rama , dhe te nxjere mesime , Cari rus nuk jep asgje po smori 10 fishin , kete ta kete te qarte , cdo mari nga serbet ??? Do kete nje ushtar te tijin ne Ballkan dhe prej andej te beje politiken e tij keqdshese ndaj Ballkanit ku perfshihemi ne dhe Kosova ….
    Tju jap nje shembul mbi cfere shkruaj , vite me pare Bjellorusia u gjend ne qender te ciklonit ekonomikisht , dhe kerkoi nderhyrjen e FMN , per nje arsye ose tjetren nuk u realizua ndihma , dhe kerkoi nga vellai i madh , Rusia …..Putini i dha 2 miliard $ , a e dini sa sa i mori mbrapsht ?????? 12 miliard $ …. mendoni , qe kur Putin beri kete per” vellain “e tij …imagjinoni se cmund te bej per dike tjeter …..kjo per te gjithe ata qe mendojne se Rusia afron ndihme keshtu …ne hava pa llogaritur fitimin dhe interesin e saj ……
    Kete ta shikoje Kryeministri yne , dhe ta kete vath ne vesh se , prania e ruseve ne serbi , dhe bashkepunimi i tyre perben nje kokteil vdekneprures per Kombin Shqiptar ….Rusise nuk i kercet Serbia , por do patjeter te fusi kthetrat ne Ballkan dhe me vone te dale ne Adriatik ……ky ezhte qellimi i saj ne vitet e ardhshme ……..

    1. devolliu says:

      Po çfare ka per t’u habitur e per te krijuar teori te tera konspirative ne kete mez , more Franci , serbet dhe ruset jane sllave , jane i njejti popull , si nuk do t’i ndihmoje Rusia ? Neve , me te drejte sigurisht , a e ndihmojme Kosoven ? E ndihmojme sepse jemi nje popull , edhe sllavet jane te njejte midis tyre . Se mos eshte hera e pare qe Rusia i del perkrah Serbise , kur ka nevoje . Kujto ketu edhe furnizimin me arme .

  2. Shqiptari says:

    Kjo esht shokuse Vuçiçi dhkon ne Rusi per te mar mbeshtetie kunder kosoves dhe ndihma , kontraversi Ed Rama shkon ne serbi ne te njejté koh te bej Serbin e madhe , hajde fol me kokrrat e kopilave shqiptar qe nuk duan vendin e vet dhe qe ky llum na ka ra per pjes te na drejtojn vendin .

    1. patrioti says:

      Po çfare flet more hajvan , Rama kerkon te beje Serbine e madhe ? Shko , shko , bej ndonje vizite te psikiatri , se nuk je ne rregull nga trute . Ma quan vehten Shqiptari , pale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje