Djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, ka sulmuar Lulzim Bashës, pasi ky i fundit polemizoi ashpër në intervistën e dhënë mbrëmë.
“PD i ka borxhe Lulzim Bashës, pasi nuk e bëri president dhe dy herë kryeministër”, shkruan Shkëlzen Berisha në faqen e tij në rrjetet sociale.
Ky postim, është një ironi me Bashën, i cili deklaroi se Sali Berisha i ka mjaft borxh Partisë Demokratike që e ka mbështetur në gjithë këto vite.
Sipas logjikës së Zenit, Partia Demokratike është pronë e tyre, që vetëm Saliu duhet të jetë president dhe kryeministër.