Java evropiane e mbetjeve, IEBV tryezë të rrumbullakët për ndërgjegjësim! Përfaqësues të pushtetit lokalë dhe profesorë njihen me projektin në Sharrë

28 Nëntor 2021, 18:46Politika TEMA

Në javën Evropiane të mbetjeve, Integrated Energy organizoi një tavolinë të rrumbullakët me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me burimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e mbetjeve, por dhe nxjerrjen në pah të problemeve. Pjesëmarrës nga fusha të ndryshme vlerësuan këtë inciativë të shoqërisë IEBV

Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me burimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e mbetjeve, si dhe nxjerrjen në pah të problemeve që hasen në këtë sektor, Integrated Energy,organizoi në javën Evropiane të Mbetjeve një tavolinë të rrumbullakët.

Përfaqësues të pushtetit lokal dhe vendor që kanë rol kyç në menxhimin e integruar të mbetjeve dhe përfaqësues nga bota akademike nga Fakulteti Politeknik dhe ai Bujqësor,u njohën në mënyrë të detajuar me projektin që po zbatohet në Zonën më të madhe te Trajtimit të Mbetjeve në vend, në Sharrë.

“Ky është një nga takimet më të mira mendoj dhe që shpresoj shkojë më tej për sa i përket çështjes së menaxhimit të integruar të mbetjeve”.

“Po flas me Tiranën por edhe në zonat e tjera që po përqendrohen dhe duhet të përqendrohen mbetjet në një kompani të specializuar për trajtimin dhe përpunimin e tyre që gjithë këto pasoja të ndotjes së ambientit dhe ajërtit të reduktohen”.

“Ky është një shembull që duhet të ndiqet jo vetëm nga Tirana, por edhe zonat e tjera”.

Pjesëmarrësit vlerësuan këtë iniciative të shoqërisë IEBV si mjaft të domosdoshme për krijimin e këtij networku, që ndihmon për të formuar komunitete për mirë menaxhimin e mbetjeve.

“Kontributin e IntegratedEnergy doja ta përgëzoja për këtë tryezë. Ky problem për Tiranën është i zgjidhur”, tha profesori, Seit Shallari.

“Kujtojmë landfillin e vjetër të Sharrës Kur digjeshin mbeturina dhe ato gazrat toksike mbërrinin deri në qendër të Tiranës, sot situate është komplet ndryshe”, u shpreh Dekani Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, Ilir Kristo.

“Duke parë situatën se si ka qenë dhe si është tani në qytetin e Tiranës mund të themi me bindje të plotë se ka filluar dhe po përmirësohet: tregoi profesori Oltion Marku.

Në fund të takimit pjesëmarrësit bënë një vizitë edhe në zonën e sharrës ku u njohën nga afër me gjithë etapat e projektit të menaxhimit të mbetjeve.

1 komente në “Java evropiane e mbetjeve, IEBV tryezë të rrumbullakët për ndërgjegjësim! Përfaqësues të pushtetit lokalë dhe profesorë njihen me projektin në Sharrë”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Njihuni, profesorë të nderuar, njihuni me projektin. Kur, në fakt, ju duhej t’a kishit bërë projektin, drejtuar implementimin e tij deri në përfundim dhe jo të shkonit për vizitë në fund, kur ai është bërë nga të tjerë, drejtuar e përfunduar po nga të tjerë. Vegjetoni profesorë, vegjetoni, ngrohëni karriget për një palo rrogë shteti. Dhe në fund mos harroni për një vizitë për të parë atë që kanë bërë të tjerët. Por, sidomos mos harroni të bëni vrejtje tuaja tradicionale konstruktive për atë që është bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje