Shpëtim Nazarko: Si janë tallur qeveritë e Nanos, Berishës dhe Ramës me rrugët e Shqipërisë

28 Nëntor 2021, 16:51Politika TEMA

Nga Shpetim Nazarko

Disa ditë më parë, qeveria vendosi që të zgjerojë rrugën Elbasan – Qafë-Thanë edhe me një korsi. Pra, ta bëjë 2 plus 1. Folur thjesht, me këtë vendim, merr fund edhe ëndrra e Korridorit të tetë.

Nëse do të pyesje edhe një analfabet, se cilën rrugë do të zgjidhte për të hyrë dhe dalë sa më shpejt nga Shqipëria e për t’u lidhur me botën, ai do të përgjigjej fare thjesht edhe pa shikuar hartën.

Patjetër, do të zgjdhja distancën më të shkurtër në hartë, që mundësisht të kalonte në qëndër të vëndit dhe të ishte e lidhur me portet e saj. Kjo do të bënte që edhe eksportet tona që janë të natyrës së rëndë si krom, naftë, çimento, ujë a gurë të lidheshin me porte dhe hekurudha. Kjo pasi me kamiona, ky transport nuk do të kishte leverdi.

Përkundrejt kësaj përgjigje, do të mjaftonte shikimi në hartën reale dhe do të shihje se edhe me vendoimin e qeverisë rruga më e keqe e Shqipërisë është pikërisht kjo që do të konstatonte një analfabet. Pra, rruga Rrogozhinë – Qafë-Thanë, apo zemra e Korridorit të tetë.

Në hartën e gjykuar në emision te Muç Nano, shikon sesi janë tallur qeveritë e Nanos, Berishës dhe Ramës, me rrugët e Shqipërisë.

Në thelb, ndërtimi i Korridorit të tetë është mbushja e një pike të Strategjisë kombëtare, që bashkë me modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, që dikur ka qënë më e madhja në Evropë, të paktën për numrin e të imtave dhe gjedhëve për 1 000 banorë, përbëjnë themelin e plotë të kësaj strategjie.

Sot të dy pikat varrosen përfundimisht dhe vendi, do t’i ngjajë gjithnjë e më tepër, një historie që i dihet fundi.

 

20 komente në “Shpëtim Nazarko: Si janë tallur qeveritë e Nanos, Berishës dhe Ramës me rrugët e Shqipërisë”

  1. Bujar Kanapari says:

    Meqe jemi tek rruget, une kisha deshire te mesoja, a ka ndonje projekt qeveria per rruget bujqesore?
    Ose me mire, pas sa dekadash qeverite tona do te kujtohen per rruget bujqesore?
    Kryeministri Rama flet per shtimin e siperfaqes bujqesore te punuar dhe rritjen e eksportit.
    Une nuk i ve ne dyshim keto shifra, por pa zhvillim te infrastruktures, vjen nje moment qe as siperfaqja bujqesore toke e punuar dhe as eksporti nuk mund te rriten me.
    Jane gati 500000 Ha toke bujqesore qe nuk punohet.
    Kryeministri flet per Akademine e Barijve dhe kjo eshte gje e mire, por shtetet qe e kane kete institucion i kane mbaruar punet me rruget dhe infrastrukturen bujqesore ne teresi.

    E verteta eshte se nje pjese e tokes bujqesore eshte kthyer ne xhungel, nje pjese pyll, nje pjese shkurre dhe nje pjese djerr.
    Se sa eshte siperfaqja e lartpermendur nuk mund ta them, i takon statisticieneve.
    Tokat bujqesore nuk jane vetem tokat buze autostradave, megjithese dhe ato kane probleme me rruget.
    Mjafton nje shi te bjere ne Gusht dhe behen jo funksionale.
    Siperfaqja bujqesore, kullotat dhe pyjet, rrezikohen te kthehen ne nje xhungel te madhe ku do te rrezikohemi nga djegjet po qe se nuk do ndertohen rruge ku te levizin mjete gjate gjithe vitit e ti hapet rruge investimeve.
    Rruget bujqesore nuk mund te ndertohen me tendera, pasi rritet kosto ndertimit, mjafton bashkite te kene kamionet dhe ekskavatoret.
    Ne kete menyre kosto per nje km shkon 10 deri 20 milion leke te vjetra.
    Kryeministrit Rama dua ti kujtoj, se do te mbahet mend duke hyre ne histori ai kryeminister qe do te ndertoje rruget bujqesore dhe jo aeropertet dhe portet qe jane te domosdoshem por per nje perspektive me te vonshme.
    Ku mund te gjenden fondet per rruget bujqesore dhe kujt ministri mund tja besojme?
    Subvecionet bujqesore nuk kane asnje vlere pa rruge bujqesore.
    Do te ishte me mire qe i gjithe fondi qe jep qeveria per bujqesine ti kalonte rrugeve.
    Nuk me duhet mua mbeshtetja financiare pa rruge.
    Ndoshat per Shqiperine per ca vjet eshte e nevojshme nje ministri per zhvillimin rural ku te pajiset me te gjithe mjetet , te projektoje dhe ndertoje te gjitha rruget qe lidhin tokat bujqesore.

    1. Asd says:

      Shenimi yt eshte me vend. Shpresoj ta lexojne njerezit e duhur.

    2. Mario says:

      Po shko hidhja kete mendim Rames tek faqja e tij.

    3. Traktori me zinxhira says:

      Mos u lodh o Shpetim,nuk duan te dijne keta per bujqesi e blegtori,keta jahte dhe bujtina dine.Ku dine keta sa mbillet e sa korret,sa krere lindin e sa ngardhin.

  2. Ndroqi says:

    O Shpetim ne pergjithesi kam mendim pizitiv per ty, po mos u bej kopetent per cdo gje,puna e rrugeve dhe e ekonomise eshte e specialisteve me kualifikim te lart,dhe jo e kujtdo qe mendon se eshte i till.

    1. Mal Cori says:

      Z. Ndroqi, Shpëtimi nuk po flet si inxhinier projektues rrugësh.
      Ai ka vite që ngul këmbë me këndvështrimin e tij, se ndërtimi i korridorit 8, duhej të ishte përparësi e të gjitha qeverive.
      Nuk ka pse Maqedonia, apo Serbia apo qoftë edhe Bullgaria, të shkojnë me maune apo hekurudhë në Selanik, për mallrat që vijnë nga Amerika, Anglia, Spanja, Gjermania, Italia, kur më afër është porti i Vlorës apo Durrësit.
      Mirëpo duhet autostrada dhe hekurudha…..
      Zgjerimi i rrugës Rrogozhinë – Elbasan – Qaf Thanë, është sot për sot, për të kaluar gomerët pak më lirshëm, por jo për 20 apo 50 vjet më vonë….

      1. Mjerimi says:

        Si nuk e kuptoni qe Rames i duhen tenderat e shumte se aty dalin fitimet korruptive,ndersa flisni per efektivitetin e rrugeve,hekurudhave etj!
        Po pse Enver Hoxha u be Rama,kaq budalla qe i la gruan dhe femijte tek pularia?

    2. Mario says:

      Dakort, ai mund te japi mendim qe te dihet cfare duhet bere ne te ardhmen, por nuk mund te kerkoj cdo gje te behet me suste, pasi nuk eshte se nuk jane bere e nuk po behen ndertime rrugesh.

  3. Zhzh says:

    O Nazarko siç duket pleqeria ben punen e vet.
    Ke qene me realist por tashme ne pozicionin e gjithologut shpesh here ja fut pordhes.

  4. Patrioti says:

    O Ndroq per cilet specialist e ke fjalen sepse ne qeverine aktuale ka shume specialista por asnjeri nuk eshte ne profesionin e vet, pra asnje. Cfar lidhe ka Ahmetaj me ekonomine, Cuci me rendin etj,etj. Nazarko po te tregon harten qe cdo njeri di ta lexoje, pervec te semureve partiake. Gabimi i Nazarkos eshte se i atakon te tere lidarat e medhej te koeruptuar dhr sigurish do te marre shume ofendime.

  5. Pike. says:

    Mendon Nazarkua se jemi rruge kryqezuese
    Mendoj une: kaq budallenj ata qe kane kopmanite gjigande sa mos ta dine kete gje?!
    Kaq shume budallenj qeverrisin boten apo Nazarkua e ka gabim?
    Po te ishte kaq e rendesishme rruga qe thote Nazarkua, do e kishin bere vete te huajt me 5 krosi per krah.
    Lerini endrrat.
    Edhe idea e Nazarkos se blektoria nuk shkon mire sepse nuk kemi nje përpjekje nga qevertite, eshte tersisht budallek.
    Ke ndalon qeverria te rrisi dele e lop?!?!
    Vari lesht.

    1. Muzaka i Ri says:

      O pika qe ste bie mu ne bythe sa i zgjuar qe qenke.

  6. L.R says:

    Je nje cope idioti nqse krahason SHQIPERINE e Sali primitivit me SHQIPERINE e sotme te Edi R. shikoooo
    pak Qytezat dhe Qytetet e sotem me ata para 10-t vjeteve.. cfare ndryshimi kemi zotrote?? te kujtoje qe dhe ne si popull punes i kthejme shpinen… dmth jemi popull i piset dhe dembel prandaje s’arrijme kurre te jemi gjendje ekonomike te mire pasi 60% punojne me ndergjegje… kurse 40% droge,prostitucion, grabitje,vjedhje,vrasje etj etj etj.

    1. Muzaka i Ri says:

      O pika qe ste bie mu ne bythe sa i zgjuar qe qenke.

  7. N.VJOSA says:

    Kadalë more Pime filozofi,
    Ti Pime e ke kokën nga Turqia, nga Stambolli…
    nga rruga e karvaneve te kuajve, gomerve….nga koha e Perandoris otomane…
    Kane ndryshuar kohet Pime ti ke mbetur te vrapi kalit dhe i gomarit…Shqiperia do te integrohet me Europen do rruge te lidhet me zemren e Europes.
    Pimes nuk i pelqen koridori kalter qe bie Europen ne bregdetin shqiptar…Lidhjen me Stambollin e ben rruga e Arbrit Pime skolastiku…
    Rruga e Kombit eshte primare se lidh shqiptaret e te dy shteteve shqiptare ,Pime i gjithedituri…
    Shqiperia ka ecur me hapa vigane per rruget
    Ndertimi rrugeve behet ne konsultim me EU, qe i financon…Ndertimin e rrugve e diktojne nevojat, ekonomia, qarkullimi mallrave dhe i njerzve…
    Dhe ja tashme Shqiperia po nderton edhe Aeroporte, do avancoje Hekurudha…E te tjera e te tjera
    Pime, ti je i lidhur pas bishtit te Gomarit…
    Pime “kopetenti” , ka specialiste qe dine te bejne kalkulime te sakta …
    Pime ,mos u bej kompetent per gjithçka dhe per asgjë…!
    Pime ,te ka hyre vetja ne qef…

  8. Traktori me zinxhira says:

    Mos u lodh o Shpetim,nuk duan te dijne keta per bujqesi e blegtori,keta jahte dhe bujtina dine.Ku dine keta sa mbillet e sa korret,sa krere lindin e sa ngardhin.

  9. drita says:

    Te lumte Nazrko per kurajon dhe idete e drejta qe ke per rrugen me te shkurter per tu lidhur me boten Durres- Elbasan- Qafe Thane.Aktualisht eshte kaq e ngushte dhe e keqe sa mezi kalojne 2 maqina te medha.Duhen keshilltare te zot qe t`i japin mend qeverise.

  10. Salikoqja says:

    Ne fakt korridori i 8 duhet te jete nje tren mallrash qe lidh Stambollin me Durrsin. Lidhen 2 fuqi ekonomike Italia dhe Turqia te cilat kane shkembim te madh tregetar, dhe Shqiperia mund te perfitoje dicka ne taksa tranziti. Por ajo nuk eshte ne doren e Shqiperise. Ae do Perendimi nje gje te tille? Afatshkurter nuk duket se ka interes per shkak te emigranteve. Shqiperia duhet te hape shkolla inxhinjerie te zhvilloje industrine e lehte. Pa industri asnje vend nuk zhvillohet.Per bujqesi nuk kemi toka, edhe ato pak qe kishim i beri mut Sala duke lene njerzit te ndertojne ne toke bujqesore. nShko ne google dhe shiko Lezhen ku ka vajtur toka bujqesore. Edhe ai pak vend turistik qe ishte e ne gjirin e Lalsit e beri mut me vila Saliu

  11. rexha 10 says:

    Jame dakorte me zotin Nazarko .Eshte e qarte qe portet ndertohen mbi bazen e importit ,dhe eksportit te mallrave,dhe si qellim zgjidhet si pike ndertimi vendi qe ndodhet me afer shteteve fqinje ne linjen bregdetare.Pervec portit te VLORES ne jugun e shqiperise ,dhe Durresit ne qender te shqiperise ,duhet te jete nje porte ne veri ,ku permasat munde ti kete me te medha se sa porti i Durresit.Ndersa persa i perket rrugeve ,ne radhe te pare duhet te shikohet zonat e burimeve minerale te vendit ,,dhe qytetet e medha industriale qe shqiperia ka.Meqenese atje nuke prodhohet asnje gje ,atehere mbeten burimet minerale per te percaktuar keta rruge. N E ITALI THONE :Te gjitha rruget te cojne ne Rome. Sepse aty behej tregetia me e madhe ,duke e filluar nga krahu i lire i punes ,e deri ne kembimin e mallrave te ndrysheme.Pore kjo nuke do te thote qe qytetet e tjera te ngelin pa rruge . per rruge kane nevoje edhe produktet bujqesore,,ku si rrjedhoje ndertone nje kantine vere,apo nje kombinate ushqimore.Apo ka ndermente qe te importoje gjithmone nga GREQIA,apo MAQEDONIA molle e domete.
    Megjithese rruget tona kane mbetur rrugeve,sepse nuke ndertohen kurre me rregullat e duhura. Ne jemi gatuar vetem per te shkaterruar,edhe me pune vullnetare.

  12. 2 +1 vetem ne Shqiperi. says:

    E ka mire Nazarko,po kush e degjon.Rruge kombetare me tre korsi vetem ne Shqiperi degjoj.Nuk e di edhe me çfare kostoje del shtimi i nje korsie ku ne shume vende eshte pothuajse i pamundur ose me nje kosto teper te larte.Eshte e thjeshte:Unaze e madhe ne Elbasan dhe rruge e re ne drejtim te qafe Thanes nqs se mendojme per te ardhmen.Maqedonia e V po e sjell ne kufi po ashtu edhe greket e kane bere.Greqia per ti dhene prioritet portit te vogel ne Preveze ndertoi autostraden qe nga kufiri me Turqine e deri ne detin Jon me emrin “Egnatia,,Kurse ne jemi akoma me ide sot per neser.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje