Duke nisur nga viti i ardhshëm, në të gjithë territorin e vendit do të ketë një abetare unifikuese.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi gjatë një konference për mediat se janë në bashkëpunim me autoritetet e arsimit në Kosovë që kjo nismë të zhvillohet edhe atje, nën moton “një abetare, një gjuhë, një komb”.
Nga ana tjetër, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka ndërmarrë nismën për të shpallur ditën e alfabetit, Ditë Kombëtare në Shqipëri. Gjatë aktivitetit “Një gjuhë, një abetare”, ajo u shpreh se 22 nëntori është një ditë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe këtë gjë duhet ta mbrojmë fort edhe në të ardhmen.
“Doja tju infomuar se kam ndërmarrë nismën për t’i kërkuar qeverisë që 22 nëntori, dita e alfabetit të shpallet edhe në Shqipëri ditë kombëtare. Duke qenë një ditë e rëndësishme e identitetit kombëtar, duke qenë një ditë e rëndësishme e gjithçkaje që shënjon në atë që ne jemi dhe duhet ta mbrojmë fort edhe në të ardhmen. Përpjekjeve 170-vjeçare të formumit të abetareve do të jenë përpjekje të reja të shtuara nga studiuesit tanë për të patur një monument, një abetare falë këtij projekti që nis një gjuhë një abetare”, u shpreh Nikolla.
Bravo ,kjo eshte shpikje qe ne 28 Nentor te shpallesh 22 Nentorin feste. Ka mundesi ministria Kushe te na informoje se kush eshte grupi qe do te punoje per abetare? Apo the kjo do ta beje mbasi te kete mbaruar puna. Deri
tani cdo 4-5 vjete kemi pasur nga nje abetare te re ose te arnuar. Shpresojme qe grupe te perbehet nga akademike te vertete si Z.Qosja dhe jo nga akademia e plepave ose Cilit, nga vjen gjysma qeverise duke perfshire dhe Nikollen ne te.
Patriotizmi qe predikohet nga mafiozet e politikes shqiptare.
=
Krenar per cfare?….asnje nuk i pergjigjet dot kesaj pyetje nga shqipfolsit e edroganit….
Abetaren kini te gatshme . Me emire se Abetarja me autor Kol Xhumarin s;kini per te eprgatitur. Kemi punuar me abetaren e Koles dhe te tjereve gjoja te moderuar,por ne fakt kane qene me te dobta dhe sidomos keto te fundit,ku dolen shume eper lum. JO vetem Abetarja ,por te gjitha lendet duhet te jene te njesuara,,,,
Identitet kombetar me shkronjat latine.Cudira shqiptare.
Pse nuk e bere abetaren gjate kohes qe ishe ministre e arsimit ? Gjithkush e di qe , puna per t`u arsimuar nje njeri , fillon nga abetarja . Per hir te se vertetes , duhet thene se gjate kohes qe ti ishe ministre e arsimit , me teper krijove probleme , se sa zgjidhe ndonje tek – tuk . Persa i perket detyres qe mban tani si kryetare parlamenti qe nuk kerkon shume fantazi , mendoj se do ta kryesh shume me mire se ate te ministres .
Zonja Ministre! Urime!
Ju informoj se me mbeshtetjen e Amerikes (AADF) jane unifikuar pese tekste universitare te ekonomise e biznesit te globalizuara, te perkthyera dhe ne perdorim ne te gjitha trevat shqipfolese ne Ballkan.
Pyesni AADF per informacion sepse pervec anes teknike perben nji model per unifikimin e gjuhes shqipe ne trevat shqipfolese. (Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi!
PO per familjet e emigranteve neper Europe ,perse kjo ishe ministre ,sote bilbilqyzare e asaje salle te damkosur tashme ,qe ase nuke shihet ,dhe ase nuke ndigjohet,te na ndihmoje qe femijet ,apo niperit te mesojne gjuhen shqipe ,dhe te kene nje shkolle ku ta meojne. Eshte gjynahe kure kthehemi ne Shqiperi , keta femije rrijne ne kembe te mbeshtetur teke shtylla e rruges ,dhe te heshtur se nuke e kuptojne gjuhen qendrojne si te humbur.Ndersa sa i perket matematikes ,nuke jua kemi nevoje ,sepse edhe ketu ku jemi 2 + 2 bejne po aqe sa bejne ne ate vende.