Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Macron në mesazhin e tij të urimit shkruan se dëshiron që marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve të vazhdojnë të forcohen, pikërisht në fushën ekonomike, në përputhje me strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor që kam miratuar në vitin 2019.
“Zoti President, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dëshiroj t’ju përcjell gjithë përgëzimet e mia dhe në emër të popullit francez!
Dëshiroj që marrëdhëniet tona dypalëshe të vazhdojnë të forcohen, pikërisht në fushën ekonomike, në përputhje me strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor që kam miratuar në vitin 2019!
Përfitoj nga ky rast për të konfirmuar mbështetjen e plotë të Francës ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.
Në këtë kontekst përshëndes përpjekjet e mëdha të Qeverisë dhe të popullit shqiptar për të plotësuar kushtet e përcaktuara nga Këshilli në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të negovciatave të aderimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Ashtu si dhe gjatë Samitit të fundit të Brdos, ju siguroj për angazhimin e Francës në realizimin e kësaj konference të parë.
Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendit tuaj në mbështetje të plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian dhe më gëzon fakti i bashkëpunimit që do të kemi së shpejti në gjirin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Duke ju përtërirë përgëzimet e mia më të sinqerta, ju lutem të pranoni, Zoti President, sigurinë e konsideratës time të lartë”, thuhet në mesazhin e presidentit Macron
Sikur ta dinte Macron kush eshte presidenti i albanistanit, lol
E di ore e di , po nuk uron Meten si person , por Meten si President , uron Postin e Presidentit dhe jo hajdutin Meta, shife kur ti mbaroje mandati …..sdo ta pjerdhi njeri nese eshte gjall apo ka vdekur , kurse Alfredin Moisiun e kujtojne shpesh here , keto jane ndryshimet kur i ben vend vetes ….kujtohesh me nder perhere , Meta ne shekuj do kujtohet si Like hajduti dhe jo Like predidenti ….
O Tema, po beheni dhe ju si Zeri Popullit para 1990 qe i mbushte faqet me telegramet qe i vinin Haxhi Lleshit. Presidenti Frances as e ka idene e as i plas fare kur e ka festen Shqiperia. Jane telegrame rutine qe i dergohen cdo vendi per festen kombetare?
Jo ore , sa i zgjuar qenke , kush ti ka then ty keto ?? Jot eme ?? Bajgarac , ambasadat shtrojne banket , ftohen Presidente dhe ministra , ka mrdhenie bilaterale , cjane keto qe shkruan ?? Idjot , vetem nje idjot shkruan te tilla karrliqe …