Që nga viti 2009, Alfred Shpata nga Shqipëria jeton në Kosovë.
Shtetësinë nga shteti i ri arriti ta marrë në vitin 2019, pas më shumë se dhjetë vjetësh martesë me një shtetase kosovare.
“Sinqerisht ka qenë shumë e vështirë. Më janë dashur shumë vite, çdo vit kam rinovuar dokumentet. Unë jam i martuar me shtetase të Kosovës, e kam banesën time, e kam punën time, i kam të gjitha këtu… edhe të zgjasë kaq shumë, kjo është e papranueshme”, thotë Shpata për Radion Evropa e Lirë.
Ligji për shtetësinë në Kosovë thotë se “personi i huaj, i cili është bashkëshort i shtetasit të Republikës së Kosovës, e fiton shtetësinë kosovare nëse ka të paktën tre vjet martesë me shtetasin e Kosovës” ose “është duke jetuar rregullisht në Kosovë për të paktën një vit dhe posedon leje qëndrimi të përkohshëm, të lëshuar nga organi kompetent”.
Shpata thotë se për një dekadë, çdo vit, i është dashur të rinovojë dokumente të ndryshme, duke filluar nga certifikata që nuk është nën hetime e deri te dokumentet e bashkimit familjar.
Ai thotë se me probleme të ngjashme, gruaja e tij vazhdon ende të përballet. Ajo nuk ka ende shtetësi të Shqipërisë.
“Unë nusen e kam këtu, jam i martuar këtu, jetoj këtu. Tash duhet të shkoj të qëndroj atje 5 vjet, për të fituar një pasaportë. Kjo është absurditet”, thotë 42-vjeçari, i cili punon si kamerier në një kafene të Prishtinës.
Në Ligjin për shtetësinë në Republikën e Shqipërisë thuhet se “i huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë prej jo më pak se 3 vjetësh, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, nëse zotëron njohuri të gjuhës shqipe në të folur dhe të shkruar dhe nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për 1 vit”.
Por, nga 26 nëntori, së paku disa procedura për shtetasit e dy vendeve pritet të thjeshtëzohen.
Në këtë datë, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, gjatë mbledhjes së mbajtur në Elbasan, nënshkruan marrëveshje për lehtësimin e tyre.
Sipas marrëveshjes së cituar nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, qytetarët e Kosovës, me një aplikim dhe me procedura të thjeshtuara, do të marrin menjëherë lejen e qëndrimit në Shqipëri që zgjat 5 vjet dhe brenda saj përfshihet edhe leja e punës.
Edhe qytetarët e Shqipërisë që jetojnë në Kosovë, do të marrin leje qëndrimi në afat 1-vjeçar ose 5-vjeçar në Kosovë, me procedura më të lehtësuara.
Në mbledhjen në Elbasan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u kërkoi ministrave të Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë që leja e qëndrimit të mos ketë afat fare.
Sipas tij, kjo është “pengesë psikologjike” për njerëzit, të cilët duhet të aplikojnë çdo 5 vjet për të marrë lejen.
Asnjë aplikim për leje të përhershme qëndrimi nga shtetasit e Shqipërisë në vitin 2021
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nga janari deri më 15 nëntor të këtij viti, leje të përkohshme qëndrimi në Kosovë kanë marrë për herë të parë 267 persona me shtetësi shqiptare. Prej tyre, për leje pune ishin 129.
Gjatë kësaj periudhe, lejet e përkohshme të qëndrimit u janë vazhduar 710 personave me shtetësi shqiptare. Prej tyre, për leje pune ishin 345.
Nga janari deri më 15 nëntor nuk ka pasur asnjë aplikim për leje-qëndrim të përhershëm, kurse leje-qëndrimet e përhershme u janë vazhduar 26 personave me shtetësi shqiptare. Prej tyre, për leje pune ishin 14.
Mbi 700 kosovarë me pasaporta shqiptare
Vetëm gjatë këtij viti, rreth 1,000 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për leje qëndrimi në Shqipëri.
Sipas një përgjigjeje të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, dërguar Radios Evropa e Lirë, këto aplikime kanë qenë kryesisht për bashkim familjar, për punë ose për studime.
Që një qytetar i Kosovës të pajiset me pasaportë të Shqipërisë, kushti kryesor është të pasurit e lejes së qëndrimit për 7 vjet.
“Në rast se shtetasi kosovar është i martuar me shtetase shqiptare, për jo më pak se 3 vjet, atëherë periudha e qëndrimit duhet të jetë të paktën 1 vit me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Nëse shtetasi kosovar provon (dëshmon) origjinën e tij shqiptare, i lindur nga prindërit me shtetësi shqiptare deri në 3 breza, leja e qëndrimit nuk është e nevojshme”, thuhet në përgjigje.
Aplikimi për fitim të shtetësisë shqiptare bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shqipërisë.
Numri i shtetasve nga Kosova, të cilët kanë marrë leje pune në Shqipëri nga viti 2018 e deri në shtator të vitit 2021, është 622.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, që nga viti 2000 e deri në vitin 2018, mbi 730 qytetarë të Kosovës janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë.
Shumica prej tyre janë politikanë dhe familjarë të tyre, artistë, sportistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, që me dekret të presidentit të Shqipërisë i kanë marrë pasaportat shqiptare./REL
nxjerri pengesa per shqiptaret e kosoves nderkohe nuk lane me turq egjiptian etj pa u dhene pashaporte shqiptare, ke mbi 5000 turq vitet e fundit kane marre pashapote shqiptare edhe shqipen mezi e flasin apo se flasin fare
Shume e vertete. E bene lemfsh kete vend
Po Kim (Qim) Mehmeti turk i Maqedonise e mori brenda nje nate nenshtetesine shqiptare apo afrikani e miljarderi indian; tak fap Ilir Meta ja dha ne dore. Prandaj mos u merzit, i dashur, se tani vjen Sali Berusha (Karaxhiçi) ne pushtet dhe ai do tu jap nenshtetesi indianeve te Amerikes andej nga xhunglat qe ta rregulloje me amerikanet. Cfurqet, kazmat, lopatat dhe ne presidence e ne shtepite e prokuroreve dhe gjykatesve, mos harroni avokatet kokemedhenj dhe pushket edhe ne qoftese u eshte lagur baruti. Vetem keshtu zgjidhen problemet sot ne Shqiperi.
Ne Maj te vitit 1944, koloneli Vanderhoof vajti te vizitoje kampin e perqendrimit ne Poloni, per te cilen kishte 6muaj qe ishte bere pergjegjes dhe ishte graduar si komandant i kampit.
Pasi arriti ne kamp, u ngjit lart ne katin e dyte dhe u kerkoi oficereve te kampit te zbrisnin dhe te mblidhnin te gjithe te perqendruarit e kampit ne shesh sepse kishte per tu folur se ishte dite e vecante. Oficeret i thane se ajo gje merr kohe se jane bere gati 100mije syresh te mbledhur ne ate kamp.
Koloneli tha se ska gje dhe do te presi derisa ti mbledhin te gjithe ne shesh dhe te fillojne sa me shpejt. Per vete, vuri per te zjere kafen duke pritur qe te grumbulloheshinnte gjithe te burgosurit e kampit ne sheshin poshte ballkonit te zyres se tij.
Gjysem ore me vone, ishin mbledhur ne rresht qe te gjithe dhe koloneli vendosi te dilte ne ballkon qe tu jepte sihariqin:
Sonte, tha koloneli, jam shume i lumtur te jem ketu bashke me ju. Kam ardhur te ndaj nje sihariq te madh per ju u tha, qe po ndihmoni kauzen tone te madhe edhe pse pak fuqi ju kane mbetur. Sonte, u tha, si shperblim per durimin tuaj, juve do te lejoheni te nderroni rrobat tuaja pasi kjo nuk ju eshte lejuar ne kamp qe kur keni ardhur.
Turma s’kishte degjuar oficer kaq te larte gjerman qe tu fliste kaq mire dhe ne fillim u hutua por pasi e kuptuan perkthimin, shperthyen ne brohoritje dhe entusiazem.
Pasi mbaruan, koloneli u tha, po vertete pas 9muajsh te veshtire dhe durimin te cilin keni treguar, vertete sonte lejoheni te nderroni rrobat qe keni mbajtur keto 9muajt e fundit, vetem tha me nje kusht:
Qe duhet ti nderroni me njeri tjetrin se s’ka rroba te tjera.
Nuk eshte e nevojeshme qe qytetarët e Kosoves te kerkojne nenshtetesine e Shqiperise,por me ligj t’ju lejohet qendrimi ne Shqiperi pa limite,por ato duhet te demostrojne qe kane nje vend pune dhe vend banimi siç veprohet ne EU. Qytetaret e Kosoves duhet te kuptojne per momentin eshte gabim te shpopullohet Kosova,siç ka ka ndodhur me Shqipetaret e Presheves qe per faj te politikaneve te Kosoves,eshte shpopulluar ne menyre te frikeshme dhe po ashtu me Shqipetaret ne veri qe kane shitur çdo gje dhe janë spostuar ne Prishtine dhe kur votohet fitojne Serbet…. kjo eshte kriminale……
kosovaret nuk kane te drejte te pajisen me Pasport te Shqiperise ,ata kane shtetin e tyre kombesine e tyre flamurin e tyre e Hymnin e tyre .
Turp te kesh! Meso te shkruash shqip njehere…