Dita e Çlirimit ‘bën bashkë’ Ramën e Metën, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

29 Nëntor 2021, 10:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, janë bërë sërish bashkë për ditën e Çlirimit.

Rama dhe Meta, të shoqëruar nga drejtues të tjerë të shtetit, kanë nderuar dëshmorët dhe kanë vendosur kurora me lule tek monumenti “Nëna Shqipëri”.

“Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa Meta uron shqiptarët me fjalët: “LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”

Ashtu si një ditë më parë në Vlorë dhe në ceremoninë e sotme Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin.

 

 

1 komente në “Dita e Çlirimit ‘bën bashkë’ Ramën e Metën, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve”

  1. E gjitha eshte nje loje,ku fiton politika dhe humbin qytetaret..! says:

    Politikanet tallin menderen ,kurse qytetaret i shpallin lufte njeri tjetrit..d!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje