Vuçiç: Çfarë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën

29 Nëntor 2021, 11:51Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ripërsëriti se BE-ja nuk ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se do të votonte pro në një referendum paqësor e demokratik për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Vuçiç tha se ndërkombëtarët do t’i thonin Serbisë se nuk po e harron të kaluarën në rast se do të kërkonte bashkim me Republika Srpskan.

“Imagjinoni që njëri prej nesh tha që Republika Srpska dhe Serbia duhet të bashkohen. Pyetja ime është a e dini se sa do të reagonin. Ata do të reagonin menjëherë. Pra, të njëjtën gjë do të na e shpjegonin për një sekondë se ne jemi njerëzit e së kaluarës dhe se ne jemi barra e Ballkanit për të sjellë kriza dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se për këtë arsye është i bindur se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por ai ka shtuar se është e rëndësishme që “ta dëgjojmë njëri-tjetrin edhe kur mendojmë ndryshe”.

“Kur filluam dialogun, të gjithë patën mundësinë, si sot, ta shprehin mendimin e tyre. Unë e di që nuk ishim ‘engjëj të bardhë’, por mendoj se një faktor i jashtëm ishte kyç për shkatërrimin e Jugosllavisë”, tha Vuçiç për TV Pink.

Presidenti shtoi se e kupton se Serbia humbi në Kosovë gjatë viteve 1961-1991.

5 komente në “Vuçiç: Çfarë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën”

  1. Ceni says:

    O rrot, perendimi nuk iu do se jeni burim lufte. Nuk keni qene kurre faktor paqeje. Keni sulmuar gjithe fqinjet, keni vrare femije e pleq te pafajshem. Kurse shqiptaret nuk kane sulmuar kurre. Bota e ka kuptuar. Ky eshte ndryshimi.

  2. br says:

    Vellau i Ed Rames, hiç me pak se kryeministrit shqiptar.
    Eh, kujt do ti shkonte mendja se ne 2021 populli i Shqiperise do te ncirrte ne krye te vendit nje kryeminister vella me kryeçetnikun Vučič.Ja kjo eshte vetedija kombetare atje ne ate copez te mbetur qe e quajne shqiperi.

    1. yp Xhixh says:

      O katunar
      shko mbaro klasen e pare
      o car!

  3. kodrasadikit says:

    Ky faqezi ne opinjonin nderkombetare po sillet si melaqe kinse po ben kompromise ne dobi te paqes e stabilitetit te rajonit tone !! Se pari Serbija ka nen juridiksionin e vete dy krahina shqiptare Sangjakun e Nishit dhe Sangjakun e Pazarit te Ri !!! Klasa e cofte e Shqipnise kurre se ka guximin ti thot keto fakte ne arenen nderkombetare .E njejta vlen per coftanat e Kosoves se vogel te cilet potenconin dhe sikletoheshin se diqka duhet dhene serbise si kopromis -Nji perjashtim besoj se eshte Albin Kurti i cili ja ofroi ketij gjelati dy tri libra per kete qeshtje por ai i refuzoi se e din kete realitet. Eshte e udhes qe Edi Rames ti ofrohen keto libra per tagjedine Sangjakut dhe te ndryshon qendrimin per Open Ballkanin ose jugosllavine e RE te serbise ku do te kishte vllaznim-bashkim por kuptohet serbet duhet te jene kryesoret sepse keshtu eshte rendi komunise i lindjes ku po synon Openi !!!!

    1. heu bre says:

      O budall. ti s’di shkrim e kendim, po na tregon historine. O analfabet funksional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje