Vrau 30-vjeçarin në sy të gruas shtatzënë, kapet pas 11 vitesh në Francë shqiptari i rrezikshëm

30 Nëntor 2021, 09:24Kronika TEMA

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë nga policia për një vrasje të ndodhur 11 vite më parë në Greqi.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia greke dhe u arrestua në Francë.

Më 16 Maj 2010, shqiptari vrau një 30-vjeçar nga Siria në sy të gruas së tyre shtatzënë brenda shtëpisë së tyre në Pefki të Greqisë. Në bashkëpunim me një 24-vjeçar i cili është arrestuar më 2 Korrik 2010, kishin hyrë në shtëpinë e 30-vjeçarit nga Siria në Greqi.

Gruan shtatzënë të tij e kishin lidhur, grabitën para e bizhuteri dhe nuk hezituan të qëllonin në kokë 30-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Shqiptari i arrestuar në Francë dhe bashkëpunëtori i tij akuzohen edhe për një tjetër grabitje të armatosur në Greqi, më 23 Prill 2010, ku hynë në një shtëpi, lidhën çiftin e bashkëshortëve dhe morën bizhuteri e çelësat e makinës.

1 komente në “Vrau 30-vjeçarin në sy të gruas shtatzënë, kapet pas 11 vitesh në Francë shqiptari i rrezikshëm”

  1. Realisti says:

    Pse duhet te jetojne keto plera?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje