Historia prekëse, karabinieri italian ndihmon 4-vjeçaren shqiptare për t’u kuruar nga diabeti

1 Dhjetor 2021, 12:23Rajoni TEMA

Ai ishte me mision në Kosovë, kur gjatë misionit të patrullimit takoi një vajzë 4-vjeçare, e cila vuante nga diabeti i tipit 1.  Nuk u mendua dy herë dhe bleu menjëherë për të insulinën dhe një aparat të nevojshëm për të matur nivelin e glicemisë në gjak.

Më pas, pas kthimit në Itali, kontaktoi me mjekët e spitalit “Umberto I” në Romë, për të kryer hetime të thelluara dhe për të identifikuar terapinë e duhur. Tani vajza, pas një operacioni të vogël, është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Kjo është historia e ushtarakut të ri Fabio Cervellieri, i cili, i mbështetur nga i gjithë Regjimenti i Karabinierëve, shpëtoi një jetë të re.

Shoqëruese e fëmijës ishte nëna e saj dhe gjithçka për to ishte e  paguar, nga blerja e ilaçeve deri te udhëtimi, falë një mbledhje fondesh të organizuar nga Fabio dhe kolegët e tij.

Karabinierët kanë premtuar se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë vajzës së vogël, duke u siguruar që ajo të jetë mirë me shëndet.

5 komente në “Historia prekëse, karabinieri italian ndihmon 4-vjeçaren shqiptare për t’u kuruar nga diabeti”

  1. Hilmi Saiti nje terrorist Çame që ne kohen e Enver Hoxhes vriste femi Gra i purdhunonte dhe i turturonte ne menyren më shnjerzore duhet denuare me forcen e shpirti says:

    i lumet bota nuke do ekzistonte po mose të ket njerze si puna e keti njeeiut të Zotit… Zoti i bekofte te gjith njerzit e mire???

  2. Jorgo says:

    italianet edhe kur jane figlio di buona madre jane humane…

  3. american16al says:

    Italia ka qyteterur Europen dhe me pas boten me kulturen e saj humane..Bravo..!!!

  4. Tafti bafti says:

    Kush koqe e ka shkruar kete artikull duhet te mesoje se Diabeti tip 1 nuk ka sherim. Insulina perdoret per te regulluar sheqerin ne gjak per gjithe jeten.

  5. Tafti bafti says:

    Pse nuk mi botoni komentet o legenat e Temes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje