Gërvalla: "Ballkani i Hapur" vegël e Serbisë, s’kemi pas ftesë zyrtare për t’iu bashkuar

30 Nëntor 2021, 11:38Rajoni TEMA

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova nuk ka nevojë që të marrë pjesë në iniciativa si “Ballkani i Hapur”.

Në Komisionin për Punë të Jashtme, Gërvalla tha se Kosova nuk kërkon alternativa ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Si Republikë e Kosovës jemi deklaruar qartë se as nuk kërkojmë alternativa ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe as nuk kemi nevojë për alternativa të cilat janë më shumë fjalë goje sesa oferta serioze të asaj që filloi si iniciativë e Novi Sadit, vazhdoi si Mini-Schengen. Ta shohim kur të takohen herën e ardhshme tre inicuesit e saj cilin emër do ta marrë Ballkani i Hapur”, tha Gërvalla.

Kryediplomatja tha se Kosova asnjëherë nuk ka marrë ftesë zyrtare për t’iu bashkuar kësaj iniciative.

“Republika e Kosovës në asnjë moment të caktuar nuk ka marrë asnjë përshkrim të vetëm të shkurtër apo të gjatë se çfarë është iniciativa “Open Balkan”. Asnjëherë Republika e Kosovës nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për të qenë e pranishme, përveç prononcimeve publike që i kemi dëgjuar, prandaj pozicionimi ynë është shumë i qartë”, tha Gërvalla.

Sipas Gërvallës, “Ballkani i Hapur” do të ishte vegël që Serbia do ta përdorte kundër Kosovës.

“‘Open Balkan’, ashtu siç e shohim ne në këtë moment, është një iniciativë për ta hequr vëmendjen nga Procesi i Berlinit dhe është një mekanizëm që Serbia kërkon ta ketë në dorë për ta penguar Kosovën drejt integrimeve rajonale”, tha ministrja Gërvalla./Express

3 komente në “Gërvalla: “Ballkani i Hapur” vegël e Serbisë, s’kemi pas ftesë zyrtare për t’iu bashkuar”

  1. Roberto says:

    Donika! Ke qene e vogel kur babai yt u vra nga agjentet e UDB dhe nuk duhet te biesh ne rangun e rraqeve te Kosoves. Vertet te jeni kaq mendje mbyllur sa mos kuptoni qe nepermjet Ballkanit te Hapur do vije edhe njohja e Kisoves nga Serbia?? Te pakten ti mos beje lojen e Albinit dhe Vjoses. Mbaj mend nje portretin tend qe miku im,piktori Arben Morina ta ka bere ty kur u arratiset nga Kosova dhe erdhet ne Shqiperi. Me gersheta dhe nje flaut ne dore ishte nje portret shume i arire nga ana artistike dhe ishte vendosur ne krye te veprave te Arbenit ne nje ekspozite te atyre viteve. E kuptoj dhimbjen tende,kujtimet e keqija por si ministre e jashteme duhet te medosh ndryshe dhe mos behesh pjese e atyre qe jane kundra edhe per vehten e tyre pa le per te ardhmen e popullit. Ftese zyrtare??? Vertet e thoni kete??? Ju eshte thene me qindra here po ja do ti them Rames qe tju dergoje nje ftese per tani ne dhjetor.?

  2. Dardan says:

    13 marreveshjet Kosove-Shqiperi u bene te mundura nga atmosfera politike e filozofike e “Ballkanit te Hapur”, e dashur vajze e babit!

  3. valon says:

    Cfar thote kjo ZGARDABALLA…. vegel qorre e qorrit dhe percaresve te kombit Osmani, Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje