Osmani: Serbia nuk është e interesuar për njohje reciproke, BE duhet të reagojë

29 Nëntor 2021, 12:43Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bëri edhe njëherë Bashkimit Europian të reagojë ndaj retorikës destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë për shtyp me homologun slloven Pahor, Osmani shtoi se pala serbe po tregon se nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje për njohjen reciproke.

“Kosova ka qenë pala konstruktive në procesin e dialogut, Serbia nuk është e interesuar të arrijë një marrëveshje me Kosovën.

Njohja reciproke duhet të jetë në qendër të këtij procesi, fqinji ynë verior nuk dëshiron një Ballkan me paqe. BE-ja duhet të reagojë për retorikën e ashpër të saj në rajon”, u shpreh Osmani.

Më tej, presidentja e Kosovës kërkoi sërish nga Unioni që të mos humbë kohë për liberalizimin e vizave.

1 komente në “Osmani: Serbia nuk është e interesuar për njohje reciproke, BE duhet të reagojë”

  1. vlora.vlora says:

    Eshte e nevojshme te na nxirni cdo dy dite kete dosen ? na mjafton hajduti batakciu i degjeneruari like rakia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje