Imami Shefqet Krasniqi thotë se po vjen fundi i botës dhe tregon shenjat: Nga lakuriqësia e femrave, te ndërtimi i pallateve

1 Dhjetor 2021, 11:14Lifestyle TEMA

Imam Shefqet Krasniqi ka deklaruar se fundit i botës është shumë afër. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha të gjitha shenjat e kiametit, nga zhveshja, lakuriqësia e femrave deri te lejimi i ndërtimit të gradaçelave.

Imami nga Prishtina ka deklaruar se të gjitha këto i ka përmbledhur edhe në një libër të shkruar nga ai vetë në vitin 2014.

“Unë së pari kur e kam thënë atë intervistë, kiameti është afër, e kam thënë Ramazanin e kaluar në një emision televiziv, pastaj është publikuar. Por për kiametin afër unë kam shkruar edhe libër, që e kam shkruar në 2014.

Ne si njerëz nuk e dimë saktë se kur do të ndodhë kiameti, nga që çështja e kiametit në mënyrë specifike i përket vetëm të madhit zot. I madhi zot ka lënë shenja të mëdha dhe të vogla të kiametit. Së pari, vijnë shenjat e vogla që janë me dhjetra dhe me qindra, të cilat i kam përmbledhur në libër.

Shenja e parë e vogël e kiametit është ardhja e profetit Muhamet.

Ai e ka thënë vetë: “Jam dërguar unë”. Disa nga shenjat që mund t’i ceki me shpejtësi janë: Vdekja e profetit Muhamet, përhapja e madhe e imoralitetit, përhapja e madhe e pije alkoolike dhe lejimi i tyre për t’u pirë, përhapja e fajdeve, ardhja në pushtet e njerëzve injorantë, njerëz që nuk dinë pothuajse asgjë për postin me të cilin janë ngarkuar, zhveshja, lakuriqësia e femrave siç është në ditët e sotme.

Një prej shenjave të kiametit është ndërtimi i shtëpive, pallateve të mëdha, që bëjnë gara se duan të mbërrijnë në  qiell te Zoti. Një prej shenjave të kiametit është shtimi i madh i vrasjeve”, deklaroi ai.

7 komente në “Imami Shefqet Krasniqi thotë se po vjen fundi i botës dhe tregon shenjat: Nga lakuriqësia e femrave, te ndërtimi i pallateve”

  1. Ari says:

    Mero, mendoj se jo cdo lloj budallalleku duhet patjeter botuar….pasi mendoj, me shume demton seriozitenin e TEMA.
    p.s. mendoni psh Le Monde, The Times, apo tjeter, te botonte nje idjotesi te tille!!!????Nuk besoj se rrit shikueshmerine e TEMES

    1. anticensurë ??? says:

      e pse jo ari??
      çdo gjë përkëthehet në para!leximet që i bëjmë ne,komentet po ashtu,replikat e kështu me rradhë dhe kontrollet në ka replikuar dikush!?
      janë para!!
      krasniqi ka të drejtë në një pikë!!”injorantët në pushtet”,normalisht nuk e ka për veteveten,por është dhe ai një injorant me një farë pushteti!!është aq injorant sa nuk e ka kuptuar se “kiameti” mund të vijë një ditë,por nuk do të jetë nga ana e zotit!ai dhe gomerë si ai kujtojnë se çdo gjë që ndodh ndodh prej zotit!!
      nëse mund të themi se ka një gjë të vetme që nuk ka lidhje me asgjë!
      është vetëm zoti!!

    2. Hlimi Saiti nje terrorist Çame që ne kohen e Enver Hoxhes vriste femi dhe Gra dhe i purdhunonte says:

      Ky terrorist per veti dele television ne television duke ber propaganda dhe duke futurare para ky eshte nje njeri shume i keqe nje lloje si Enver Hoxha

  2. ....dhe abc nuk le llum e mut pa intervistuar says:

    …..dhe kuametin e prube otomanet qe shkateruan indetitetin kombetar iliro arberor shqiptar..kiametin e pruri sulltani qe kishte harem kurvash islame ne oborin e tije. Kiameti eshte kur shikon njerez qe shgaraviten bulevardit me bythet larte dhe te degjosh ulurimat kafsherore nga xhamite . Islamizmi nuk eshte per kombin shqiptare i dhunuar nga osmanet nen emrin e myslymanizmit.

    1. Sheiket e dubait i kane bere mutin kuranit duke ngritur gradacela says:

      ….haaagaaaa o hoxhe muti. Beni si them une dhe mos beni si bej une. Keshtu thoshte muhameti kur hante mish deri dhe te tjereve u thoshte mos te gane se eshte i keq. …..ju jetone se keni idjotat qe ju vine mbrapa duke ju dhuruar dollare. Ptu.

  3. Strok stroku says:

    Enverit ti hani arin, por kti lloi Enveri ja drejtonte kurrizin me kuc e me mac ku ti kishte. Dhe mos e krruani me gjethe fiku se s’do gjeni dote dermane.

  4. Shmil Gurra says:

    LAH, LAH, LAH – Hoxha!
    Jam më i moshuar se ti për një dhjetëvjetësh, diku.
    Këto injorancat e KIAMETIT i dëgjoja nga bashkëmendimtarët tuaj që në fëmijëri të hershme.
    Merrte guxim ndonjë vajzë e re të vishte një fustan 3/4, por që i rrinte me hijeshi, duke spikatur figurën trupore (jo si sot) dhe plaste komenti e parashikimi yt – për KIAMETIN. Tek unë, në atë moshë parashikimet e kësa natyre ndikonin tepër keq, gati me tone melankolie, shihja të afërmit e mi, vëllaun e motrën më të vegjë, dhe parafytyroja castet kur do na rrëmbejë një valë e një mase cmose dhe fundin e jetës.
    Hoxho, leri ato huqet e prokurorit hallall – harram e na fol dicka me koncepte filosofie, e të kenë njerëzit kërshëri për të ndjekur fjalën tënde.
    Nga kurioziteti, kam qenë në mesha kishtare, ose ndjek debate me temë religjioni e filosofie, në një shtet evropian verior, shikoj, dëgjoj, admiroj.
    Kur nuk kam dëgjuar një prift, qoftë protestant, qoftë katolik, baptistë, evangjelistë të bluajë injoranca të lehta tematike dhe aq më pak të bëjë rolin e prokurorit, ose të shpëtimtarit, ose të agjitatorit.
    Flasin për tema filosofike – si epifania, empatia, vlerat humaniste dhe esenca e tyre ontologjike.
    Hoxho, ti bën jetën e agjitatorit të kohës së dëbimit të shqiptarëve për në Turqinë obskurantiste, duke e zhvendosur e rrënjosur frymën obskurantiste ndër ne, në trojet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje