Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit një nga drejtuesit e lëvizjes no vax në Austri. Mediat vendase raportojnë se, Johann Biacsics ishte sëmurë me Covid dhe ishte trajtuar me klizma të bazuara në dioksid klori, i cili është përbërësi aktiv i zbardhuesit të rrobave.
Ky trajtim “alternativ” është i përhapur në mesin e no vax dhe u sugjerua gjithashtu nga presidenti i atëhershëm i SHBA, Donald Trump si një ilaç.
65-vjeçari megjithëse rezultonte pozitiv nga testi PCR, ishte i bindur se e kishte mposhtur sëmundjen dhe ishte kundër shtrimit në spital. Në shtëpi ai do t’i nënshtrohej më pas këtij trajtimi.
Menjëherë më pas lideri i no vax vdiq. Megjithatë, familja e të ndjerit këmbëngul dhe shkruan në rrjetet sociale se edhe nëse vdekja “futet zyrtarisht në statistikat e viktimave nga Covid, ne e dimë të vërtetën”.
Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve nga trajtimet e gabuara kundër Covid në Austri. Pak javë më parë, dy anëtarë të një familjeje vdiqën nga marrja e një helmi për krimbat e kalit.
Nga Covid vdiq edhe këngëtari i njohur austriak i muzikës popullore, Ludëig Lucky Ladstaetter, por jo nga trajtimet ‘alternative’. Në fillim të nëntorit ai ishte takuar me liderin e ultra të djathtës austriake që është no vax.
sa budallenj ka kjo bote…
Imervectin perdoret ne Indi dhe Japoni me 100%sukses po halete e Globalisteve nuk e lejojne se duhet the vaksinojne me helmin per the arritur ne vaksinat digitale dhe social credit
Henry Kissinger ka shkruar30 vjet perpara”Nqs bejme te detyruar vaksinimin,cdo the mbaron.Mund te bejme te detyruar edhe transplanting”Dhe Edi Rama eshte asgje,vecse nje sherbetor I Elites.