Sot futbolli shqiptar shënoi një tjetër turp, fal drejtimit mizerabël të FSHF-së së Armando Dukës.
Një ndër faqet më të mëdha në botë “433” publikoi pamjet e sfidës mes Përmetit dhe Labërisë ku fusha e futbollit ishte shndërruar në një pishinë, por futbollistët nuk e kanë ndalur lojën për shkak të një vendimi skandaloz të marrë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbolit.
Në raste të tilla, kur kushtet atmosferike dhe kushtet mizerable të stadiumit e bëjnë të pamundur zhvillimin e një ndeshjeje futbolli, kudo nëpër botë ndeshjet shtyhen nga orari i përcaktuar për t’u luajtur në një moment të dytë.
Video e publikuar nga kjo faqe ka pasur mijëra shikime e komente ku futbolli jonë ka qenë objekt tallje.
Edhe vete lojtarët e kombëtares shqiptare Myrto Uzuni dhe Keidi Bare kanë komentuar në këtë postim me ironi, ku njëri qesh e tjetri qan. Fiks siç janë dhe pamjet trishtuese ku ndodhet niveli i futbollit në vendin tonë.
Por, i vetmi që është argëtuar nga këto pamje është presidenti i FSHF-së Armando Duka, që këtë ka dhe si synim, turpërimin e futbollit shqiptar. (TemA)
SPAK nuk duhet te toleroje korrupsionin e Armando Dukes. Para nje jave gjykata çeke denoi me 6 vjet burg per korrupsion ish kreun e federates se tyre te futbollit.
Mos ja fusni kot,,Pele,Bechenbauer,etj kane thene qe futbolli eshte nje loje e krijuar per tu luajtur ne cfare do lloji terensh dhe kushtesh atmosferike,,,,bile konkretisht aty tregohet se kush eshte me i forti fizikisht.Mua me pelqeu.Dikur ne ne Durres luanim te pjesa e ceket e detit dhe ishte loja me argetuese qe benim..Megjithate sot eshte per te qeshur.