Edhe një “Sir” drejt Ballkanit

2 Dhjetor 2021, 20:00Rajoni TEMA

Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Stuart Peach si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se rajoni përballet me kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e tij në dy dekada dhe nuk duhet lejuar t’i kthehet dhunës dhe ndarjeve nga e kaluara.

“Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë evropiane. Ballkani Perëndimor përballet me kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e tij në dy dekada.

Ne kemi për detyrë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur përparimin e bërë në paqe dhe dialog; nuk duhet të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndarjet e së kaluarës.

Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Sir Stuart do të forcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euro-atlantik në këtë rajon kyç,” tha Johnson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje