“Të jetojnë njerëzit dhe gjallesat”, ministrja Kumbaro tregon projektin për lumin Vjosa pas bisedës me organizatën e Leonardo DiCaprio

2 Dhjetor 2021, 11:09Turizëm TEMA

Lumi Vjosa është prej kohësh një çështje globale në fokusin e shumë organizatave të huaja dhe personazheve po ashtu.

Kjo u pa edhe në takimin që Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro patën në fillim të muajit nëntor në Glasgow gjatë Samitit të Klimës me aktorin Leonardo DiCaprio, i cili ka qenë shumë aktiv në fushatat për promovimin dhe mbrojtjen e Vjosës.

Për këtë Mirela Kumbaro ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e këtyre organizatave, në njërën prej të cilave është pjesë edhe aktori Leonardo DiCaprio. Lajmin e ka dhënë vetë ministrja, pas takimit që ka pasur me drejtuesit e organizatave “Re:wild”, “Patagonia Works” dhe “Tompkins Conservation”.

“Me Wes Sechrest, që përveçse është një ekspert i shkëlqyer i biologjisë dhe drejtues i organizatës Re:wild me të cilin vumë kontakt pas takimit me Leonardo DiCaprio, ramë në një mendje se për Vjosën na duhet një model i zhvillimit të qëndrueshëm, para se të shkojmë drejt shkallës më të lartë të mbrojtjes së lumit që është statusi i Parkut Kombëtar”, është shprehur Kumbaro.

Sipas ministres, kjo do të thotë se përmes këtij modeli, duhen “ndihmuar rreth 60,000 njerëzit që kanë ndërtuar prej shekujsh jetën e tyre përgjatë lumit, e po ashtu sigurohet plotësisht që gjallesat e shumta të jetojnë në habitatet e tyre natyrore. Prandaj në vitin 2020 e kemi shpallur Vjosën zonë të mbrojtur, siç informova edhe Ryan Gellert, CEO i “Patagonia Works” dhe Kris Tompkins, presidente e “Tompkins Conservation”, dy zëra të fuqishëm në SHBA”, ka njoftuar Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke shtuar se Vjosa kapërcen çdo kufi dhe prandaj për të po punohet si brenda vendit ashtu edhe globalisht me të gjitha palët e interesit.

Kujtojmë që Vjosa tashmë quhet kudo si “lumi i fundit i egër në Europë” dhe për të janë krijuar shumë fushata promovimi dhe dokumentarë.

8 komente në ““Të jetojnë njerëzit dhe gjallesat”, ministrja Kumbaro tregon projektin për lumin Vjosa pas bisedës me organizatën e Leonardo DiCaprio”

  1. Taulant says:

    Kjo baxhella qe dha leje per qebaptore ne Butrint kur ishte ministre kulture.

  2. Sara says:

    Po e late Vjosen ne dore te kesaj e vodhi me njerez e me gjalleca , bile edhe me guraleca…

  3. lene pastaj me pa postimet e ksaj trapes neper rrjete sociale
    a thu ke te bosh me noj sapo ka zbrit nga mali?
    turpi botes .
    Kjo dha titullit Vrima cmimin e Kultures imagjino se c’mundet me ardh nga nji ministre e tille trape

  4. Ppp vazhdo says:

    Kjo do ta mbroje vjosen po hidrocentralet do te ndertohen me lejen e ksaj dhe palloshit oligarket po e shkatrrojne bukurine e shqipes

  5. Fred says:

    Llapni, llapni o komentatore qe nuk ju hyn kurrgje ne sy e ne veshe, veç mjegullnaja e shurdhnaja. Anì, me kaq mbetshi se ka dhe ma keq si p.sh terri i shpellave.

  6. Sara says:

    ti fredi je sekretari i ri i kesaj zhabes apo si?

    1. Kalec Dega says:

      LOL
      =
      ket nusen ta bojme partizone…lumin do ta ktheje ne liqen ose det…..zhavorrin, pllakat, betonin do ti coje me Hekuradhat e Rames etj etj….

  7. NO PASION says:

    KJO ESHTE ME PLOT KUPTIMIN MAFIOZE…..PER ARSYE TEKNIKE NUK MUNDEM TJU TREGOJ ME FOTO KIOSKEN BRENDA PARKUT ME TE BUKUR NE BOTE BUTRINTIT SI DESHMI QE KJO IDIOTE LA PER TU KUJTUAR TE HUAJVE QE NE JEMI POPULL PA RREGULL…..SHIKONI DYKUPTIMSHIN E FJALEVE PAS DENONCIMIT TE DI CAPRIOS PER LUMIN E VJOSES…SI DHE GJUHEN MENDJEMADHE DHE AUTOKRATE NGA MENDJELEHTESIA KUR THOTE,,,,JO DI CAPRIO EDHE LUMI EDHE NJEREZIT QE NE SHQIP PERKTHEHET….EDHE HIDROCENTRALET DO NDERTOHEN EDHE LUMIN NUK DO TA THAJME…O NJEREZ E DINI QE AJO E MBAN VETEN SI ME E MADHE SE KADARENE ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje