Trump shpërthen ndaj Meghan Markle: Ke përdorur Harry-n, je e pandershme dhe nuk ke respekt për mbretëreshën

2 Dhjetor 2021, 13:36Lifestyle TEMA

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka akuzuar Meghan Markle se ka përdorur statusin e saj mbretëror për të sulmuar familjen e bashkëshortit të Princit Harry.

Në një intervistë për “GB Neës”, Trump deklaroi: “Unë nuk jam një fans i saj (Meghan Markle). Unë nuk isha nga dita e parë. Mendoj se Harry është përdorur tmerrëshisht dhe mendoj se një ditë do të pendohet”, tha ai për Nigel Farage, duke shtuar se Harry do të pendohet një ditë për veprimet e tij.

“Unë mendoj se Harry është përdorur tmerrësisht. Mendoj se kjo ka prishur marrëdhënien e tij me familjen e tij dhe kjo e lëndon Mbretëreshën.”

Duke folur më shumë për dukeshën, ai shtoi: “Unë mendoj se ajo ka qenë shumë e pandershme ndaj Mbretëreshës, e cila është një grua kaq e madhe, një person kaq i mrekullueshëm, një person historik.

Unë mendoj se ajo nuk njeh respekt për familjen mbretërore dhe më e rëndësishmja për mbretëreshën”.

Sa i përket monarkes, Trump tha se ka respekt për të pasi dhe nëna e tij ishte gjithashtu nga Skocia.

2 komente në “Trump shpërthen ndaj Meghan Markle: Ke përdorur Harry-n, je e pandershme dhe nuk ke respekt për mbretëreshën”

  1. Sara says:

    dhe ashtu si jot eme edhe mbretesha, sado grua e mencur, ka pjelle nje vic

  2. Dialektika says:

    Donald Trump i serviloset mbretereshes sepse edhe vet ai enderronte dikur ta bente Ameriken monarki ku te mbreteronte ai dhe familja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje