U rikthyen nga Basha, Biberaj dhe Oketa zgjedhin kuvendin e Berishës

2 Dhjetor 2021, 19:10Politika TEMA

Konflikti me Sali Berishën ishte çfarë i largoi në vitin 2012 nga Partia Demokratike, në drejtim të FRD-së së krijuar nga Bamir Topi.

Në PD, Aleksandër Biberajn dhe Gazment Oketën, i ktheu Lulzim Basha si anëtarë të Këshillit Kombëtar, por në dilemën e madhe që ka ndarë demokratët, ata kanë zgjedhur të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit thirrur nga lideri historik, Berisha.

“Ju përmendët 4200, por sipas organizatorëve janë mbi 5000 delegatë që kanë firmosur. Unë kam firmosur para disa javësh, pasi kam ndjekur vullnetin e shumicës”, thotë Aleksandër Biberaj për A2.

“Nuk e kam firmosur formularin. Do të jem aty jo si mbështetës i zotit Berisha, por si përfaqësues i PD-së, i cili respekton statutin dhe institucionet”, thotë Oketa.

Për mundësinë e rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së, dy ish-deputetët demokratë ndahen në mendime të ndryshme.

“Në terma afatgjatë, rikthimi i Berishës do të ishte zhvillim jo pozitiv”, thotë Oketa. Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit shihet nga Oketa dhe Biberaj si zgjidhja më e mirë për situatën e krijuar në PD, por e vetme thonë se nuk mjafton.

“Qëndrimi në 8 vite në krye të PD-së, duke mos pasur rezultate pozitive, duhet të bënte Bashën të reflektonte”, thotë Biberaj.

“Jam i bindur që bashkimi ynë dhe fillimi i protestave, që me datë 12, deri me rrëzimin e kësaj qeverie, do të jetë shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shprehet ai.

Gazment Oketa dhe Aleksandër Biberaj i kërkojnë deputetëve të PD-së dhe strukturave vendimmarrëse të reflektojnë mbi këtë situatë ku ndodhen demokratët e të mos mendojnë për interesat personale, me qëllim që kjo parti të mos asgjësohet.

4 komente në “U rikthyen nga Basha, Biberaj dhe Oketa zgjedhin kuvendin e Berishës”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Të dija goxha djalë, ore Biberaj, por qënke i ardhtë keq zotit. Sa për Oketën, ai as ka ditur dhe as di çfarë është. E mori dhe e bëri ministër Saliu thjesht dhe vetëm sepse është sikur të mos jetë fare. Turp dhe faqja e zezë për ju që në këto momente vendimtare merrni anën e së keqes. Të kundërshtosh atë vendim madhështor të Amerikës, shpalljen non grata të armikut më të madh të demokracisë në këtë vënd, e cila është një përpjekje e qartë dhe ndihma më e madhe që i jepet këtij vëndi për t’a futur në udhën e arsyes dhe të pozicionohet në krah të Berishës, kjo hapur tregon se ju jeni interesaxhinj të fëlliqur dhe jo njerëz me moral e parime. Jazëk ju qoftë!

  2. Demokrati says:

    Me biberajn do rezojme qeverineme dt12.do i hani tumin.me oketen do ti ruani gencin.

  3. Emigranti says:

    Po ju 2 te shkerdhyerit populli te protestoj dhe ju te vilni te mirat duke ndenjur neper kafene.

  4. Olimpia says:

    Biberajn e paskan parapaguar serbet. Ashtu sic paguajne Berishen. Sherbimit yne informativ eshte akoma nen thonjte è Berishes. Sepse do te mjaftonte nje investigim profesional dhe disa mijra dollare per te publik uar dosjet è Berishes ne Beograd dhe Paris. Ose ti kerkohej ndihme Mosadit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje