Kancelarja gjermane largohet pas 16 vitesh në pushtet, Rama: Faleminderit Angela dhe paç mbarësi në kapitullin e ri të jetës

3 Dhjetor 2021, 14:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel për ndihmën ndaj Shqipërisë dhe bashkëpunimin me të gjatë viteve në politikë.

“Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës”, shkruan Rama.

Angela Merkel ka marrë pjesë dje në ceremoninë e lamtumirës, pas 16 vitesh që qëndroi në pushtet dhe drejtoi Gjermaninë.

Angela Merkel nuk i ka fshehur dot as lotët, teksa ushtria gjermane e nderoi me ceremoninë më të lartë për një civil, duke luajtur këngët e zgjedhura nga vetë ajo.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje