Që nga shpallja e pavarësisë Kroacia ka pasur presidentë seriozë dhe më pak seriozë, por president më të dobët, më qesharak, më të turpshëm, më skandaloz se Zoran Millanoviqin nuk ka pasur kurrë. Që nga zgjedhja president para një viti, ai e ka njollosur postin e lartë dhe i ka hedhur një hije tejet të keqe vendit.
Këtë javë Millanoviq – duke folur për Srebrenicën – tha se jo çdo gjenocid është i njëjtë dhe jo çdo viktimë është e njëjtë.
Duket e paimagjinueshme që presidenti i një shteti anëtar i BE-së të provokojë me këso deklaratash. Por Millanoviq e bëri edhe këtë.
Më parë kishte thënë se nuk i pranon dënimet e Gjykatës së Hagës ndaj gjeneralëve kroatë për shkak të krimeve të luftës në Bosnjë. I vendosur në marrëzitë e tij, ai ia ktheu dekoratat një gjenerali kroat që gjendet para gjyqit për krime të luftës.
Boshnjakët i këshilloi që para se të flasin për shtet qytetar, së pari të blejnë parfum dhe sapun. Millorad Dodikun, politikanin nacionalist serb që synon të shkatërrojë Bosnjën, Millanoviq e ka pritur në Zagreb dhe e ka quajtur problemin më të vogël të Bosnjës.
Millanoviq gati çdo ditë shkëmben ofendime të rënda me ministrin kroat të Mbrojtjes. Mediat austriake e konsiderojnë argat të Vladimir Putinit në tensionimin e situatës në Bosnjë.
Kur ishte për vizitë presidenti francez në Zagreb, Millanoviq nuk u ftua në një drekë që kryeministri Andrej Plenkoviq pati me Emmanuel Macronin.
Dukshëm i hallakatur Millanoviq pyeti nëse në drekën mes Macronit dhe Plenkoviqit kishte edhe valltare për argëtim.(E.Robelli)
Ca shohim presidentin kroat, I themi presidentit kroat të marrë shembull nga ky presifdenti jonë. Rroftë likja dhe monika.
Presidenti kroat i tha Elites qe mjaft beme vaksina ,se ju vertet jini te cmendur qe flisnine CNN nga mengjezi ne mbremje per to.2 presidente Afrikane dhe ai I Haitit qe folen kunder e hengren djathin e hoxhes.Tani i bie Temes te ngrere ne qiell zhulsin Rama qe po zbaton keshillat e Sorrosit dhe godet anti Sorrosianet.Urime Gazeta Tema.
Budallenjte, – thoshte gjyshja ime e mencur – nuk kane brire qe te dallohen prej te tjereve. Budallenjte i dallojne nga gomarlleqet qe flasin e nga ato qe bejne.
Ti more mik je nje shembull tipik i atyre individeve per te cilet fliste ime gjyshe. Vazhdoni te lehni mbas Salih Berishes duke i bere jehone gomarlleqeve qe ai flet per Sorosin e Ramen.
Me i mire se Ky i Yni ,eshte me Siguri Ky.
Millaniviq duhet te dije, nese I thote vehtes kroat, qe shqiptaret paqesor ne shekuj jane kushurinje pare te kroateve . Kroatin e Madh , Stipe Mesic, ish presidentin e fundit te Jugosllavise se dhjere sllavike, banon tashme ne Lezhe te Shqiperise! Pershendetje Zara ky jetojme 60 mije shqiptar te quajtur Arbanas! Pershendetje 60 shqiptareve te Zagrebit qe i dhate gjeneralin qe udhehoqi Kroacine ne luften kunder egoisteve serb. Fati eshte shkruar!
Forca Kroacia! Qendron kunder ketij mut muti serb! Forca Shqiperia! Mbeshtesink kroatet kunder ketoj presidenti anti llir!
Besoj se Kroatet dine si t’ja tregojne vendin ketij tipi!
Qenka shok me menderpresidentin albanez! Mendohej se ky menderi ynë ishte i vetmi dhe s’i gjendej shoku…