Belgjika ka shënuar 9 raste të variantit Omicron të COVID-19.
Mikrobiologu Emmanuel Andre, bën me dije se tashmë me 4 rastet e raportuara ditën e djeshme shkon në 9 numri i rasteve me mutacionin Omicron.
Rasti i parë Omicron që u zbulua në Belgjikë ishte një grua e pavaksinuar e cila kishte udhëtuar në Egjipt.
Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo tha se ky shtet është i detyruar të shtrëngojë masat kufizuese ndaj koronavirusit pasi rritja e rasteve së fundmi po rëndon spitalet.
Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore tashmë do të mbyllen për sezonin e festave, një javë më parë, nga 20 dhjetori.
Sipas vendimit, fëmijët nga 6 vjeç e më lart duhet të vendosin maska. Qeveria ka vendosur që limiti i personave në ambiente të mbyllura të jetë 200.