Donaldi, Top Channel dhe piranjat mëndje dhe jetë bosh të rrjeteve asociale!

5 Dhjetor 2021, 10:27Politika TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Ky shkrim nuk është i stilit tim, por shpesh ka shkrime që ti shkruan egoja jo shpirti.

Eshtë hipokrizi të thuash që unë nuk jetoj në epokën e sotme, unë ndërkohë që shfaqet një emision tipik i kësaj epoke si Big Brother nuk e shoh sepse lexoj Aristotelin, Shekspirin dhe Frojdin.

Ndërkohë jo, e shikoj, të vetmin të sërës së tij, Eshtë një laborator Big Brother, një laborator ku shpërfaqet shqiptari i ri, mëndja, instikti, veset, virtytet, formimi dhe shformimi i tij. I suksesshëm si emision në njësinë matëse të kohës, por problematik në pasojat dhe në të vërtetat që na plasi fytyrës.

Ndoshta ja arriti qëllimit, prej rreth dy vjetësh ky kanal televiziv ka kapur thelbin e epokës që jetojmë dhe me hapa gjigand arriti të kthehet në rentabël për vete por jo aq për edukimin dhe formimin moral dhe kulturor të shqiptarëve.

Por faji nuk është totalisht dhe kryesisht i mediave për stadin ku ndodhet sot shoqëria shqiptare. Është i gjithë sistemi që ka prodhuar këtë nivel moral, psikologjik dhe intelektual të shqiptarve. Duke filluar që nga gjeneza, familja, shkolla, katundi, mëhalla, qyteti dhe duke përfunduar tek modeli më i shtrëmbëruar ku ngrihet ose më mirë nuk ngrihet gjithëcka, shteti.

Tashmë stadi barbar i instiktit dhe jo i mëndjes ka kapluar shumë shqiptarë, ka rëndësi si dukesh dhe jo si je, ka rëndësi a ke pasuri dhe jo a i meriton dhe si i ke bërë ato pasuri, je me vlera po ishe hipokrit si masa e hipokritëve të do, dhe nëse ti del nga rreshti dhe i shfaq tufës të brishtën, të vërtetën tënde sidomos në një Big Brother ose Truman Shoë ti je peshku që piranjat do e shqyejnë pa shpirt e pa fe.

Kjo është epoka, këto janë pasojat. Në një shoqëri ku kushdo tradhëton gjithëcka dhe këdo “moralistët” janë më të egër se Krishti. Ata dinë gjithëcka, dinë historinë e jetës tënde sidomos të pathënat, tradhëtitë, mashtrimet, vajtjet e ardhjet, brengat e dertet më shumë se ty. Ata nuk janë sic thoshte Krishti, ata janë të gjithë ëngjëj, janë pa mëkat, ndaj hedhin gurin të parët..

Histeria kolektive përherë është e frikshme, jo për flakën e kashtës që përmban por për skanerin që i bën Shqipërisë reale, nivelit dhe hipokrizisë së saj.

Big Brother shfaqet në shumë media evropiane, por ndërkohë aty në ato media shfaqen edhe emisione ndërvepruese historike, letrare, kulturore, psikologjike.. duke shndrruar në argëtuese dhe tërheqëse tema që janë të rëndësishme për formimin e një shoqërie.

Mua më tremb e nesërmja e vëndit tim, niveli i të rinjve është dramatik, sidomos atyre gjoja me zë dhe emër, ata janë të sipërfaqshëm, shpesh qylaxhinj, e mbushin të brëndëshmen e tyre të zbrazët më botoks, qërpikë, këngë vulgare, këpucë dhe makina të shtrenjte dhe kjo është tragjike. Rini pa idhuj, rini pa pasione e shpirt… ndaj zymtësisht pa të ardhme.

Këto orë ka filluar një linçim idiot për një të ri me emrin Donald, vetëm pse ai ju shfaq botës me brishtësitë dhe kompleksitetin e karakterit dhe jetës së tij, linçimi është i frikshëm, linçimi masturbohet në të vërtetat që ai do dhe jo ato që janë komplekse, linçuesit ose piranjat tek Donaldi po zbrazin dertet dhe mllefet personale të një jete, dhe pikërisht tani një televizion avangardë si Top Channel duhet ti dal për zot krijesës dhe programit të tij. Duhet të shikoj dhe shkoj përtej interesit të vet, të kujdeset për mesazhet që jep, edukimin moral dhe shpirtëror të shqptarëve, të kujdeset që mos përsëris të njëjtin gabim kur turma zgjodhi të shpëtontë Barabën dhe jo Mesinë.. dmth të keqen jo të mirën, pasi shpesh pasojat të dalin nga programacioni dhe pavarësisht elegancës dhe aftësisë së Arbana Osmanit, që personalisht cmoj, turma historikisht të vë përpara dhe shikueshmërinë e shndrron dhe e kupton si linçim real me pasoja.

Po e mbyll me disa rreshta të një filmi simbol të këtij fenomeni, filmi The Truman Show..

Kush je ti e pyet Truman, unë jam krijuesi i këtij shou televiziv, që jep shpresë, hare, dhe ekzalton miliona njerëz.. i përgjigjet regjizori Christof ..

Po unë kush jam, vazhdon Truman..

Ti je ylli.. i thotë regjizori

Po këtu ska asgjë të vërtetë këmbngulë Truman

Po, por ti ishe i vërtetë, ndaj ishe aq bukur të të shihnin e mbyll Christof ..

 

36 komente në “Donaldi, Top Channel dhe piranjat mëndje dhe jetë bosh të rrjeteve asociale!”

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Carcaf kot,logja pa limit ,kohe e humbur kot,ne nje fjali te vetme mund te arrije rrealitetin e analizes:
      Kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj….arabi nuk behet rob.

      1. Taulant says:

        Fole ti produkt pedofilie specie ne zhdukje ….

      2. Artan says:

        Kur eshte,bere nje evgjit Anadolli si ti njeri,cdokush i ka mundesite

      3. Fisniku says:

        Emisione si Big Brother,Perputhen etj jane tregues i rrenimit te moralit te shoqerise shqiptare!
        Por edhe spektaklet humoristike,qe nga Portokallia,Klanifornia dhe turpi i madh pjella e fundit Kosherja,qe eshte nje SHEMTIRE e humorit,te ngjallin krupen me banalitete,karagjozlliqet,imoralitetin qe shfqin duke vendosur suksesin me fjalor te ndyre,jo ma fuye,ta futa,mut,bythe,fute kemben ne mes kembeve te mija,te vrava,kertcitje pistolete, tymosje pa fund te puros se Havanes,ngritje ne piedestal te “LACJANIT” si cub i forte etj etj nuk te cojne askund vecse ne rrenimin e moralit shoqeror!
        Duhet nje MORATORIUM KOMBETAR I RREPTE per te gjitha keto palacolliqe skandaloze qe na hiqen si humor!
        Nuk kane gje pa nxjerre ne ekran vecse te bejne pornografi te hapur edhe ne emisionet e femijve,qe ta mbyllin tere poshtersine e tyre!
        A DO KETE SHTET NDONBJEHERE KETU?

        1. ?????? says:

          mos fole ma ….shoqeria jone ka perfunduar kur drejtojne televizorin baxhellat e kesaj bote

        2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

          Ndonje vend arab ku funxionon shteti apo kultura socialshoqerore…!!!
          Asnje!
          Gezuar ramazonin……

  1. "BOHOTINA" says:

    Bravo gazetare. Shume bukur e ke shtjelluar. BB shou pa hapsira kulturore, shoqerore, historike. Thjesht i ndertuar mbi veset. Mundohen si ti nxjerrin sa me ne pah, pa u kujdesur fare per edukimin, çka eshte qellimi i çdo shfaqie televizive…

  2. Arbana says:

    Arbana Osmani pinjole e familjes se Haxhi Lleshit qe familial e saj ja ka pare te mirat e saj ne kohen e monizmit Tani po shfrytezon cdo gje per te marre te mirat nga programe qe sjane edukuese!Provoni te thoni dicka qe si pelqen asaj po do ta shikoni si do tju pergjigjet! Helbete demokracia e vertete nuk erdhi ne Shqiperi Pinjollet e komunisteve kane 30 vjet qe kane marre ne dore cdo gje ne kete vend Sa e trishtueshme!

  3. Shqiptari says:

    Te lumte Brisida.Je e vetmja qe e etiketon me emer televizionin nderkohe qe analiste dhe gazetare nuk guxojne se hane kockat qe u hedhin mediat sa andej kendej.Te pakten te mos perdorin slloganin ” Endra vazhdon ” Ky nuk eshte televizioni qe ndertoi Tani.

    1. Aliu says:

      Gabon kur thia nuk eshte vetem faji i mediave.
      Ne fakt eshte kryesisjt faji i mediave. Mediat spekulojne me te qenit pushteti i katert. Ne mjaft raste eshte pushtet me abuziv se pushtetet e tjera
      Gjobvenes, shantazhues, qe nuk frymezon shpresen por mezi pret nje krim qe ti filloje lajmet dhe emisionet dhe titrat u vra ky, u perdhunua kjo etj eth

  4. Poshtë fb says:

    Bravo Brisida,na mbyten hordhitë e injorantëve në Facebook,të moralshmit e Facebookut që gjykojnë dhe dënojnë gjithekend.

  5. Lymi Tutit says:

    Turp per Top Chanel’in dhe organizuesit e ketij “spektakli” mizerabel dhe te peshtire ! Emisjon qe tenton te mbaje shoqerine ne nivel ordiner ! Demostrim dhe reklame banaliteti ! Kuptohet niveli i audiences.Lymi Tutit

  6. monika lazli says:

    mos e ul vehten kaq posht e nderuar zonje, duke u marre me nje nevojtore te papaster televizori qe po celbe ne te kater anet. asnje nga ata qe jane aty nuk jane reale, jane totalisht fallce deri ne neveri. emisioni eshte sikur keto personazhe jane marre nga nje morg e levizin me bateri e komjuter kur pranojme sali berishen, cim peken , adi kraste, sonila mecen e monika kryemadhin, duhet te pranojme edhe shfaqje nevojtore

  7. Koli says:

    Ne bb jane futur vipa te cilet bejne art dhe kulrure por aty nuk shohim as art as kulture vetem zenka fyerje lot kur kontaktojne me familjaret api te dashurat.Donaldi njeri pa karakter qe nuk shpreh asnje gje te mire per rinine .2 jave me pare puthej dhe dergonte dhurate te dashures se tij mbas 2 javesh fitet ne nje krevat me tjetren.Cfare mesazhes japun keto veprime per rinine.Gabimi i prOduksionit eshte qe ata qe futen aty te promovojne live artin e tyre dhe publiku ti vleresoje nga keto jo nga zenka dhe fyerjet qe leshojne kunder njeri tjetrit.Format qe nuk shpreh asnje vlere artistike api kulturore

  8. Po dhe jo says:

    I jap plotesisht te drejte z. Brizida per shqetesimet qe ka per pasojat e nje emisioni si BB! Nuk po dua as te harxhoj kohe sa ajo per ta analizuar aq thelle e aq gjeresisht! Po nuk kuptova ate e shqeteson me teper emisioni apo “lincimi idiot” per te “pafajshmin” dhe “te brishtin” per mua injorantin dhe hipokritin me emrin Donald! Per mua eshte “piranha”, qe per hir te lojes dhe € eshte gati per gjithcka, madje edhe te tallet me ndjenjat e dy vajzave, brishtesia e te cilave nuk i ka bere pershtypje zonjes! Edhe paralelizmi i Truman me Donaldin me duket i pagjetur mire! !Qofte dhe per faktin e vetem qe Truman nuk e dinte qe po luante per 100 mije €! I kerkoj perulesisht falje Donaldit nese gaboj, po kete pershtypje më ka krijuar si spektator, z Brizida mund te kete te drejte, nqse i njeh ndoshta me mire edhe personalisht personazhet e perfshire!

  9. Edmond says:

    Te lumt.
    Pershkrim shume i mire!

  10. Tani says:

    Shkrim i bukur nga një njeri me mendje dhe shpirt të bukur, bravo Brizida!

  11. Dhjerokracia nxori fytyren e vertete te ketyre salinjve komuniste says:

    Me mire emisionit do i shkonte emri bordello brother,ku cfaqet jeta e perditeshme e shoqerise shqiptare ne keto 30 vjet…
    Keta qe jane futur aty jane perfaqesusit e shoqerise degjenuar shqiptare qe po cfaq cdo dite fytyren e vertete.
    Duke pare keta qe quhen vipa por jane rripa,nuk ka si mos te ndodhin vrasjet ,pedofilia,xhaxhai kap mbesen,babai te bijen,dikush vjedh e vret dhe shume krime jane bere si te zakoneshme dhe asnjerit nuk i bene pershtypje…
    Keto fytyra qe jane futur aty,per ndonjerin qe njeh dhe ke pas respekt si balerini ilir apo dhe veshaj i agron llakakes,me keto sjellje dhe si sillen e humbet respektin…

  12. BB show i ben karshillek 90 % te shqiptareve te lodhur dhe te vuajtur nga jeta qe rropaten ne pune dhe mezi fitojne pak leke per te mbajtur vehten dhe per te shkolluar femijet, edhe ate pak dije qe fitojne keta femije ja shkerdhejne keta yjet e arbanes se osmanajve qe eshte modeli me i shemtuar i ketij show-u qe perçon ne vetem degjenerim dhe asnje gje pozitive.

  13. Ard says:

    VIP= Very Ignorant Persons

  14. Taulant says:

    Problemi i ketyre programave eshte qe shfaqen si realiste por ne fakt jane fallso.
    Cdo gje behet me nje regji te caktuar vetem per te terhequr budallenj qe ti shikojn.
    Keto lloj programesh kane shkaterruar individin familjen shoqerite perendimore .
    Nuk kane asgje edukative.
    Jane nje produkt i demshem importi qe po shkaterrojn akoma me tej shoqerin Shqiptare.

  15. Patriot says:

    Dini gje ju komentues bashke me artikullshkruesen kush eshte detyra e AMMA qe shpernda leket e taksa paguesve neper televizione kombetare? Ky eshte komisin disiplinor, pra duhet te beje vleresimin e edukimit dhe pastaj numrin e shikuesve. Kete bejne te kunderten, numurojne vetem sasine e shikimit dhe cilesine e edukimit. Ne ka emision qe te mbullet dhe te paguaj jo te paguhet eshte Ajan Cani.

  16. Asd says:

    Televizioni shfrytezon fuqine mediatike duke ndezur prozhektoret ne nje ngjarje qe nuk eshte ngjarje, qe rrefen asgje dhe promovon asgje, pra merret me disa te rinj qe nuk punojne, nuk studiojne, nuk prodhojne, nuk kontrbuojne por thjeshte merren me thashetheme pra me gjene me pavlere te shoqerise. Televizioni duhet ti jape sens rrefimit. Njelloj si nje film, roman, poezi apo pikture edhe nje show duhet te kete nje domethenie, nje moral te rrefimit, nje moral te ngjarjes dhe nje mbajtje ane. Ne te kunderten eshte trash, eshte kalim kohe pa vlere madje disedukuese. A nuk eshte problem i rinise se sotme mungesa e deshires per pune, studim e shkence dhe me prirje per “vrasje kohe” pa fund!? Ja ku jemi pikerisht me BBV (pra edhe VIP – nje tjeter idiotesi) nje investim dhe produksion majmunerie i top channel me tematike”si te humbesh kohen ne menyre profesionale!” Thene kete besoj qe ” lincimi” per te cilen behet fjale edhe ne kete artikull, nuk ka lidhje me Donaldin apo Boren etj sepse ata jane aktore te ketij produksioni, pra nuk mund te zemerohesh me ta sikur nuk mund te zemerohesh me aktoret e filmave. Publiku ndjen neveri per dy elemente; per produksionin qe merr persiper neveritshem “rrefimin” e kotesise se ngjarjeve ne BBV dhe se dyti me ekranin e Topit i cili e ka forcuar dhe dhunuar telespektatorin me transmetime shumeoreshe pikerisht ne territorin e tyre pra ne valet e transmetimit publik.

  17. diti says:

    Shut up dfebile gazetare…..epoka…lol…gjithe perendimi e denoncon kete imoralitet te shoqerise qe eshte reality show….e denoncon si maskarallekun e radhes per te fituar para…

  18. Tirona says:

    Po qeveria pse ben sehir kur shikon qe nje TV mbare kombetare jep spektaklin Bordello Brother BB , ku Bordelloja eshte e ndaluar me ligj

  19. Bubi says:

    O debila si ju del koha të mereni me një rrugaç, ordiner, pis djalë dhe me femra pise qe nuk lanë gjë pa nxjerë sheshit. O halera kemi fëmijë, e degjeneruat gjithë shoqërinë. O ndyrsira po shkatëroni çdo normë njerzore. Pttuu racë muti….

  20. Hako says:

    Top Chanel nuk ben asgje te gabuar, vecse na shfaq parasysh nivelin aktual mizerabel te shoqerise Sone.Eshte pasqyre krye-keput e varferise shpirterore dhe kotesise materialiste te kohes qe jetojme.

  21. ***** says:

    Zonja Gjikondi nese nuk gaboj akuzon nivelin e ulet te emisioneve dhe shfajeson veprimet e atyre qe i bejne keto veprime duke i etiketuar ata si te vertete.
    Ok……¿
    Me pak fjale jo te gjithe i kane kellqet qe te jene pjese e emisioneve. Dhe nuk ka asgje te keqe, kush nuk i ka te merret me dicka tjeter, e kur ti bej kellqet te rifutet perseri ne boten e televizionit; ta bejne sic e beri Fifi.
    Do te ishte me e shendetshme nese ndodhte kjo per mendimin tim.

  22. Landi says:

    Me duhesh konfirmimi jot Briseida qe te bindesha se sa bosh dhe sa e ceket je si femer …

  23. PN says:

    Prisja më shumë nisur nga titulli i shkrimit, por u zhgënjeva pafund. E para, gazetarë të dashur, ju lutem mësoni të shkruani me tastierë shqip, ose minimumi sigurohuni të redaktoni tekstin që nga zvendësimet mos të ketë ë atje ku s’duhet. Gjithashtu, ju rikujtoj që egziston edhe ç-ja. E dyta, kjo ishte analiza më boshe që kam lexuar ndonjëherë, pa substancë, në ajër. Një analizë që tenton të manipulojë lexuesin duke qënë vetëm emocionale, pa folur për asnjë fakt konkret. Komentet don’t even pass the vibe check, madje dikush gjen rastin të shprehë ndjenjat e veta raciste ndaj arabëve (duke bërë akrobaci mendore për ta lidhur me shkrimin). Të shash rininë është bërë trend, por nuk arrini të shihni më larg se hunda juaj se nuk ju lënë paragjykimet. Akoma mendoni që bb prezanton rininë shqiptare? Apo çfarëdolloj show që futen lloj lloj njerzish me potencialin për të rritur ratings, prezanton realitetin? Ky shkrim është ofendues për mua, sepse autorja nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, dhe tenton të më manipulojë emoncionalisht, në vend që të më bindë me fakte.

    1. Martin Iden says:

      Mire e the, mor, mire e the, por kujt ia the..

  24. Sofi says:

    Znj. Gjikondi,media eshte ne dobi te informimit dhe te perhapjes se vlerave njerezore.Neqoftese mendoni se dahurickat,zenkat fyerjet e te tjera jane edukim do te thosha qe keni te drejte.Pjesemarrja ne keto spetakle eshte loje,po cdo loje duhet te kete rregulla.A mund te quhet loje kur na tregohen femra qe perpara kamerave lahen te zhveshura? Zonje nje spetakel televiziv duhet te edukoj e jo te paraqes gjerat me vulgare te shoqerise.

  25. Shitësi I tangave te kuqe says:

    Kjo duket qe eshte nen efektin e mallit te perzjere. Ne fillim thote une nuk shoh BB se lexoj Marksin Shekspirin Edvinin Frojdin Arstotelin BenBlushin etj. Pra s’humb kohe me BB. Pastaj e sheh?! Dhe fillon analizën e detajuar plot tegela dhe mansheta !! . Tani e sheh apo se sheh Briz ?

  26. Tirana says:

    Para ca kogesh vura firmen per nje peticion.. behej fjale per vendosjen me ligj te referendumeve..nuk e di ne cfare hapash ka aritur kjo nisme ku perfshihej edhe z. Gjikondi.
    I sugjeroj te perfshjje ne kete nisne edhe problematikat e siper ciuara..
    Une nuk shof dot Big Brother qofte edhe VIP , sepse asgje nuk eshte VIP aty brenda, nuk shof dot me kenaqesi as Portokalli, as Alpazar dhe asgje tjeter te keti lloji sepse fjalori I perdorur per humor ta shpif..
    A mendojne keta njerez per mesazhin qe percjellin ne publik apo vetem si te rrisin ardhurat e tyre?

  27. Ervini says:

    Tirana, pse ti ne jeten e perditshme nuk je ne te njejtin stil? Ecen me mak dhe te futet dikush gabim…fillon e shan me liber shpie, sa kalon 500m futesh vet gabim. Pastaj ke nje problem me te dashuren dhe pas 3 ditesh filtron me tjetren edhe pse me te dashuren je akoma ne diskutime….dikush qe eshte i martuar e ka qejf edhe te pickoje ndonje gje nga jashte…edhe ngriheni te na beni moral per Donaldin apo Donalderat…Ne duam vetem te gjykojme, dhe kryesisht japim gjykime negative cfaredo qe te behet ne media ose diku tjeter, sepse jemi kompleksive…kete shiheni ne fillimi tek vetja juaj njjehre me pas tek ato qe shihni…media eshte nje biznes…jep ne ekrane ato qe shihen me se shumti….fakti qe bbv shihet dmth qe ka gjet shijet e njerzve, perpiquni ta kuptoni kete, e lerini moralitetet koti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje