Partia Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Gashi shpalos 9 pikat e programit për negociatat me BE-në

5 Dhjetor 2021, 14:29Rajoni TEMA

Arihet marrëveshja Zaev-Gashi për një Qeveri stabile.Kjo marrëvershje është arritur me kërkesë të qytetarëve për të pasur shumicë stabile potencoi Zoran Zaev.

“Firmosëm marrëveshjen për të pasur një shumicë të qëndrueshme në parlament edhe në qeveri. Këtë na e kërkojnë qytetarët dhe ne e arritëm. Kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve.

U morëm vesh se në këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi një garanci që vendi të shkojë para deh të ketë vazhdimësi për të çelur integrimet me BE-në për të vazhduar bisedimet me Bullgarinë dhe luftën kundër Kundërvirusit”, -tha Zaevi.

Kryetari i Alternatives, Afrim Gashi, tha se shumica parlamentare është rritur me 4 deputetë dhe se ka arritur në 64 deputetë. Sipas tij vendimi synon ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, energjitike dhe ajo në shëndetësi.

Gashi shpalosi 9 pikat e programit të Alternativës që ka firmosur me kryeministrin Zaev:

-RMV do të punojë fortë për të hapur negociatat me BE-në

-Qeveria do të kërkojë ekspertë të pavarur për të hedhur dritë mbi rastet e montuar

-Qeveria do të miratojë ligj të ri për të zhvilluar zonat rajonale shqiptare

-Qeveria do të promovojë interesat për të gjithë komunitet që jetojnë në vend

-Qeveria do të luftojë korrupsionin në vend

-Qeveria do të definojë ligjin për përmbaruesit

-Qeveria do ngrejë arsimin në nivelin më të lartë

-Qeveria do të marrë përsipër të mos rrit çmimin e energjisë elektrike

1 komente në “Partia Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Gashi shpalos 9 pikat e programit për negociatat me BE-në”

  1. Tetova says:

    Nje Parti me 2 autobus idhtaresh.
    Afrim Gashi nje taleban qe shkon 5 here ne xhami ne dite bashke me shoket e tij. Koke bosh e flet gojen plot sikur ‘agai turk’. Pikat e Partive shqiptare qe 30 vite vetem po shkruhen ne leter.
    Shqiptaret e Maqedonise I udheheqin hoxhallaret e Jo politikanet. Keta si ky Agai, Jane per vehten e tyre e merren si numra nga maqedonet.
    Ekonomine, leket krejt jane ne dore te maqedonasve e shqiptaret po ikin jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje