Zv.kryeministri i RMV: Vendet që nuk iu bashkuan iniciativës ‘Open Balkan’, do pendohen

4 Dhjetor 2021, 17:52Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, vizitoi sot Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, ku pasqyrohet një Ballkan pa kufij ekonomikë.

Bytyci tha për “News 24” se panairi përfaqëson me së miri bashkëpunimin siç është iniciativa Open Balkan dhe një epokë të re zhvillimi në rajon, ndërsa shtoi se shtetet që nuk i janë bashkuar iniciativës kanë djegur një mundësi të madhe.

“Ky panair është dëshmi e pastër e iniciativës Open Balkan dhe qëllimit që “Ballkani i Hapur” ka. Fatkeqësisht ne në Ballkanin Perëndimor nuk fokusohemi tek qëllimi në vetvete. Qëllimi i Open Balkan është që të rriten konkurueshmëria rajonale dhe e bizneseve.

Ne duhet të sjellim biznesin më afër, ta ketë më të lirë për të lëvizur që të ketë mundësi të rritet si biznes pa marrë parasysh nëse atë e bëjnë në vendin e tyre apo e bëjnë në rajon. Do të vijë momenti kur ne do të bëhemi të gjithë pjesë e Bashkimit Europian, kur ndoshta ata që nuk do të jenë pjesë e “Open Balkan” tani do të thonë pse nuk e bëmë para disa viteve sepse do të jetë një mundësi e humbur”, tha Bytyqi.

 

3 komente në “Zv.kryeministri i RMV: Vendet që nuk iu bashkuan iniciativës ‘Open Balkan’, do pendohen”

  1. Kuq e zi says:

    O bytyqi leje propaganden se cdo shtet si cdo shtepi e din mir ku i pikon çatia
    Meqe jemi sa ishte perqindja e shqiptareve ne censusin e ktij viti ne mnv?
    Sepse morem vesh qe u be por jo te dhenat

  2. preshevali says:

    “se cdo shtet si cdo shtepi e din mir ku i pikon çatia”

    E ke thanë shumë mirë, po çti beshë keti hajvani qe nuk shehë me largë se hunda e tijë. Shtetit qe perfaqeson ky idiot dhe shteti i mikut te Ramutit , detyron shqiptaret si p.sh. te dy katundeve shqiptare Miratoc dhe Llojanë te ndare nga kufiri, ne vend te 1.5 km ti bejnë 22 km rrugë, dhe po aq per tu kthyer, e kta flasin per open Balkan. Te na thojnë “budalla brina nuk ka”

    1.
    https://www.google.de/maps/dir/42.2505768,21.6649948/42.2372617,21.6642729/@42.2428375,21.6667639,2349m/data=!3m1!1e3!4m2!4m1!3e0

    2.
    https://www.google.de/maps/dir/42.2504563,21.6649992/42.2373036,21.6642268/@42.2584768,21.619509,18789m/data=!3m1!1e3!4m9!4m8!1m5!3m4!1m2!1d21.6999881!2d42.2626032!3s0x135457081ebb2875:0x54fb45637da6a31d!1m0!3e0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje