Regjistrohen 13 të infektuar me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

3 Dhjetor 2021, 15:24Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga 1.162 testime të kryera.

Fatmirësisht edhe sot nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.

Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820.

Në total numri i rasteve aktive është 324.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje