VENDIMI/ SHBA përshkallëzon sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe minuesve të demokracisë, ja çfarë pritet të shpallë javën e ardhshme

5 Dhjetor 2021, 18:38Politika TEMA

Departamenti i Thesarit të SHBA pritet të vendosë një sërë sanksionesh javën e ardhshme në kuadër të samitit për Demokraci.

Sipas raportimit të Reuters, në këtë vendim pritet të jenë njerëzit e përfshirë në korrupsion, abuzime serioze me të drejtat e njeriut dhe ata që janë cilësuar nga SHBA si minues të demokracisë.

Një zëdhënës i Departamentit të Thesarit tha ndër të tjera se:

“Thesari do të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përcaktuar individët që janë të përfshirë në aktivitete keqdashëse që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike në mbarë botën duke përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”, tha zëdhënësi duke shtuar se:

“Gjithashtu pritet shpallen propozime për të mbyllur zbrazëtirat ligjore që lejojnë zyrtarët e korruptuar të shfrytëzojnë tregun e pasurive të paluajtshme dhe të adresojnë boshllëqet në rrjetin e transparencës së korporatave që lejojnë lulëzimin e korrupsionit apo rrjedhjen e të ardhurave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”, tha zëdhënësi.(TemA)

14 komente në “VENDIMI/ SHBA përshkallëzon sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe minuesve të demokracisë, ja çfarë pritet të shpallë javën e ardhshme”

  1. Sara says:

    hajt ishalla ua merrni paret neper banka te Qipros e ne off-shore ketyre hajduteve 30-vjecare

    1. Vici i Vicidolit says:

      Vici i Vicidolit deri tani nuk ka pare asgje akoma.Kur te filloje bllokimi i parave te pista do shohim si do ta hedhi vallen e Tropojes.

    2. ben. says:

      Amerika deri sot ka qene
      Asnjanese
      Imponuese
      Brutale
      E drejte
      Humane
      Mizore
      Po asnjehere nuk ka qene legene, dhe qesharake.
      Te mendosh qe pupaci i sorosit do luftoje korupsionin eshte dhi tu qeshe bota.

  2. F.You says:

    Biden eshte dora vete me i korrupuari. Nje korigjim. I dyti pas Klinton

    1. Mario says:

      Kjo eshte e vertete, por ne na intereson tani per tani te na heqin nje pjese te ketyre te korruptuarve tane, pastaj me rradhe te tjeret.

    2. AlbNY says:

      Sic ke pseudonimin je edhe ti vete.
      Nuk ka me te korruptuar se baba Trumpi jot asshole.

    3. vezhguesi says:

      F.You-po ti i ke dhene para Bidenit apo Klintonit qe flet me kaq kompetence?
      E verteta eshte se juve keni mend vetem sa te ngrini poturet, se per te tjerat, edhe goamri me i qorrollopsur ka me shume mend se sa juve.
      Copat e budallenjve, kujtojne se dine se cfare ndodh ne politiken e larte, kur e kane barkun bosh e breket me arna.
      Shkoni e punoni qe te hani nje cope buke se nuk ka nevoje kush per mendjet tuaja.
      Vazhdoni ti shkoni nga mbrapa Berishovicit se ne hale do perfundoni bashke me te.

  3. sabrima_ehhhh says:

    rrofte diktatura e proletariatit,
    rrofte komandanti i pergjithshem shoku yne Biden
    spekullatoret ne litar
    poshte kulaket

    1. Miri says:

      Po të dhimset Sala me Metën apo si? Ata që preken janë ata që vjedhin popullin e tyre! Mos je dhe ti një prej tyre?

  4. Lumi says:

    Leku per te korruptiarit eshte gjithcka. Per lekun ata pranojnedhe burgun. Meru lekun dhe leri rrugve.

  5. Stop Injorances says:

    Basha dhe Meta, nën ethe!

  6. 1 says:

    Popull langaraq.Pret nga Amerika gjithcka,duke pasur ne dore voten qe ti zhduke te koruptuarit qe te gjithe i dine.Ca legena vene ne foltore dhe brohorasin per Saliun nderkohe femijte e tij kane grumbulluar pasuri perallore.SPAK pret ta fusi ne burg Amerika dhe te lajne duart si ponc pilati.Kishim nje LLalle qe u be anekdodik per arestimet e vjeshtes,tani kemi Krajen qe pret tja arestoj Amerika se ai eshte i zene me ca polic qe marin 500 leksha

    1. dikur says:

      Mie ke ti mor 1-sh por demokracia ndryshe nga diktatura e proletariatit nuk i ka zgjidhjet e lehta . Ku ndryshojne ? Diktatura eshte lufte ndrsa demokracia eshte loje .

  7. alphade says:

    E kam thene qe diten e pare kur KRAJA u vu ne krye te
    SPAK- ut se nga ky njeri mos prisni gjera te “medha”.
    se Ai do te merret me gjera te parendesishme, ndersa
    per gjerat e media Ai pret:
    Se pari, nga do te “fryeje era” : Nga Berisha apo Basha
    We dyti.Ky kerkon qe “geshtenjat nga zjarri” t’ja nxjerre
    Amerika dhe Ky pastaj te justifikohet para ish-padroneve
    te tij: (Berisha-Meta) duke u thene se ja s’kisha c’te beja
    eshte Amerika mes …….!!
    Konkluzioni: KRAJA sic e shoh ne qendrimet e tij eshte ko-
    qe oportunisti i “kulluar” ! Kete konluzion e bazoj edhe nga
    nga bashkepunetoret e tij te dikurshem qe me kane thene
    se e ngryste diten neper kafenete e Tiranes pa ja varur fare
    punes ! Si e vune ne krye te SPAK-ut kete njeri: i mire per
    ASGJE ! Prandaj zonja KIM mos i besoni ketij njeriu sepse te
    “lane e te lyen “ me fjale te bukura premtuese dhe pastaj ja
    keput gjumit oportunist ….Ruhuni nga Pons Pilatet e koheve
    moderne …..!!!!!!Kaq kisha….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje