Protesta të dhunshme në Bruksel kundër masave anti-Covid, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

6 Dhjetor 2021, 12:46Bota TEMA
Protesta të dhunshme në Bruksel kundër masave anti-Covid,

Rrugët e Brukselit u shëndrruan në arenë dhune mes protestuesve dhe policisë për shkak të kufizimeve që kanë imponuar autoritet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Protesta fillimisht ishte paqësore ku mijra qytetarë marshuan përmes qendrës së kryeqytetit belg drejt lagjes ku ndodhet selia e institucioneve të Bashkimit Europian.

Një grup protestuesish filluan të gjuanin me gurë ndaj efektivëve të policisë. Këta të fundit u kundërpërgjgjën me gaz lotsjellës. Shumë qytetarë në Belgjikë janë kundër rregullave sipas të cilave çdo person i cili dëshiron të hyjë në bare apo  restorante duhet të tregojë fillimisht pasaportën shëndetësore.

“Presioni është shumë i madh. Si persona në moshë madhore ne nuk duhet të vaksinohemi po ka shumë presion nga bashkëmoshatarët, fqinjët dhe miqtë. Një pjesë e madhe e popullsisë është e ndarë sa i përket kësaj çështjeje dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, u shpreh një qytetare.

Javën që kaloi u shpallën masat e reja si detyrim për mbajtjen e maskës tek fëmijët e shkollave fillore dhe zgjatja e pushimeve për të vegjlit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje