“Donte të ikte me të dashurin dhe me fëmijët”, shqiptari në Greqi tregon pse e mbyti gruan

7 Dhjetor 2021, 11:50Kronika TEMA

Të gjithë banorët në fshatin Vlachioti në Greqi janë tronditur nga vrasja e një gruaje shqiptare nga duart e bashkëshortit të saj.

Elona, 36-vjeç, u mbyt nga burri, Festimi, 40 vjeç. Shkak dyshohet të jenë bërë debatet mes çiftit, xhelozia dhe sipas autorit të vrasjes, kërkesa e gruas për t’u larguar me të dashurin bashkë me fëmijët.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 40-vjeçari ka pasur dyshime se gruaja e tradhtonte. Gjatë dy ditëve të fundit mes tyre ka pasur tensione të mëdha deri ditën e diel, kur në dhomën e gjumit, 40-vjeçari e mbyti Elonën me duar.

Sipas dëshmisë së autorit të ngjarjes, gruaja i ka thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.

Disa orë para ngjarjes së rëndë, Festimi kishte postuar në rrjetet sociale një foto duke përqafuar gruan e duke i treguar të gjithëve dashurinë për të, por askush nuk e dinte që gjithçka do të përfundonte në një tragjedi.

Çifti kishte 2 djem, 8 dhe 10 vjeç, të cilët kur ndodhi vrasja ndodheshin në dhomën tjetër duke fjetur. Ata janë marrë në kujdestari nga vëllai i Elonës, që jetonte në të njëjtin fshat. Festimi dhe Elona punonin në bujqësi.

2 komente në ““Donte të ikte me të dashurin dhe me fëmijët”, shqiptari në Greqi tregon pse e mbyti gruan”

  1. Dauti says:

    Nje pjese e mire e grave Shqiptare ne Greqi kane luajtur nga fiqiri. Greqia i ka depersonalizuar burrat, skane guxim te flasin shqip, jane papune, trejtohen si jevgj nga greket dhe kjo mendoj une i ben te peshtire ne syte e burrave.

    1. IB says:

      Lufta nga brenda eshte me e mire se lufta ne front. Kete politikanet shqiptare nuk e kane kuptuar fare. Por nga ana tjeter disa gra jane modernizuar ne emigrim dhe e dredhin mire belin. Keshtu ne disa raste mire tu behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje