Në emisionin “Shock”, analisti Andi Bushati e cilësoi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, si një politikan që është prodhim i autokracisë së Sali Berishës.
“Është poçi i baltës i latuar nga duart e autokratëve”, u shpreh Andi Bushati.
Bushati tha se të qenit prodhim i autokracisë së Sali Berishës tregohet nga mënyra se si Lulzim Basha ka hyrë në politikë, si ka marrë postin që ka aktualisht dhe si qëndron akoma në atë post, pavarësisht disa humbjeve radhazi.
“Basha që kur ka hyrë në politikë, që nga mënyra si mundi Ramën në zgjedhjet për Tiranën, që nga mënyra si mori partinë me Olldashin, e si nga mënyra se si u shpëtoi të gjithë dështimeve të tij në PD ka qenë produkt i mentalitetit autokrat të Berishës”.
Për këtë arsye, Andi Bushati tha se një person që akuzon Sali Berishën për autokraci, nuk mundet që të kërkojë që të shijojë akoma frutat e kësaj autokracie.