Çfarë do të ndodhë më 11 dhjetor në PD? Edith Harxhi jep detaje

8 Dhjetor 2021, 21:30Politika TEMA

Më 11 dhjetor do të mbahet kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike në stadiumin “Air Albania”. E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Edith Harxhi, ish-kandidate për kryetare të PD, ka dhënë detaje se çfarë do të ndodhë këtë të shtunë.

“Do të mblidhen delegatët e PD në Air Albania sepse në Pallatin e Kongreseve salla ishte e pamjaftueshme për t’i mbledhur. Aty do të paraqitet një statut i ri, i cili do të diskutohet. Më pas, në bazë të komenteve, sugjerimeve, që do të kenë delegatët, do të kalojë statuti për votim. Ndryshimet statutore janë bërë në një kohë shumë të shpejtë dhe nuk mund të kalojnë pa u diskutuar.

Janë dy dokumente. I pari është statuti, i cili konsiston në kthimin e institucionit të votës në PD, një kufizim të numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Gjithçka do të kalojë përmes votës së delegatëve. Do të vendoset referendumi, e drejta për referendum dhe legalizimi i fraksioneve në parti. Të gjithë këto ndryshime mbështeten në një program të ri të PD, konservator.

Hapi i parë është largimi i Lulzim Bashës, të hapim mundësinë e një këshilli drejtues në PD dhe kryerja e zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet e ardhme duhet të fillojnë nga poshtë lartë dhe jo nga lartë poshtë.

Unë mendoj se kemi shansin për të bërë të mundur që zgjedhjet të jenë të merituara dhe të fillojnë nga baza e lartë. Ne do të jemi në ballë të punës”, zbuloi Harxhi në Debat.

Por si mund të shkarkohet Lulzim Basha në kushtet ku është PD? “Mund të ketë edhe një mocion brenda nga një grup i këshillit kombëtar që janë delegatë me të drejtë vote. Duhet afërsisht një e katërta e këshillit kombëtar për të propozuar një mocion të tillë shkarkimi”, u shpreh Harxhi.

2 komente në “Çfarë do të ndodhë më 11 dhjetor në PD? Edith Harxhi jep detaje”

  1. xhoxhi says:

    Basha është kryetar sepse e ka vendosur Berisha dhe jo se i duhej partisë demokratike.Me veprimin që ndërmori Basha duke përjashtuar Berishën ai mer fund si kryetar.Pra Amerika e futi në lojë Bashën për Berishën duke e ditur sepse atë nuk e duan shumica në PD dhe egëria e Berishës do sjellë asgjesimin e Bashës.Ëndra se mund ta mbrojnë amerikanët më duket e kotë.Berisha nuk do jetë kryetar por do jetë një tjetër që kënaq amerikanët .Fati i Berishës mund të jetë burgu…

  2. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Demek, …. kjo Edit Harxhi, …. eshte antikomuniste?
    Keshtu i bie apo jo? Sepse na qenka rregull qe, po te jesh me Saliun, je antikomunist?
    Mbi çfare bazash?
    Mbi çfare bazash na qenkan antikomunistë Aldo Bumçi, Edi Paloka, Flamur Noka, Bujar Nishani, dhe tere rronxhobonxhot që mbledh Sali Komunisti rreth vetes, duke perfshire edhe këtë bibën Harxhi?
    Ku eshte trashegimia e tyre antikomuniste, qe te kenë te drejtën morale te dalin ne emër te elektoratit te djathtë.
    Ate bythecin Tomor Alizoti e kuptoj. Bythec eshte, ka frikë nga Saliu, por te paktën vjen nga Fejzi Alizoti, dhe ka trashegimi.
    Po keshtu neqoftese e ke mbiemrin e nderuar Dosti, apo Ypi, apo Blloshmi. Apo Toptani, apo Topi, apo cilido nga ish klasa e lartë e kohes se Zogut.
    Por keta rronxhobonxhot? Keta fytyra te zgjebosura we zvarriten MBAs Komunistit Sali?
    Kush ka nje kove, se po me perzihet.
    Une kam rezerva edhe per ate vajzën e nderuar Lea Ypi, e cila eshte nje vajzë e zonja, dhe njoh mire se si ka studjuar me leke borxh dhe bursa te merituara neper Europe, derisa e punësuan me merite ne nje nga universitetet me te mira te Anglise si pedagoge.
    Edhe per këtë vajzë te zonjendhe vertet intelektuale, kam rezerva per menyren se si shkruan per kohën e diktatures tani mbas 36 vjetësh.
    Jo më per keta mbeturina te kohës se Enverit, qe vijne dhe na qelbin demokracinë.
    Edit Harxhi, shoqe e Argitës, mbrapa Saliut, dhe nuk ka pike turpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje