
Nga Mero Baze
Dokumentari investigativ i “Fiks Fare” mbi rolin e Sali Berishës si sekretar partie në dëbim internimin e çiftit të mjekëve Margarita e Milto Kostaqi, është më i rëndë se sa duket, për Sali Berishën “demokrat”, se sa për Sali Berishën komunist.
Sali Berisha mund të gjejë plot justifikime pse i internoi dy kolegët e tij, me shpresë që t’i hapej rruga për mjek në Bllok, por ajo që ka ndodhur me dokumentarin dhe historinë e transmetimit të tij është dhe më e rëndë.
Siç shikohet në dokumentar, ai është përgatitur në vitin 2010-2011, me një këmbëngulje për të takuar çdo personazh të asaj mbledhje, çdo operativ Sigurimi që kishte njohuri për ngjarjen, dhe personazhe publike në dijeni të saj. Siç shikohet në dokumentar, vetëm tre vetë kanë guxuar të flasin para kamerës. Të tjerët janë rregjistruar në momente rrëfimi me kamerë të fshehtë.
Arsyeja ishte se ata ishin të frikësuar nga Sali Berisha.
Ata tregojnë ngjarjen në bisedë normale, por kur u thoshe që kjo na duhet për një dokumentar tmerroheshin dhe të tregonin se kush ishte Sali Berisha dhe çfarë mund t’u bënte atyre.
Në të vërtetë ishte koha kur Sali Berisha sapo kishte vrarë në Bulevard dhe terrori që ngjallte tek njerëzit që e kishin njohur si sekretar partie, ishte real.
Për gati dhjetë vite dokumentari bëhej gati për transmetim dhe sapo të intervistuarit e merrnin vesh, alarmoheshin dhe përgjëroheshin të mos jepej. Tani Margarita, Miltua dhe disa personazhe të frikësuar kanë ikur nga kjo botë, të tmerruar nga Sali Berisha. Aty ku janë nuk shikojnë më gjë.
Sot shikojmë vetëm fytyrën e ndyrë të një përndjekësi të diktaturës, me pengun që ata njerëz nuk i çliruam dot nga frika prej Sali Berishës.
Pra, historia e rëndë është se 20 vjet pas rënies së komunzimit, ata kishin ende frikë Sali Berishën si sekretar partie dhe si kryeministër.
Kjo është një akuzë shumë më e rëndë për Sali Berishën, se sa ajo që ka bërë me Margarita Kostaqin dhe Milto Kostaqin.
Imazhi i tij si një njeri hakmarrës dhe shkatërrues jetësh njerëzore, është portreti real i tij.
Ndaj kur SHBA e ka damkosur atë si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit gjyqësor, ka parasysh pikërisht pafuqinë e shoqërisë dhe institucioneve për të reaguar kundër tij. Ndaj tij nuk u arrit të hapet asnjë gjyq, edhe pse faktet janë sheshit dhe viktimat e tij ishin të tmerruar prej tij, derisa ishin gjallë.
Alarmi i doktoreshë Margaritës kur gazetari i “Fiks Fare” i thotë që mund të japësh intervistë për dokumentarin, është i dhimbshëm. Ajo përgjërohet se “ju nuk e njihni atë, ai të vret”.
Është pikërisht ky terror psikologjik mbi viktimat, që e bën Sali Berishën jo vetëm një përndjekës të diktaturës, por dhe një xhelat të demokracisë. Fakti që ai ka imponuar terror mbi rrethin e njerëzve që e kanë njohur dhe i ka detyruar ata të heshtin dhe të shmangin denoncimet për të, është një fakt më i rëndë se sa internimi i çiftit Kostaqi.
Fakti që shumica e tyre janë rregjistruar me kamerë të fshehtë pasi nuk kanë guxuar të flasin përballë kamerës, tregon vërtet fytyrën e një xhelati në demokraci, më shumë se sa fytyrën e një përndjekësi të shpifur të diktaturës.
Pse mo Mero xhani e vije në dyshim që do të ndodhte kështu. Unë jo, asnjëherë!
Qe Saliu eshte kriminel kete e di I madh dhe i vogel ne Shqiperi,por fatekeqesia eshte se dhe pd-eja e Lulit nuk ka guxim ta thot.Ndoqa sot takimin qe pd e Lulit organizoj per 8 Dhjetorin e 1990,me perjashtim te Prec Zogajt qe u mundua te thoshte disa te verteta per pd,asnjeri nuk e hapi kapitullin kriminal te saj dhe kriminelit Sali Berisha qe e drejtoj me dore te hekurt.Sot ne PD nga themeluesit ka ngel vetem krimineli Sali Berisha.
Me mire vone se kurre o Mero.. edhe ti vone e kuptove ate monster.
Salih Berisha eshte shembull tipik i nje kryekrimineli e kryehajduti,
por ai shkelqen mbi kokat e shqiptareve qe i kane ne gjak vrasjet dhe vjedhjet.
Dardan-Te akuzosh shqiptaret si vjedhes e vrases, duhet te jesh jo DARDAN, sic e ke quajtur veten, por serb nga ata me te ndyret. Shqiptareve u ha mutin ti dhe ca te tjere si puna jote, qe beni punen e Serbise. Shqiptaret jane rrace fisnike qe e kane treguar fisnikerine qe ne kohet me te vjetra.
Ne Kanunin e Leke Dukagjinit, qe u krijua mbi bazen e dokeve e rregullave te shoqerise antike te shqiptareve shkruhej se:
“shtepia e shqiptarit asht e zotit dhe e mikut”. Besa, njera nga virtutet me te famshme te shqiptarit eshte e njohur ne cdo cep te botes.
Ishte fjala e dhene e shqiptarit ajo qe detyroi qeverine kuislinge ne kohen e pushtimit gjerman qe te refuzonte qe ti jepte gjermaneve vend-ndodhjet dhe emrat e hebrenjve qe strehoheshin ne shtepite e shqiptareve.
Ishte fisnikeria e shqiptareve, qe armiqte e dikurshem, ushtaraket italiane qe mos masakroheshin kur kapitulluan, por te ruheshin nga ish aleatet e tyre gjermane qe i pushkatonin kudo ku ti gjenin.
Bajga si puna jote ka ne cdo vend dhe i gjen ne cdo komb. Ne nuk bejme perjashtim nga ky rregull, por juve jeni jashteqitja e kombit tone. Shqiptaret e vertete jane krenare per historine dhe traditat e tyre te lashta.
Laje gojen mire e mire kur te guzosh te flasesh here tjeter per shqiptaret.
Berisha e ka treguar hapur sa i eger dhe hakmarres eshte. Ne diktature frika ishte e pritshme, po tani pse kane frike njerzit? Sepse jemi rritur pasiv, nuk besojme te loria dhe as e realizojme dot lirine. Dalim kur na therrasin partite, ata qe na neperkembin.
Saliu te vret. Kete fjale ma ka thene dikur nje i njohuri im por jo vetem. Perpara lulishtes se PD kishte disa persona qe rrinin ne gadishmeri per te marre ndonje urdher nga “1” (Sali Berisha i cili kur kalonte neper rruget e kryeqytetit ne radiot e policise degjohej,Erdhi 1. Kuptohet qe njeshi kishte zara te tjere dhe nuk dilte vete ne skene. Pyesni Shaban Memine se ai ishte nje nga ata qe mbante rreth vehtes persona te inkriminuar qe perfshiheshin ne c’do gje. Nuk ka fjale me kuptimplote se kjo qe thote e ndjera ?SALIU TE VRET?
Kur Saliu u be i pari vendit pas 97. Mos u çudisni nese behet i pari i vendit tani.
Dakord. Po ku ështê prokuroria, SPAK-u, qeveria, kryeministri yt i dashur o Mero Baze?! Si nuk kanë ngritur asnjë akuzë kundêr tij. Ai i Gjati, pas të cilit ti përgjërohesh, siç bënje dikur me Salën, pse fshihet si skuth?! Nuk besoj se e ka frikë Saliun. Por i intereson ta përdorë si gogol për të trembur njerëzinë. Me një fjalë janë njëri më i poshtêr se tjetri.
Faleminderit per kete shkrim.
Uroj gjithe te mirat femijeve e niperve te çiftit Kostaqi.per te cilet kam respekt nga periudha e qendrimit ne Kavaje
Pse akoma po çuditeni me Berishen,une çuditem se si e ndjekin akoma njerezit kete kriminel i cili na fundosi te gjitheve.!!!