Berisha, pse e paditi amerikanin Blinken në Paris dhe jo në gjykatën e Kurbinit?

8 Dhjetor 2021, 14:17Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Nëse Shqipëria do të ishte ende nën komunizëm, me të gjitha gjasat, Sali Berisha do të ishte anëtar i byrosë politike të PPSH-së prej 25 vjetësh, kurse Edi Rama do të ishte në vitin e 17-të të burgut. Ilir Meta do të ishte drejtor i ndërmarrjes artistike Migjeni, kurse Lulzim Basha, ende pa i dorëzuar asnjë fije floku thinjave, do të ishte zëvendës i Pandi Majkos, sekretar i komitetit të rinisë, pavarësisht se ishte thinjur që në rini.

Një pjesë e madhe e anëtarëve të kabinetit qeveritar do të ishin mësues shkollash tetëvjeçare në pritje për t’u transferuar në fshatra afër rrugës, që të ktheheshin me kamionët e kromit në Tiranë, njëherë në muaj për t’u larë me ujë të ngrohtë, kurse një numër mbresëlënës deputetësh të djeshëm e të sotëm, do të ishin në burg për vjedhje të pronës socialiste dhe kontrabandë.

Secili nga ta, të lidhur në marrëdhënie interesi edhe pa u njohur fare me njëri-tjetrin janë, bashkë dhe veç e veç, fat për tjetrin, një fat që është tërësisht i ndryshëm nga sa parashkruante dikur për ta, teritali monoton i  komunizmit. Sot Sali Berisha, non grata nga SHBA, pretendon se është antikomunist; Edi Rama merr dekoratë amerikane dhe drejton qeverinë me partinë e trashëguar nga ish-komunistët; Ilir Meta planifikon jetën përtej presidencës, pa dyshuar se hakmarrja nuk mund ta çojë më larg se dashuria; Lulzim Basha, pavarësisht armiqësisë me të gjithë, ende nuk ka vendosur të thinjet, kurse Pandi që u thinj në rini pa kaluar më parë në adoleshencë, tani në moshë të pjekur, po jeton adoleshencën e një jete që nuk e ka njohur kurrë më parë.

Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të vijë në Tiranë pak orë përpara Foltores së Stadiumit Air Albania, për të diskutuar edhe “…mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, me emrin e të cilit kanë nisur të bëjnë lojëra fjalësh në Tiranë, e di se shefin e tij në Uashington, e kanë paditur për shpifje në Gjykatën e Parisit sepse Berisha pretendon se nuk ka prova që ai është edhe i korruptuar, edhe minues i demokracisë. Por ndeshja juridike në Paris është vetëm çfarë duket. Pak më thellë ka edhe më shumë, ka edhe shumë më keq dhe ky është realisht një problem që trondit. Sovranistët e rilindur, konservatorët e rinj, neokomunistët me kravata mëndafshi dhe gjithëfarë të marrësh “gjeopolitikë” të tjerë që nuk kanë munguar kurrë në Tiranë, të bindur se janë qendra e botës dhe me mendësinë e “Zërit të Popullit” të viteve 70-të, kanë nisur të brohorasin për revolucion antibanane në Tiranë.

Lideri i tyre Berisha, që një pjesë e duan, një pjesë e urrejnë ende për inerci, premton edhe shumë më shumë beteja kundër amerikanëve, fiks duke tundur flamurin amerikan. Fati deri më tani e ka penguar të bëjë lëvizjet e tij të tjera, por është çështje kohe. Ai dhe Faltorja e tij, nëse Parisi vonon apo mohon shqyrtimin e padisë, nuk do ta quajë këtë gjë fundin, por vetëm një fillim të ri, sipas avazit të vjetër që e këndojnë sot sovranistët e rinj, “Sa kohë që kam Shijakun dhe Peqinin…!”: Berisha i ka të gjitha mundësitë që ta paditë në gjykatën e Kurbinit sekretarin Blinken. Hezitimit të mundshëm të gjykatësit ish-laçian, ai mund t’i përgjigjet se shteti shqiptar, siç është i detyruar të mbrojë pavarësinë dhe tërësinë territoriale, duhet të mbrojë edhe “…dinjitetin e njeriut…”. Kështu urdhëron kushtetuta!

Dhe jeta do të vazhdojë sërish njëlloj, pavarësisht se do të duket ndryshe. Rama, që nën komunizëm do të ishte në burg, mund të thirret dëshmitar në gjykatën e Kurbinit edhe nga akuza, edhe nga mbrojtja e të akuzuarit. Ata që nuk mund të ishin më shumë se mësuesë fshati, do të vazhdojnë të ministrojnë në kabinetin e tij qeveritar. Lulzim Basha, fëmija i përkëdhelur i politikës, do të vazhdojë të refuzojë të thinjet, kurse gjithë ata, që mund të ishin kontigjent burgu nën komunizëm, mund të vazhdojnë të votojnë ligje në parlament. Qoftë dhe kaq mjafton për të kuptuar epërsinë e sistemit që po tenton të ndërtohet për tre dekada në Shqipëri. Ndaj mbetet mister, pse Doktori zgjodhi Parisin, kur mund të kishte mbaruar punë në gjykatën e Kurbinit. Sa më qesharake, aq më e vërtetë, por rezultati do të ishte njëlloj në të dy rastet. Njëlloj do të ishte edhe fati i Bashës. Edhe i Ramës që, për fat, ka përballë Berishën dhe Bashën. Edhe bashkë, edhe veç e veç, asnjë ndryshim për të!

15 komente në “Berisha, pse e paditi amerikanin Blinken në Paris dhe jo në gjykatën e Kurbinit?”

  1. Politolog says:

    Very good!

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Të vërteta të thëna si me shaka, por ama të vërteta që si luan topi. Por fundi nuk më duket logjik. Kjo për faktin se tani do të bëhen katër parti. Dhe ajo që do të dilte e para por me më pak se 50% të votave ka mundësinë të zgjedh jo vetëm mbi një LSI, por mbi dy. Basha me aq mbështetje sa ka, nëse Berisha i çon sizakonisht sharjet në stratosferë, nesër as e ka për gjë një koalicion me Ramën. Dhe do të kishte plotësisht të drejtë. Berisha kish për të ngelur si peshku pa ujë.

  3. Boooo says:

    Ore ti thote mileti kto qe thote lorenci hahet, edhe ti besojne po prape hahet por ti thote Vangjeli kto, vallah bije ere manipulim. Amerika e vendosur te luftoje korrupsionin ne shqiperi – thote vangjua. Gjumi Naten se ben Amerika aq e shqetesuar eshte per korrupsionin ketu. Amerika ka interes gjithmone qe ne pushtet te vijne te korruptuar se jua teheq fijet me kollaj. Dhe se rruan fare po FARE per parate qe I paskan grabitur te korruptuarit dhe do ja ktheka popullit siç thote edhe Avokot Ngjela. Aq shume i keni torollakse miletin me Drejtesine Amerikes sa kane arritur deri aty saqe nese ju kujtohet nje fshatar diku i pat thene Bashes qe do shkonte ne Amerike per vizite -” Foli presidentit per hallet e fshatit tone “

  4. timmi says:

    Vango je i madh ci do llafet!!

  5. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ne gjykaten e kurbinit,saliu nuk njeh njeri dhe nuk di kurbince,kurse ne france i ka te gjithe i ka miq qe ne kohen kur conte shurren e enverit dhe flet frengjishten si italishten qe tallej berlusconi

  6. Landi says:

    Ky ipotenti ka nje jete vetem kunder doktorit.Vjedh e grabit Rama ,digjte Rama perpara se te ishte ne pushtet dhe Lencka kujtonte se do te ‘burrerrohej ” vetem duke share Saliun.

    1. vezhguesi says:

      Landi-nuk me rezulton se Rama ka djegur ndonje gje ne kohen kur ka qene ne opozite. Ne ate kohe u vrane 4 protestues prej bashibozukeve te Salihut qe kur ishte vete ne opozite, nuk linte xham te KM pa thyer. Apo harrove zotrote se si me arkivolin e Azem Hajdarit ne krah, shtyheshin falangat e bashibozukeve te Salihut neper korridoret e KM-se apo Televizionit shteteror te marre me grusht shteti.
      Nese ke ndonje gje te re per Ramen, qe e di vec zotrote na e thuaj, pasi per pallavrat e tua nuk ka nevoje kush qe ti degjoje, pasi e dime se vijne nga nevojtorja e Berishes.
      Juve more zoteri, po te kishit ndopak respekt per veten tuaj, te pakten duke pare mutsilleqet e Salihut, do benit mire qe te mos flisni fare, pasi kur e hapni gojen dhe flisni gomarlleqe ju perqeshin edhe vete gomeret, pale me njerezit.

  7. Referendum per shporrjen e Edvin Rames says:

    O Lorenco, kujt ia ke lepire sumen kesaj rradhe se nuk merret vesh mire. Apo e ke lene kastile keshtu, qe sido qe te vije puna te keshrrugedalje per lepirje te reja.

    1. ben says:

      Ti po qe je konseguent ne lepirjen e te vetmes sume, ate te Salihut. Bravo te qofte. Jeni edhe te dhjere por ama jeni krenare. Uroj qe te mbash te njejten qendrim dhe ti shkosh per vizita mujore Berishes kur te perfundoje ne burg.

  8. Ani says:

    Lenci te hypte vetja ne qef…portokall eshte….perandorite megjithate bien….njerezit I lodh me shume se mungesa bukes nje person ne krye per kaq vjet….

  9. Apo jo Lenco? says:

    Lorenci ja ka gjetur tamam vendin secilit nen PPSH , por duhet te shtonte qe ai vete do te kishte pozicionin e shefit te sektorit te propagandes ne Kom.Qendror.

  10. No comment says:

    Berisha eshte nje produkt politik, i cili ka skaduar qe ne vitin 1994 (vit i referendumit te kushtetutes).
    Perdorimi i ketij lloj produkti shkakton efekte kolaterale te pa deshirueshme.

  11. Selim Rroshi says:

    Jan mbledh ke tema gjithe gelbazat e Shqiperise. Gelbazat qe jan vere e cilesis se pare per Ramen . Rama pi gelbazat e ktyre e prodhon qenefin shqiptar qe jo vetem te rinjte po ikin po dhe pleqte.

  12. Drejtori i komunales says:

    Lorenc Vangjeli do te ishte pastruesi kryesor ne nevojtorja(?) perballe kinema Partizani.

  13. vangjushi says:

    O Lorenc. Vertete beson se Luli nuk i ly floket me boje kepucesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje