Monika Kryemadhi: Sot duhet të na vijë turp të gjithëve, duhet të ulim kokën

8 Dhjetor 2021, 11:41Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kujtuar në Ditën Kombëtare të Rinisë lëvizjen e studentëve të dhjetorit të vitit 1990.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi shkruan se kjo datë mbart vlera të mëdha, por në të njëjtën kohë të bën të ulin kokën me turp për ata që realizuan misionin 3 dekada më parë për të sjellë liri, dhe këtë mision e kanë lënë përgjysmë.

Sipas Kryemadhit, demokracia nuk është e garantuar por kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe protestë të përditshme me të padrejtën.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Përulemi me mirënjohje, sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’.

Gjithashtu kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë kush në 3 dekada pati shansin ta realizojë këtë mision, por e la në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste.

Demokracia nuk është e garantuar, mirëpo ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe protestë të përditshme me të padrejtën, për të qenë triumfuese ndaj kërcënimeve që i kanosen.

Në ditën Kombëtare të Rinisë, vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët. Shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë  përballë një kërcënimi real për të ardhmen. Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.

4 komente në “Monika Kryemadhi: Sot duhet të na vijë turp të gjithëve, duhet të ulim kokën”

  1. qytetar says:

    Pa e lexuar.
    Thjesht nga Titulli dhe autorja.
    Jo vetem koken…por edhe breket.

  2. kosta says:

    Te te vije turp per çfar?? Per milionat e eurove qe ke bërë, ku ka bir nëne qe të ul koken ty me gjithe ato lek qe ke. Iku koha e llafeve, ka ardhur koha te grrisesh bythen.

  3. Asd says:

    Familja e bundrave e kane ne xhep briskun e rrojes per cdo rast kontakti me fonde e prona publike. Shpresojme te vije shpejte dita te ulni koken per te pare sa i trashe eshte zinxhiri ne kycet e duarve dhe kembeve.

  4. taipi says:

    Ku ke turp ti.ti je sinonim i se keqes.hajdute shpifese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje