Berisha sulmon Bashën: Meriton të quhet “Lulzim Boshi”

8 Dhjetor 2021, 13:21Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit tek Qyteti Studenti me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Gjatë fjalës së tij Berisha ndërsa bëri një historik të ngjarjeve që pasuan lëvizjen e dhjetorit, Berisha sulmoi kreun aktual të Partisë Demokratike, duke e quajtur atë tradhtar të demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri.

“Në pushtet erdhën ata që u përmbysën me votën e lirë më 22 mars ‘92. Erdhi Edi Rama, i cili në dhjetor të ‘90 sapo filloi lëvizja studentore ia mbathi në Korfuz dhe u kthye pasi përfundoi çdo gjë. Në këto 8 vite ai me lidhjet me krimin, me nostalgjinë e modelit të etërve të tij zhbëri në mënyrë kriminale arritjet e mëdha të njëpasnjëshme, jetësore të shqiptarëve, në këto 8 vite koha jo vetëm që ndaloi por ajo bëri dhe prapaktheu.

Në këto 8 vite PD demokratët në mbarë Shqipërinë derdhën lumenj djerse, sakrificash të jashtëzakonshme, por mjerisht ata kaluan nga një humbje në tjetrën jo për shkak të tyre, por krejtësisht për shkak të njeriut i cili pas 8 vitesh meriton të quhet “Lulzim Boshi” ose peng kryetari. Në këto vite shqiptarët u larguan nga Shqipëria njëlloj si në vitin ‘91.

Regjimi në pushtet vriste shpresën, Shqipëria një vend i bekuar në pasuritë e saj përrallore, në potencialet e saj në inteligjencën e njerëzve të saj u bë vendi i shpresës së munguar, dëshpërimit e pesimizmit të qytetarëve të saj, vendi ku për pjesën e tyre të madhe alternativë e vetme mbeti largimi nga Shqipëria.

Por të gjitha këto erdhën se në 8 vite PD pushoi së qenuri ajo që ishte. Drejtuesi i saj preu një nga një kolonat mbi të cilat ishte ngritur, parimet e idealet mbi të cilat qëndronte. Nëse sot themi se Rama është armiku më i egër i pluralizmit e demokracisë në Shqipëri, Lulzim  Basha është tradhtari më i madh i tyre”.

9 komente në “Berisha sulmon Bashën: Meriton të quhet “Lulzim Boshi””

  1. Asd says:

    Ik o sali se vjen ere e rende dhe boll e qelbe kete vend! Pas 30 vjetesh eshte absurditet qe je akoma neper rruge me britma, klithje e flamure PD-je. Shfrytezove tolerancen e disave dhe injorancen e friken e te tjereve qe “marshove” per tre dekada mbi mashtrim, vjedhje e korrupsion duke ngritur ne pushtet hordhite e tua te egra mbi pjesen tjeter te qytetarise. As Rama dhe as Basha nuk jane burra te mire, por Ti je fix “triumfi i se keqes” . Bashke me Meten perbeni pisllekun me te ndyre ne ballkan. Sikur te kishit fuqi ushtarake dhe ndjekes te vertete do te ishit rrezik boteror. Per fatin tone te mire SHBA kane perveshur menget per ta pastruar kancerin tuaj.

  2. BABALE i pd says:

    NESE KY DO KISHTE FAMILJE , FEMIJE NUK DO TA KISHIN LENE NE KETE GJENDJE KY ESHTE BERE QESHARAKE SA TURPE PER FEMIJET KUR SHIKOJNE PRINDIN QE GJITHE SHQIPERIA TALLET ESHTE BERE QENDER E MEMEVE

  3. hik er Majmuni pd -s
    basha eshte Tarzani i pillit te Lalzit nashi
    ti ha mut kot
    basha e ka Uturakun Plot?

  4. Loni pe Kolkondasi says:

    Kjo është beteja jote e fundit, Vaterloja jote, pas kësaj do shkosh në ” Shën Helena”.

  5. Alfred says:

    S’hoqe dore nga keto fyerje o shpellar me universitet, por po te pyes, kete fjale qe i nderron mbiemrin, ta ka thene mul Maloku, apo e di vet ti se ai (Lulzimi) eshte BOSH, se para 2 muajve thoshe se Lulzim Basha eshte “Lider nderkombetar”
    Po per te zeze te Shqiperise, per Lulzimin qe eshte BOSH, ke te drejte, por qe e vendose si “gogol” per te mbrojtur vehten dhe familjen tende, a nuk e dije se ai ishte dhe eshte BOSH o zoti ,alok me universitet?

  6. luani says:

    Ahaaaa si po pagezojne njeri tjetrin Sali BISHA dhe Lulezim BOSHI….
    Po kur e kuptove qe Luli eshte BOSH more shpellar kriminel komunist….

  7. taipi says:

    Perpara me saliun drejt nevojtores.

  8. american16al says:

    Gazetat duhet ta injorojne te botojne informacion rreth aktivitetit te ketij te semuri psikollogjik qe ka shkaktuar gjithmon probleme per vendin.!

  9. Shqiperia nje vend i bekuar por me njerez te ndyre si ju qe kudo qe vajte che cdo gje qe bere vecse vodhe e shkaterrove.Nuk di se si kakaris akoma kjo vemje e Vicidolit. Azemi vertet erdhi dhe u bashkua me rinine studentore por gjate rruges vecse me rrugace hahdute e drogaxhinj e shikoje te rrinte ne cdo qytet e fshat.Eshte turp qe shikoj shtatoren e tij me te madhe se te Ismail Qemalit.Mbas 30 vieve hajduteri Saliu,Gita Zeni Liria i kunati kushurinjte e gjithe tufa te babezitur shqyenin pasurite e ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje