Njollat murr-bardha të prefektit

8 Dhjetor 2021, 13:21Politika TEMA
Njollat murr-bardha të prefektit

‘Njollat e murrme’ nuk u bënë kurrë ‘të bardha’. Ikona e fundit e asaj tragjedie politike të artit, u nda nga jeta para një jave: Edi Luarasi, bashkë- regjisore me Mihallaqin dhe aktore brilante në shfaqje. Vetë Mihallaq Luarasi, Minush Jero (autori) dhe trupa e teatrit u përcollën për në qiej, por ‘Njollat…’ nuk u kthyen kurrë më.

Ndryshe ndodhi me ‘Prefektin’ e Levonjës, u kthye në skenën e Teatrit Kombëtar nga aktorët Arben Derhemi dhe Spiro Duni. Sapo komedia e Levonjës u shfaq në ekran, u sulmua furishëm.

Edhe atëherë ndodhi thuajse kështu si sot me Prefektin. Ishte viti 1970, kulmi i censurës komuniste. Veçse me një ndryshim të thjeshtë: ‘Njollat e Murrme’ nuk u kthyen kurrë, ‘Prefekti’ edhe pse u kthye, vetë krijuesit e ‘tij’ e tërhoqën menjëherë dhe e zhdukën nga ekrani.

Ndërsa vija e përbashkët mes ‘Njollave’  dhe ‘Prefektit’ është se censura është kthyer në regjim.

‘’Anti- komunistët” dhe të tjerët në krah, sillen njësoj si në diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave, njësoj si në censurë- punojnë e mendojnë me vigjilencën e Partisë, ushqejnë të njëjtën urrejtje për ‘armikun’.

… Si vallë, na dha dorë prefekti i Tiranës, Qazim Mulletiu, që të shikojmë prapë ‘Njollat…’?

Kësaj here u frikësua trupa e Teatrit dhe uli kokën. Njësoj si në vitet ’70. Nëse atëherë dy Mihallaqët dhe Jero nuk mund t’i rezistonin diktaturës, këta të tanishmit nuk mundën të përballojnë lirinë. Këta ua mbyllën ekranin spektatorëve dhe i lanë nën dritën e hënës. Publiku u la pa teatër, u braktis nga artistët që u frikësuan nga ‘anti- komunistët’. Kush ua dha të drejtën aktorëve të dhunojnë të drejtën e publikut? Apo ndëshkuan komedinë? Vallë nuk quhet e bukur tashmë komedia e Levonjës?

Por botërisht dihet se  ‘Prefekti’ është komedi e dashur për publikun shqiptar. ‘Çfarë është e dashur, ajo është e bukur. Çfarë s’është e dashur, ajo nuk është e bukur”, shkruan Umberto Eco.

Atëherë ka hyrë në mes frika, si në vitin 1970.

Po pse hyjnë artistët në lojën e ndëshkimit?

Prapë na shfaqet censura si regjim. Aktori Spiro Duni erdhi shkallë- shkallë deri te mohimi i vetvetes. Në fillim tha se ‘e nisa komedinë sepse kam punuar me Shit Mulletin në një internim’. Pastaj tha se ‘Shiti i kishte mësuar anti- komunizmin’. Pastaj tha se ‘do ta titulloj jo ‘Prefekti’, por ‘Prefekt’. Prefekti i periudhës së Fashizmit në Tiranë hyn në vizionin e artistit si një njeri ‘perfekt’. Kjo mund të bëhet. Por kur Duni tha se ‘do ta quaj Profeti’, atëherë vjen puna te ‘Njollat e Murrme’. E njëjta paralele: Atëherë diktatori tha se ‘shoqëria jonë nuk është e murrme, por e ndritur’, sot me ‘Prefektin’ po tentojnë të zëvendësojnë me njërin nga profetët: O me Muhamedin, o me Jezusin!

Po pse nënshtrohet e serviloset artii?

Besoj, se e para arsye është se artisti nuk bën art të vërtetë, por bën një gjë pa formë; mund ta bëjë mace, por edhe luan. Arti i vërtetë as lufton, as thyhet. Prej vitesh kërkohet që të fshihen filmat e periudhës 1945- 1990; një marrëzi. Prej kohësh po thonë se ‘ajo që ishte nuk duhet të ishte’ dhe shtrijnë dorën që ta fshijnë që nga kjo kohë në atë kohë. Prej kohësh po thonë se ‘në vend të Enverit duhej të ishte një nga Balli, ose tjetër’… Teatri Kombëtar e fshiu Prefektin, por bash në kohën kur e fshinë komedinë, në atë moment sarkazma u kthye me sy te njeriu me emrin Qazim Mulleti (1893–1956). Deri në atë moment vepra e artit qëndronte më vete, ndërsa politikani i 1940-ës, më vete.  Rrallëkush prej 60 vjetësh, teksa shikonte komedinë, të ketë sjellë në mendje Qazim Mulletin e gjallë.  E bukura e artit e ka elementin e krijimit artificial, për të kuptuar më mirë të bukurën e natyrës dhe të njeriut.

Pyeteni artin për Luftën e Ftohtë, pra…

Deri më tani janë pyetur historianët, filozofët, ushtarët; dhe kanë folur ‘qesim’ politikanët. Me këtë rast ‘arti’ mori përsipër të ndajë sinorët mes ‘atyre’ dhe ‘këtyre’. Po cilët janë ‘këta’ e cilët janë ‘ata’? Këtu, pastaj, bëhen shumë- shumë, pa fund. Bëhen ata që kanë vrarë njerëz, bie fjala, në shkurt të vitit 1943 (por s’ka gjë se ata ishin burra zotni, edhe mund të vrisnin); dhe këta që kanë vrarë në vitet e diktaturës komuniste. Arti shpall gjyqin: ‘Ata të pafajshëm, këta të fajshëm!’… Pastaj të pafajshëm- ata që vranë dhe vodhën dhe minuan Demokracinë në epokën post- komuniste, të fajshëm dalin ata që kërkojnë gjykimin e tyre…. Pastaj, të fajshëm këta që përdorin të folmen tiranase si sarkazëm; ndërsa të pa fajshëm ata që përqeshën emrat katolikë, dialektin geg, vranë jezuitët, ndanë kombin në Veri e Jug… Jooo, këta të dytët nuk kanë faj, vetëm ata që përdoren fjalën ‘tironce!’.

Tani ‘arti’ duhet të dalë të ndajë punët mes atyre që luftuan kundër Nazi- Fashizmit, dhe këtyre që e mohojnë luftën dhe lirinë. O zot, ku e futi veten ‘arti’! Njërën anë duhet ta ‘lajnë’ e ta zbardhin, tjetrën ta nxijnë; ose Njollat të bëhen ‘Murr-bardha’. Censura u bë regjim. Kësaj here është radha të nxihet periudha gjysmë shekullore.

Edhe Mesjetën e kishin konsideruar një ‘errësirë gotike’; por në Mesjetë ka fillesat vetë arti modern, madje dhe të romantizmi dhe koncepti i avancuar surrealist. Periudha e socializmit, natyrisht, na ka lënë vlera të gjëra të artit.

T’i fshini edhe këto?!

Atëherë ‘artit’ i del për detyrë që për atë 50 vjet të gjejë një popull tjetër që paska populluar vendin tonë në ato dekada.

Kur ndërhyri arti te Prefekti për ta bërë ‘Profet’, aty e nxiu… ndoshta edhe veten.

20 komente në “Njollat murr-bardha të prefektit”

  1. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Keta mulletistet,ne rast se duan te harrohet qazimi si komedi, le te bejne komedi me te bukura qe ta terheqin spektatorin.
    Material ka plote qe nga gafat dhe injoranca e politikaneve deputeteve,e punonjesve te administrates.
    A mund te rrish pa qeshur me plakun mere sali berisha,a mundet te mos qeshesh me president koktulin ilir,kur ulet ne gjunje e ben shqiponjen apo kur numron eurot..
    A mund te rrish pa qeshur me cizmet dhe macen sasha te monikes dhe me pioneret e jales.
    Pak nateriale keni nga muli ,zhelali,bumc gomari.
    Ne 31 vjet keta nuk qene ne gjendje te bejne nje film apo nje drame per se mbari dhe duan te heqin cdo gje nga e kaluara sic bene me uzinat fabrikat e deri te lumenjte e betonizimin e bregdetit,prerjen e pyjeve per te shtuar pasurinr e tyre.

    1. Lasgushi says:

      Ky Spiro Duni eshte kokra e legenit.Regjizor I Prefektit te rivene.Nje bajge,po ta krahasosh me diamantin e Besim Levonjes,Robert Ndrenik dhe regjizorit(nuk me kujtohet).Ajo komdi eshte e para absolutisht nder ate zhaner,ashtu si vetem “Karnavalet e Korces” mundet ti afrohet.Shume fraza,gjykime e fjale te saj, kane mbetur ne fjalorin dhe shprehjet tipike te popullit shqiptar e sidom9s te intelektualeve.Qazim Mulleti I Besim Levonjes e Robertit,eshte gjigant ne krahasim me kolaboracionistin.Dhe ca bajga pseudotiranca e pseudodemokrate paskan mbetur te ofenuar.Keta karagjoza,qe nen udheheqien e Sali Berishen,Lul Bashes e zorzopeve te tjere,e katandisen REALISHT ,Tiranen to e te bukur ne vitet 90 dhe 2005,ne nje nevojtore qe kundermonte vetem ere shurre.Ata e ndjenin veten mire nen ate arome.Por u shqetesuan nga zeri I bukur I Danocit tironas Arben Derhemi.

  2. Propogand says:

    Booo,doli prape ky rojtari i varreve !!.
    O lope çdo gje qe sillnit ne ekran ishte “e bukur dhe e dashur per publikun “ne ate kohe.
    Problemi eshte se zoteria i nderuar derisa permendet me emer e mbiemer me grua e femije, nuk eshte me “personazh ” letrar. Dhe letersia jote “e denigron ” Figuren e tij. Ne demokraci kte sta lejon njeri.

    1. Mario says:

      Ti qenke vertet injorant. Madje ne demokraci nuk duhet blokuar asgje, sidomos per figura publike. Kete ja le ne dore publikut nqs do ta shikoje apo jo. Perderisa je figure publike, ku madje ka edhe fakte historike qe ke bere ne nje mase ato qe thuhen do te behesh objekt kritike si edhe satirizmi ne art. Pra, nuk po denigrohet asgje, kur ai ka firmosur per tu ekzekutuar shqiptare ne emer te pushtuesve te asaj kohe. Ketu po satirizohet dhe kritikohet figura madheshtore e Skenderbeut qe e nderon gjithe perendimi, jo me nje Qazim Mullet.

      1. vezhguesi says:

        Mario-pak e sak do thoshte populli. Komenti yt eshte sinteze e se vertetes, qe nuk pranohet prej injoranteve, qe kujtojne se e dine se si funksionon demokracia, kur akoma zbatojne rregullat e diktatures ne cdo aspekt te jetes se sotme.
        E verteta eshte se Qazim Mulleti ka qene intelektual dhe antizogist, por e shkeli vijen e kuqe kur pranoi qe te behej prefekt nen pushtuesin fashist dhe ti sherbeje fashizmit.
        Duke qene ne ate karrike, ai ka firmosur per ekzekutime te luftetareve te lirise dhe prandaj meriton perbuzjen popullore. Te tjerat qe thone sot per te e familjen e tij, jane vetem pallavra qe nuk i duhen kujt.
        Une jam rritur ne ate pjese te Pazerit te Ri te Tiranes dhe i kam njohur Mulletsit, pasi u kthyen nga internimi. Jane njerez te respektueshem dhe nuk e meritonin aspak ato vuajtje qe hoqen nen regjimin komunist, per bemat e familjarit te tyre.
        Gjysherit e mi e kane njohur qe ne kohen e luftes, Qazimin dhe Hajrien, te shoqen, qe duhet thene se ishte zemermire, por nje injorante e mendjelehte, ekzaktesisht sic pershkruhet ne komedine “Prefekti”. Si e ema ka qene edhe Reshiti, i biri, (apo Shiti sic e therrisnin te gjithe) te cilin e kam njohur gjithashtu. Shiti ishte burre teper i urte dhe ca i mefshet, por edhe ai nuk mundet te behej pergjegjes per bemat e te jatit.
        Sa i takon komedise se Besim Levonjes, ajo eshte nje kryeveper qe satirizon sherbetoret e pushtuesit dhe sado qe nuk i pergjigjet aspak te vertetes ne lidhje me nivelin intelektual te personazhit kryesor, perseri sherbeu dhe do sherbeje si satirim i cdo individi qe vihet ne sherbim te te huajve dhe ne dem te atdheut e popullit te vet.

  3. SH says:

    Po ne u rritem me “kamunistet” e Ximit edhe sikur te mos cfaqet me ai teater i madhi Ndrenika identifikohet me.Prefektin…

  4. Tirona says:

    Pak I kemi neper kom gjithe diten ne emisionet TV disa truthare qe po mbrojne komunistin e fundit edhe kete pinjoll i fasishtit Qazim Mulletit e kemi monget dhe duhet ta durojme.
    Por kur te dalin ne drite tesera fasishte apo bemat e tjera qe ka bo ne kurriz te popullit te Tirones ky “Prefektit” a do kete surrat ky Pinjoll te dali dhe te na kakarisi si gjel i rrjepur maje plehut .

  5. Propogand says:

    O Mario, ne demokraci te hedhin ne gjyq per shpifje dhe denigrim personaliteti. Pastaj gjykata te kerkon provat. Pyt i cik Ngjelen???

  6. Propogand says:

    O Mario, ne demokraci te hedhin ne gjyq per shpifje dhe denigrim personaliteti. Pastaj gjykata te kerkon provat. Pyt i cik Ngjelen???
    Ne veper mund ta quante prefektin psh MARIO LLAPAQENI, atehere do ishte figure letrare artistike.

    1. Mario says:

      O Popagandisti, a kupton qe Mulleti ka qene figure publike e para, dhe e dyta ka plot dokumentacione per te si prefekti i asaj kohe ka nenshkruar shume dokumentacione si edhe ekzekutime qe jane kerkuar nga nazistet. Pra, le te hedhin ne gjyq, por nuk e hedhin ne gjyqin e duhur por bejne gam gam ne gjyqin publik sic behej ne kohen e komunizmit.

  7. Artan says:

    E vetmja here qe nuk jam i nje mendjeje me Çupin. Komedia eshte vetem njera ane e medaljes e kesaj historie, ana tjeter eshte persekutimi i familjes se Qazim Mulletit dhe è nje klase te tere. Komedia me ben per te qeshur kur merr ne loje te fortin, jo te vrarin dhe te burgosurin. Perndryshe mbetet vetem nje menyre tjeter persekutimi.

  8. Rolo says:

    Ja pra .pa dorashka…ky eshte morali i ndyresire te sigurimit te shtetit..Nuk mjafton e djeshmja e erret e Frrokut por helmon te rinjte me te sotmen djabolike.

  9. diti says:

    Bravo zoti “llulla” . Shkrim i arritur.

  10. Rolo says:

    Bravo Llulla/Shkrim brilant.

  11. Beno says:

    Qazim Mulleti nuk është prefekti i vetem i fashizmit. Ka pasur me dhjetra. Ka pasur me dhjetra ministra te fashizmit.
    Lind pyetja pse vetem Qazim Mulleti ?!
    Lind pyetja tjeter , pse a vërtetë është ky Qazimi real. Populli qe e ka njohur dhe dokumentet flasin te kunderten.
    Mire atëhere se ishte “koha” e komunizmit, po tani cfar keni me Qazimin.
    Jezui tha : ” Ti japim ate qe i takon Zotit, dhe ate cfar i takon Qezarit “

  12. Nik says:

    Komedia “Prefekti” ka si pesonazh kryesor Qazim Mullen, jo Mulleti; Man Kuken, jo Kukaleshi etj.

  13. Supaxhiu 300 evro says:

    I dashur Frrok,jeni ndèr tè paktèt gazetar me kèmbèt nè tokè ! Ju kujtoni thèniet e U,Eco ,por a kuptojn?Pastrimi i figurave tè para dhe mbas lufte nuk bèhen me njè ankes ose akuz sepse historin e shkruajn historianèt dhe jo familjar apo kushèrinj.Uroj sinqerisht se Q,Mullleti mos tè ket firmosur si prefekt asnjè akt arrestimi,asnjè urdhèr ose firmè pèr tè pushkatuar,asnjè njè urdhèr ose firmè pèr kampe pèrqèndrimi, etj etj.Nuk kuptoj cènimin e familjes,kur zotèria zgjodhi tè ishte kolaboracionist me nazifashistèt dashkemi ti eleminojm shfaqet teatrale,filmat,e pèrse?Ishte Mulleti qè zgjodhi tè ishte figur publike dhe kur je person publik dmth prezanton aministratèn shtetèrore nuk ekziston institucion nè botè tè kryej çensur pèr vet faktin e pèrsèrisim sepse ishte vet personi qè zgjodhi detyrèn shtetèrore dhe bashkèpunoj me nazifashistèt.Nuk e kuptoj frikèn e aktorève dhe trupès sè teatrit kur i madhi dhe nderuari R,Ndrenika ka shprehur talentin e tij nè njè mènyrè fantastike.Sot shumè leht regjizor Mulletist mund tè prodhojn filma ,teatèr,humor karshi ish diktaturès,si dhe 30 tè vjetève demokraci,nga berisha,nano,meta,rama,kush i ndalon?Borat kèto vite nè Angli krijoj humor me arabèt,kundèr amerikès,kundèr rracizmit,ose nè Itali kemi humor nga mèngjezi nè darkè me berluskonin,K/ministrin,dhe mbar figura politike,kundèr mafias,kundèr fashizmit,kundèr komunizmit,kjo èsht demokracia dhe jo ajo qè porpozohet nga mulletistèt fashist .Kèta zotèrinj kèrkojn tè imponojn edhe kulturèn dhe ndryshimin e ngjarjeve mè epokale tè luftès sè II tè botèrore.Artisti ka shpirtin e lir dhe atè liri e shfaq nèpèrmjet publikut artdashès ,apo u kthyem nè vitet 1970 tè?Prefekti nuk vdes kurrè,mbetet njè prej komedive mè tè bukura dhe tè arrira nè skenèn e teatrit me mjeshtrin e tij Robert Ndrenika.Flm F,çupi,gjithmon elegant nè shkrimet tuaja.

  14. Velo says:

    Shkrim shume realist. Personat publik të çdo periudhe janë objekt i shtypit, estradës, komedisë, dramës, etj. Vepra e shkruar për një person, qoftë ajo dramë, komedi, roman mbetet nuk çensurohen, apo të digjen. Nëse ka argumente kundër, ato shkruhen dhe argumentohen në versionin tjetër, por pa djegur dhe çensuruar të parën.

  15. Nje mergimtar says:

    Cfar do te ndodhe ne qoftese nje dite do te shkruhej nje veper artistike ,qe do te tallej me figuren e Enverit apo anetareve te “Birose”?Metodat komuniste e fashiste te diktaturave vazhdojne edhe sot.Asgj nuk eshte ne “LIRI”.Demokracia nuk nenkupton kufizime ne momentin qe shfaqen probleme shoqerore per jeten e vendit.Terheqia per te vene ne skene dramen tregon se si vepron shteti sot per censuren.Ne demokraci ka vend per te gjithe(pervec krimineleve).Kushdo ta gjej vendin vet.Mjaft me me DIKTATURE “demokratke”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje