Ky është paralajmërimi se çfarë mund ta gjejë Sali Berishën

8 Dhjetor 2021, 17:58Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcjellë sinjale të reja nga ajo çka mund t’i ndodhë ish kryeministrit Sali Berisha.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë një komunikatë të Departamentit të Thesarit ku janë të listuar disa nga masat që janë ndërmarrë ndaj personave që janë cilësuar si minues të demokracisë dhe të përfshirë drejtpërdrejt apo indirect në afera korruptive.

“Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci,
Thesari i SHBA OFAC lëshoi emërtimet e reja. Pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minimin e demokracisë.
Emërtimet si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërtuar, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shkruan ndër të tjera në Twitter diplomatia e lartë amerikane e akredituar në vendin tonë.

Ashtu siç edhe është paralajmëruar më herët, për Presidentin amerikan Biden lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i ligjit e demokracisë është një prioritet i cili ka vendosur në lëvizje mekanizmat ligjzbatuese në SHBA.

Pjesë e hartës është edhe Shqipëria ku mesazhet kanë qenë të njëpasnjëshme.

8 komente në “Ky është paralajmërimi se çfarë mund ta gjejë Sali Berishën”

  1. Strateg says:

    First of all, we need to choose a strategy for the development of the state.
    http://strategy.rf.gd
    This Strategy is based on the principles of meritocracy, crowdsourcing, the development of science and technology. The site contains universal ideas that imply the possibility and even the necessity of the participation of a large number of people whose location and citizenship does not matter. Let’s build together a new world in which, by uniting the efforts of millions of equal citizens, a qualitatively new reality is born, in which there is no separation between abstract «people» and abstract «power», and each citizen – is the source and owner of a part of «power», that is adequate to his personal qualities, abilities, knowledge, experience.

    1. ALBAN DEGA says:

      FIRST ONE OF THE ONE
      THE PRIORITY OF PRIORITY OF PRIORITY
      IT’S A SHOCK THERAPY AGAINST THE CORRUPTION!

      The corruption in Albania became Omnipresent in all fields of Albania’ life and its all inclusive of Albanian politicians regardless their religion, social extracts, ideas or political affiliation!
      No other more important action and national emergency than the firm and strong struggle to eradicate the metastasis of this mortal cancer in any and in all the fields of Albania’s life and to do and give justice against their Tyrannosaurus of Tirana leaded by Sali Berisha & Corp.

  2. Red says:

    Per hajer ‘uncle Sam’ na e hiq qafe qelbesiren.

  3. Dardan says:

    SPAK eshte gati te veproje, por SHBA nuk i arreston ish-agjentet e saj potenciale,
    qofshin keta edhe te huazuar nga UDB-ja jugosllave,

  4. EVIN KAKALARJA PREJ USA says:

    Cfare paralajmerimi ka ketu?Do futet ne burg se eshte shpallur non grata?Ne baze te cilit ligje?Korrupsion?Pasurim i paligjshem i bashkepuntoreve dhe familiareve?Duhet hetuar ne shqiperi ,duhet denuar ne shqiperi,nga nje gjukate shqiptare.Cfare ka deri tani?Vetem deklarata politike.Do vije FBI te hetoje ne shqiperi?A e lejon ligji amerikan kete?Jo!Do ta gjukoje nje gjukate amerikane per krime te ndodhura jashte territorit te SHBA?Jo.Gjukatat dhe prokuroria shqiptare?Jam i sigurt qe jo.Nuk eshte gjukuar e denuar per asnje krim ne keto 30 vjet:-1997 me mbi 3000 te vrare.urdherat per perdorimin e armeve kimike kunder qytetare shqiptare ne 1997?po grushti i shtetit i 1998?Po gerdeci?Po vrasje e Azem Hajdari?gjukata e hoqi nga lista e deshmitareve te gjyqit te Izet Haxhise,edhe pse e kerkoi mbrojtja me emer ,atesi e mbiemer.Po vrasje e 21 janarin?A nuk ishin vete amerikanet qe e mbrojtjen,e amnistuan e ricikluan ne politike ne keto vite?Po.Atehere a mund te besohet se Saliu do te denohet.?Saliu do te dale ne pension,me pension te majme,me pasuri miliarda leke dhe kur te ngordhe do ti bejne ceremoni shteterore ,sic ia bene kockave te Mithatit.Dhe hipokrizia sheshit.Pra ,saliu do te denohet kur te shije Hajdini urofin,sic thone permetaret.Hajdini fshatar pa toke,pra nuk kish ku te mbillte dhe nuk kish c’te korrtePra te presim ceremoni e shteterore kur te vdese Saliu dhe Edi Rama te mbaje fjalimin:-“ish presidenti qe solli…pluralizmit…ish kryeministri…lideri historik i demokracise….Nje enigma kam-a do te jete ambasadori i SHBA dheBE ne kete ceremoni?

    1. ben says:

      EVIN-shume nga ato qe permendni juve ne komentin tuaj jane te verteta.
      Keshtu, nuk do jete FBI apo gjykatat amerikane qe do ta hetojen apo denojne Salih Berishen. Qeveria amerikane, zyrtarisht nuk ka ne dore SPAK-un apo Gjykatat Shqiptare, por ka ne dore politikanet shqiptare qe detyrojne SPAK-un dhe Gjykatat qe te veprojne sipas deshirave te SHBA.
      SHBA-ja toleron bemat e cdo individi qe eshte ne fuqi ne nje vend te caktuar ku ka interesa amerikane dhe ai apo ajo arrin te ruaje statuskuone ne ate vend. Ne momentin kur ky individ e humb kontrollin e pjeses kryesore te popullsise se vet, SHBA-ja e konsideron ate te pavlefshem dhe bile te demshem per interesat amerikane ne ate vend.
      Ne rastin e Berishes, nuk ishte SHBA-ja qe e recikloi ate, por ishte korrupsioni masiv i qeverise Nano dhe shqiptaret qe votuan per Salihun, duke menduar se ai kishte reflektuar nga maskaralleqet qe kishte bere ne 97-ten dhe me pare.
      Shqiptaret harruan se ujku qimen e nderron, por zakonin nuk e harron. Ate gabim shqiptaret nuk kane ndermend qe ta perserisin.
      Nga ana tjeter, SHBA ka interesa strategjike ne Europe ne pergjithesi dhe ne Ballkan ne vecanti, ku Shqiperia dhe shqiptaret jane aleate besnike te saj, per hir te rrethanave historike. Eshte kjo aresyja se perse SHBA kerkon nje Shqiperi te stabilizuar dhe te paster nga individet e korruptuar dhe te urryer prej popullit.
      Nje gje eshte e sigurte, se Salih Berishes i ka ardhur fundi dhe do perfundoje ne burg, qe te behet shembull per te gjithe ata qe do guxojne te shperdorojne pushtetin duke vjedhur, vrare e shkaterruar vendin e tyre.
      Te mos harrojme edhe nje gje se SHBA-ja ka harxhuar shume para dhe perpjekje per te arritur qellimin e saj dhe nuk ka aspak ndermend qe te hedhe te gjitha keto perpjekje ne plehra per hir te nje Salihu apo te Ilir Metes.
      Ketu do jemi dhe do shohesh se keto qe them me lart do realizohen ne nje kohe shume te shkurter.

  5. Nje mergimtar says:

    Kercenimet me burg na jane bere si “Note protestat e Kines” gjate kohes se luftes ne Vietnam.Po nuk veproi drejtesia nuk mund te ndodh asgje.SHBA-ja nuk e do Saliun,Tomen,Dakon e te tjere ne shtepin e saj por nuk i denon dot.Ata na japin “keshilla” por ne kemi rrugen tone se na ka mesuar komandanti “Ecim ne rruge te pa shkelura”.Prandaj e kemi bere vendin mish – mash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje