Gjendet i pajetë në një hotel në Kamëz i moshuari italian

8 Dhjetor 2021, 08:51Kronika TEMA

Një 71-vjeçar italian është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në Kamëz. Sipas policisë, i moshuari është gjetur nga shërbimet e hotelit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, por  dyshohet për arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje