Pandeli Majko: Nuk isha antikomunist, prandaj u anëtarësova në PS

8 Dhjetor 2021, 22:40Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka qenë një nga studentët e lëvizjes së Dhjetorit ’90 kur rrëzuan regjimin komunist.

Majko u pyet përse si ish-dhjetorit nuk iu bashkua Partisë Demokratike në atë kohë, por shkoi tek Partia Socialiste.

Majko u shpreh se ai nuk ka qenë ndonjëherë komunist, por as nuk ka qenë antikomunist.

Blendi Fevziu: Je ndër të paktët dhjetoristë bashkë me Ilir Metën që nga takimi me Ramiz Alinë si përfaqësues i studentëve të protestës shkove te Partia Socialiaste ku u bëre dy herë kryeministër.

Pandeli Majko: Për një arsye shumë të thjeshtë. Partia Demokratike nuk ishte partia ime. U ndava me ta miqësisht.

Blendi Fevziu: Po pse, Partia e Punës partia jote ishte?

Pandeli Majko: Kjo është njësoj si të pyesësh anëtarët e Partisë Komuniste pse shkuan me Partinë Demokratike. Partia Demokratike ishte partia e njerëzve që kundërshtonin komunizmin dhe ishin antikomunistë. Unë nuk isha komunist, por nuk isha antikomunist.

Unë mendoj që fakti që shumë përfaqësues të lëvizjes së Dhjetorit u shpërndarë në parti të ndryshme tregon universitetin e kësaj lëvizje. Në thelb kjo i bëri mirë Shqipërisë.

Blendi Fevziu: E pate të vështirë zgjedhjen?

Pandeli Majko: Shumë të vështirë.

Elsa Ballauri: Në thelb kjo i bëri keq Shqipërisë do të thuash sepse kishte nevojë për antikomunizëm. Prandaj jemi kështu, kaq keq, sepse nuk e kuptuam çfarë na kishte bërë komunizmi. Duhet të ishim të gjithë në formatet antikomuniste në mënyrë që të kishim parë dhe kuptuar ç’kishte ndodhur dhe pastaj të fillonim një demokraci të vërtetë.

Pandeli Majko: Jam dakord, por është shumë e thjeshtë ta diskutosh këtë nga konteksti i pas 30 viteve.

12 komente në “Pandeli Majko: Nuk isha antikomunist, prandaj u anëtarësova në PS”

  1. Asd says:

    Pergjigje e pasinqerte! Parimi i Majkos eshte kolltuku, dhe ne ate kohe llogaritjet i dolen te perputhshme tek PS. J

    1. lets go pano says:

      RRace e poshter komuniste, djalli ne toke.
      =
      lol

  2. Cudia says:

    Major, një parazit qe kuptoi se ne PS, mes gjithe atyre pleqve, ai do dukej me i riu dhe shpejt u be socialist. Ne lokalin tim do ta punesoja thjesht per hedhjen e plerave. .PSja humbi shume nga Majko dhe Meta. Edi Rama eshte nata me diten me keta te dy te mare sebashku.

  3. Cubel Breca says:

    Jam i mendimit qè kjo zonja Ballhuri flet gabim.Nuk èshtè aspak e vèrtetè qè ai regjim ishte nè interes tè kundèrt me shqipètarèt nè pèrgjithèsi. Natyrisht qè njè pjesè kanè vuajtur, por masa pèrgjithèsisht e mbèshteti sa ishte gjallè Enveri. Po tè mè shpjegojè kjo zonjè se çfarè tè keqe i solli regjimi Saliut dhe mjaftè katunarè qè u bènè mjekè, profesorè, aviatorè, ingjinjerè, ndèrsa sot e shumta e katunarève ose janè nè emigrim duke punuar tokat e grekèrve, ose shesin banane nè Tiranè…Nuk mund tè di se kush jeni e çfarè roli keni nè shoqèrinè civile, por ekstremizmi èshtè gjithnjè i dèmshèm pèr çdo vènd. Ishin shumica pjesè e sistemit dhe mè pas kaluan nga regjimi despotik katunaresko-malok i Berishès….Prandaj jemi gjithnjè e mè tè prapambetur. Partitè dhe idetè le tè jenè tè ndryshme por Shqipèrinè e kemi bashkè, as e jotja e as e Majkos.

  4. Zaho Kallarati says:

    Si Majko dhe Meta janë porosi e Ramiz Alisë për Berishën. Ndoshta jo këta vet, po prindërit apo të afërm të tyre duhet të kenë qënë në radhët e sigurimit personal të Enver Hoxhës, sigurim ku ka bërë pjesë dhe Berisha. Ky quhej sigurimi i Partisë, ishte ai për të cilin rëndom thuhej se armiqtë e herë pas hershëm i zbulonte Partia. Është për këtë arsye që si Majko dhe Meta u shpallën ” Pishtar të demokracisë” nga Berisha dhe kur e desh puna, duke tundur këtë çertifikatë rezultuan të dy kryeministra në moshë pothuaj fëminore. Nuk është rastësi që të dy këta sot janë nga përkrahësit më të mëdhenj të Berishës.

  5. Tironci says:

    I ati Elca Ballaurit ka deshmuar ne gjyq kunder antikomunisteve. Te kerkoje falje kjo zonje per ate cfare i ati i saj beri dem, pastaj te flase per demokracine.

  6. Artan says:

    Asd, ke shume te drejte. Mamaja e Pandeliut Janulla bashke me Hasan Pemen (sekretar partie ne UT me sa me kujtohet) e dinin shume se si do rridhnin ngjarjet. Keshtu Pandeliu, Meta etj vrapuan tek PS me garanci te plota dhe Hajdari dhe te tjere tek PD.

  7. Lala i Lushnjes says:

    Përgjiga është më e thjeshtë. Antikomunizmi “ishte loja,, e vërteta ishte antishqiptarizmi. Shkatrrimin e Shpipërisë kishit për qëllim dhe ia arritët më së miri. Surretër keni dhe fytyrë të diskugtoni në tv. si “heronj,, të demokracisë.

  8. kasemi says:

    Ti ne fakt as ke qene dhe as nuk je kush, ti ke qene dhe je askush ore majko.

  9. Do says:

    Ti edhe femijet ti ka bere badigardi o legen. Ti je komunist ropsh ti dhe gjithe llumi nostalgjik komunist. Fare e keqe.

  10. Lasgushi says:

    Dy legana,dy mashtrues
    E para familjarisht e perkedhelur nga socializmi.Sa familje ka mare ne qafe shume nga “borgjezia”ne Korce,kane denoncuar e cuar ne burg.Shikoni dosjet e gjykates e sigurimit ne vitet 45 65 U majmen ne soc e tashti nuk eshte ngopur akoma me milionat e mara si “antikomuniste e thekur.
    Ky mashtruesi tjeter,ky pafille,qe u be kryeminister vetem se qe idiot dhe u dakordedesua nga tre batakcinj Tosi Like Sala.Qe pervec gomarlleqeve ne vazhdimesi. Me iditesine apo dashje pengoi kalimin e armeve ne Kosove,duke shkaktuar dem te theksuar.Shikoni urdherat qe ka dhene ne ate kohe.Mashtruesi DURAK tashti mer edhe pension nga Kosova.Po te jete bure te dorexoje milionat qe ka ne Qipro qe mbajne ere Aramatime.E mos na cajen paguren dhe te zhduken duke na lene rehat.

  11. PATRONAZHISTI says:

    Majko nuk mund te kishte te ardhme tek PD-ja sikurse gjithe studentet dhjetorist.Ne krye te asaj partie dolen bijte me bastard te nomenklatures.Edhe ata bstudente te dhjetorit 1990-t qe qendruan u larguan me dhune nga zaptuesit e asaj partie.Tek socialistet ku akoma vegjetonin nomenklatura e shkermoqur e PP-s kishte me shume hapsira.Kreu i PS-s Z.Nano ishte me liberal.Majko si shume te tjere Freshista arriten te ngjiten deri ne maj.Aty keta “Idealiste dhjet oriste” nuk dolen keq .Mjaft ti kujtoj ketij socialisti aferen e vagonave te kohes kur ishte k/minister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje