Tensionet me Rusinë, Biden “tradhton” Ukrainën: Dërgimi i ushtrisë, jo opsion

8 Dhjetor 2021, 19:19Bota TEMA

Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk e konsideron një opsion, dërgimin e ushtrisë në terren në Ukrainë, teksa tensionet me Rusinë sa vijnë e shtohen.

Ai njoftoi se presionin do ta përqendrojë kryesisht në kërcënimin me sanksione ekonomike.

“Nëse ai pushton Ukrainën, do të ketë pasoja të rënda. Po flas për pasoja ekonomike siç nuk janë vendosur kurrë më parë. Ai e di dhe përgjigja e menjëhershme ishte se e kuptonte këtë.

Kjo nuk është në tryezën e negociatave. Ne kemi një detyrim moral dhe ligjor ndaj aleatëve tanë në NATO nëse ata do të sulmonin, sipas Artikullit Pesë. Është një obligim i shenjtë.

Por ai detyrim nuk shtrihet edhe për Ukrainën. Kjo do të varet edhe nga pjesa tjetër e vendeve anëtare të NATO-s, nëse do të dëshironin gjithashtu.

Por idea që Shtetet e Bashkuara të përdorin forcë në mënyrë të njëanshme kundrejt Rusisë që pushton Ukrainën, nuk është në letra për momentin”, tha Biden.

4 komente në “Tensionet me Rusinë, Biden “tradhton” Ukrainën: Dërgimi i ushtrisë, jo opsion”

  1. Asd says:

    Ja pse ne shqiptaret duhet te ndihemi me fat per miqte tane te medhenj – SHBAte. Me siguri qe Ukraina shtron pyetjen e kundert ne hallin e madh qe e ka zene.
    Do te doja tu terhiqja vemendjen gjithe atyre qe shkruajne apo kontestojne se “cfare pune ka me ne Amerika”?

  2. Vini says:

    BIDENI ESHTE TURPI I AMERIKES O ASD.

  3. Laberia ime says:

    Po pse vetem i la shqiptaret amerika? Ne ishim bere gati te shkonim ne ukrahine per te luftuar krah per krah me amerikonet hahaaaa ????

  4. Me kembe ne Toke apo?????? says:

    mbase dikush do te me quaj “Fillorus”..por pse u dashka Antaresimi i Ukranines ne NATO??Kur po ti shohim Gjerat Realisht si ne Histori dhe Kohen Aktuale…Ukraina ka qene “Pjese” e Russise????Kur dime se thuajse Popullsia Ukraneze eshte 50% Russe+Ukraneze pra gjake i perzjer??
    Amerikanet Ndersyen Sakshavilin e Gjeorgjise qe te Merrte Krahinen Autonome te Abhazise me Lufte…dhe per 2-dy dite tanket russe ishin ne dyert e Kryeqytetit GJeorgjane Tiflis…..shkurt Amerikanet dhe NATO “Kruhen” kote ne Ukraine…sepse edhe sikur ne NATO te jete NUK E NDIHMON DOTE..sepse Ariu Russe e ndjen veten me te forte dhe ne “Folene” e tije….
    Keqardhje per Politikane Shqipetare dhe Kosovare…qe Deklarohen pa u menduar…ik dhe shikoni beni Detyrat e Shtepise….mjafte duke u Lepitur….C´fare Kapazitetesh kemi???Kemi Ushtri??Apo Teknollogji??Edhe ato Arme qe na La Xhaxhi…na i shiten per Skrape Politikanet Shqipetare…..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje