A i trembeni një rrethimi të selisë së PD? Alibeaj: Ndihem keq kur e dëgjoj, çdo demokrat ka vënë tullën e vet në atë shtëpi të madhe

9 Dhjetor 2021, 16:00Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për atë se çfarë u diskutua me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar ditën e sotme në selinë blu. I ftuar në “News24”,  Alibeaj tha se Escobar ka theksuar angazhimin që SHBA ka ndaj korrupsionit në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në lidhje me kuvendet e PD-së, Alibeaj tha se nuk pret që të dalë diçka nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha, e ndërsa shtoi më tej se të gjithë demokratët kanë të drejtë të shprehen në Kuvendi e datës 18 Dhjetor.

Më tej, i pyetur nëse i trembet një rrethimi të selisë së PD-së, ai u shpreh se çdo demokrat ka kontribuar dhe ka vënë tullën e vet në PD.

Pyetje: A i trembeni një rrethimi të selisë së PD?

Alibeaj: Ndihem keq teksa dëgjoj që ka mbërritur të diskutohet në ambiente mediatike një gjë e tillë. Kurrë demokratët, kudoqoftë ai, kurrë s’kanë menduar të bëjnë mësymje. Ajo seli është e demokratëve. Është shtëpi e madhe. Demokratët kanë tullën e tyre në atë seli. Është jashtë koncepti kjo historia e mësymjes. I kam dëgjuar historitë që do të shkarkohet ky dhe ai. Një shtëpi ka rregullat e veta. Instrumenti tjetër që kalon çdo demokrat është mbledhja një Kuvendi sipas rregullave dhe ai i 18 është statutor, e gjithsecili ka të drejtën e vet të shprehë ato që mendon.

Pyetje: Berisha thotë se pas 11 dhjetorit do të jetë ai kryetar i PD?

Alibeaj: S’ka se si të ndodhi, se askush nuk e bën atë gjë. Jo nuk ka për të ndodhur. Më pas se çfarë mendon zoti Berisha mund ta kuptojë kushdo. E kuponi se sa groteske është kjo histori. Partia ka institucionet e tjera. Gjithsecili kishte të drejtën të merrte pjesë për të sfiduar kryetarin e partisë. Një moment i dobët i një kryetari partie është që gjithkush të sfidojë kryetarin e partisë. As Sali Berisha se bëri këtë gjë. Kjo nuk ka të bëjë me zotin Basha.

Pyetje: Më 18 dhjetor çdo të ndodhë?

Alibeaj: Do të jetë Kuvendi i demokratëve i cili u mblodh edhe për shkak të angazhimit që një grup demokratësh patën dëshirën për të mbledhur kuvendin nëpërmjet firmave. Në mënyrë të çuditshme, në atë datë ku pritej që ato të depozitoheshin e t’i jepeshin udhë për të vazhduar procesin, nuk u bë. Është një detyrim moral për ta mbledhur këtë. Kjo është arsyeja se përse u mblodh. Për ta sqaruar praktikisht çështjen, këto janë arsyet se përse u mblodh kuvendi.

2 komente në “A i trembeni një rrethimi të selisë së PD? Alibeaj: Ndihem keq kur e dëgjoj, çdo demokrat ka vënë tullën e vet në atë shtëpi të madhe”

  1. diti says:

    Sikur Luli te kish anetare do te quhej Parti.

  2. Landi says:

    Prandaj u mbyllni deren 86% te anetareve te kuvendit? Prandaj keni mbyll deren e Shqup per te gjithe mbeshtetesit e doktorit?fuck off bitch.Kariera jote mbaron deri ne zgjedhjet a ardhme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje