DETAJET/ Takimi Basha-Escobar: Pres me kënaqësi vizitën e kryetarit të PD në Washington

9 Dhjetor 2021, 13:07Politika TEMA

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë një angazhim i vazhdueshëm i institucioneve shqiptare.

Në një prononcim për mediat, Escobar deklaroi se ishte kënaqësi të takohej me kreun e opozitës, teksa shtoi se pret që ta takojë sërish, por këtë herë në SHBA.

“Jam i kënaqur që ndodhem këtu në Tiranë. Është vizita e parë dhe më kanë mikpritur shumë mirë. Isha i lumtur që u takova me opozitën. Na shprehën angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe BE, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Do të jetë e nevojshme angazhimi i institucioneve për ta bërë realitet. Pres me kënaqësi të zhvillojë bisedime të tjera gjatë pasdites, dhe shpresoj që ta takoj sa më shpejt zotin Basha në Ëashington” -tha Escobar.

3 komente në “DETAJET/ Takimi Basha-Escobar: Pres me kënaqësi vizitën e kryetarit të PD në Washington”

  1. Tirona says:

    E mori mesazhin Berisha dhe Ata qe e ndjekin nga mbrapa , se foltorja e11 Dhjetorit do shkoje per lesh?????? dhe Basha do shkoje ne Washington

  2. pjeter says:

    E degjojne ata tellalket e Saliut? Duhet ti hapin veshet mire ata parazitet dhjeramane si Shehu me shoke.
    Basha ka qene deri me sot nje palaço ne duart e Saliut,por eshte e keqja me e vogel para satrapit ,nxensit me te devotshem te bllokut,per PD -ne e per gjithe Shqiperine,dhe kjo,per ata qe akoma kane dyshime,u sanksionua me ze e figure nga Amerika nepermjet Escobar.

  3. GH says:

    @pjeter,
    Me lejo qe ne kontekstin e komentit tend, aty mbas…nxensit me te devotshem te bllokut… te shtoj edhe cilesine tradhetore te Berishes si spiun i serbit…
    Faleminderit per mirekuptimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje